Dr. Visar K. Berisha gastroenterolog

Dr. Visar K. Berisha gastroenterolog Kjo faqe përpiqet me dhanë këshilla mjekësore dhe me informue mbi shëndetin e traktit tretës

HEMANGIOMA. Do ta hasni jo rralle si emertim pasi te keni ba ultraze te barkut me theks melçine. Hemangiomat jane keqfor...
07/04/2026

HEMANGIOMA. Do ta hasni jo rralle si emertim pasi te keni ba ultraze te barkut me theks melçine. Hemangiomat jane keqformime te eneve te gjakut gjate zhvillimit embrional. Ne vend se te marrin rrugen e pritun, gypore, enet krijojne nje kaverne/rrjete marimangore, e cila ne vete nuk paraqet ndonje problem ne mirefunksionimin e melçise.

Prandaj, nuk duhet t'i merrni me shume ngarkese kur iu komunikohet nga mjeku prania e tyre ne melçi (pasi te jete vertetuar se behet fjale per hemangiome dhe jo dicka tjeter) dhe te vraponi per nje numer te pa fund analizash.

Duhet te percjellen me ultraze se a kane tendece te rritjes, jo se mund te shnderrohen ne dicka shqetesuese, por nese rriten behen te eskpozueshme ndaj lendimeve dhe keshtu mund te gjakderdhin.

20/02/2026

NGUSHTICA E EZOFAGUT. Stenoza. Struktura paraqet vendngushtimin e gypit te ezofagut qe percjelle buken nga goja ne lukth.

Pacientet e pershkruajne si ndjesi e te mbeturit te ushqimit ne fyt, e cila ndjesi i bene ta vjellin shpesh here ushqimin per shkak te pamundesise qe ai te kaloj tutje ne lukth.

Ngushtimi mund te kete natyre tumorale dhe jo tumorale. Kur s'eshte tumorale atehere behet dilatimi-zgjerimi i ngushtices nepermjet nje baloni me ajr apo uje, i cili kur fryhet zgjate fijet fibrotike dhe rrite elasticitetin.

Pacienti ne video ka nje ngushtice ne ezofagun e mesem me natyre jo tumorale, per cka iu be seance e pare e dilatimit me balon.

IDHËZA. Tëmthi. Kolecista. Eshte deponi e acideve biliare, te cilat ndihmojne tretjen e yndyrnave, duke marr pjese ne sa...
12/02/2026

IDHËZA. Tëmthi. Kolecista. Eshte deponi e acideve biliare, te cilat ndihmojne tretjen e yndyrnave, duke marr pjese ne sapunifikimin e tyre.

Idheza ne foto, e vleresuar me ultraze te nje paciente obeze deshmon keqfunksionin e saj: pranine e gurit dhe llymit biliar dhe per pasoje edhe fryerjen e saj - hidriopsin.

Nje gjendje e tille percjellet me dhembje te forta barku dhe mundim, per cka pacientja eshte lajmeruar te ne per diagnostikim.

Zgjidhja e drejt: trajtimi akut i dhembjes, administrimi i antibiotikeve dhe pergatitja per kirurgji.

I -idheza
G- guri


11/02/2026

🟢 Refluksi Gastrik – Kur acidi i stomakut kthehet mbrapa

Refluksi gastrik ndodh kur përmbajtja e stomakut, përfshirë acidin, kthehet mbrapa në ezofag (tubën që lidh gojën me stomakun). Kjo zakonisht ndodh kur muskuli në fund të ezofagut (sfinkteri ezofageal i poshtëm) nuk mbyllet siç duhet. Si pasojë, pacienti mund të ndiejë djegie në kraharor (urth), shije të thartë në gojë, fryrje apo ndjesi rëndimi pas ushqimit.

Simptomat më të shpeshta:
🔹Djegie pas kraharorit, sidomos pas ngrënies
🔹Kthim i ushqimit ose lëngut të thartë në gojë
🔹Kollë e thatë, veçanërisht gjatë natës
🔹Ngjirje zëri ose irritim i fytit
🔹Vështirësi në gëlltitje në raste më të avancuara

Nëse këto simptoma janë të shpeshta ose zgjasin për një kohë të gjatë, është e rëndësishme të mos neglizhohen.

🏥 Në Spitalin Olive, Departamenti i Gastroenterologjisë ofron konsultë specialistike, diagnostikim dhe trajtim të personalizuar për problemet me refluksin gastrik.
Rezervoni vizitën tuaj dhe kujdesuni për shëndetin tuaj në kohë.

📍 Na gjeni në Rr. Ymer Aliu, Lagjja Kalabria – Prishtinë
📞 Për më shumë informata: +383 49 52 00 56 | +383 48 52 00 01
💚 Spitali Olive – Beso në më t'mirët!

POLIPET. Jane zhvillime jo natyrore te mukoze se traktiti te tretjes me rrezikshmeri te transformimit ne tumore.Heqja e ...
03/02/2026

POLIPET. Jane zhvillime jo natyrore te mukoze se traktiti te tretjes me rrezikshmeri te transformimit ne tumore.

Heqja e tyre eshte domosdoshmeri!

Polipi ne fotot eshte identifikuar ne zorren e trashe, ne pjesen e saj sigmodale, i pa simptomatologji, te nje pacient i cili vjen te ne per KOLONOSKOPI rutinore, per shkak se ka arritur moshen mbi 45 vjec.

UJI I LIRË NE BARK. Mos jeni indiferent nese nje ekzaminim i thjeshte me eko u rezulton me prani uji ne bark.Normalisht,...
22/01/2026

UJI I LIRË NE BARK. Mos jeni indiferent nese nje ekzaminim i thjeshte me eko u rezulton me prani uji ne bark.

Normalisht, jo cdo sasi uji eshte alarmante, por cdo sasi uji kerkon qasje teper serioze diagnostikuese.

CIROZA E MELCISE, PAMJAFTUESHMERIA E VESHKAVE DHE ZEMRES, TUMORET E ORGANEVE TE BARKUT dhe disa crregullime tjera te shendetit sjellin deri te grumbullimi i ujit ne bark.

Rasti qe po shihni ne foto eshte ciroze e melcise dhe tumor i vezoreve, me klinike te avansuar, i cili po mirembahet me terapi mbeshtetese dhe parecenteze te here pas hereshme.

23/12/2025
PANTOPRAZOLI. Nuk eshte ilac kunder dhembjeve te lukthit! Ai eshte nje bar per uljen e prodhimit te thartires ne lukth, ...
06/09/2025

PANTOPRAZOLI. Nuk eshte ilac kunder dhembjeve te lukthit! Ai eshte nje bar per uljen e prodhimit te thartires ne lukth, qe dmth.; e para, nuk duhet te perdoret sic perdoren Aspirina, Paracetamoli apo Brufeni, per zgjidhjen e nje problemi dhembje, aty per aty dhe e dyta, nuk duhet te perdoret pa nje plan te ndertuar nga mjeku, per pacientin.

Kjo e dyta percakton fillimisht shkaktarin e simptomeve gastrike, masat qe duhet ndermarr dhe faktoret qe duhet disiplinuar.

Marrja pa nje plan e PATOPRAZOLIT e rrite mundesine e mshefjes se problemit baze dhe daljen doresh te komplikimeve te pa kthyeshme gastrike!

TUMORET NË MËLÇI. Ne melci zâjne rranje jo vetem tumoret native (me prejardhje prej vet melcise), por, per shkak se krej...
27/08/2025

TUMORET NË MËLÇI. Ne melci zâjne rranje jo vetem tumoret native (me prejardhje prej vet melcise), por, per shkak se krejt rruget e gjakut dergojne ne melci, aty zâjne vend edhe qeliza tumorale qe kane migru prej dikah dhe jane mbjelle ne melci (sic jane keto nyje tumoresh ne foto).

Ne kete rast, pasi metastazat (tumoret migratore) jane rrite e zhvillu kaq shume, kemi mbrri me i vizualizu me Ultraze.

Pacienti ishte relativisht i ri dhe pa ndonje simptome percjellese per t'u vecue.

06/07/2025

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse nuk kryeni jashtëqitje çdo ditë?!

•Trupat tanë janë unikë dhe shpeshtësia e jashtëqitjes ndryshon nga një person te tjetri.

•Simptomet si fryrja e barkut apo jashtëqitja e fortë mund të jenë tregues që nuk po shkoni mjaftueshëm shpesh në tualet.

•Hidratimi, aktiviteti fizik i rregullt, marrja e mjaftueshme e fibrave dhe reduktimi i stresit mund t’ju ndihmojnë të ruani një ritëm të rregullt të jashtëqitjes.

Kur bëhet fjalë për shëndetin e zorrëve, shumica e njerëzve ndoshta mendojnë se qëllimi është të kryejnë jashtëqitje çdo ditë.
Megjithatë, ekspertët janë dakord se mund të keni një zorrë të shëndetshme edhe nëse nuk kryeni jashtëqitje çdo ditë.
Pasi çdo trup është i ndryshem, jo të gjithë shkojnë në banjë me të njëjtën shpeshtësi.

Zakonet e jashtëqitjes ndryshojnë brenda popullatës së përgjithshme. Nëse një person kryen jashtëqitje nga tre herë në javë deri në tre herë në ditë, me jashtëqitje të buta dhe të formuara mirë, dhe me pak ose aspak simptoma shqetësuese gjatë aktit të jashtëqitjes, kjo konsiderohet si një model normal i jashtëqitjes.

Nga ana tjetër, moskryerja e jashtëqitjes bëhet problem nëse kanë kaluar më shumë se tre ditë dhe filloni të ndiheni në siklet.
Simptomat më të zakonshme që tregojnë se nuk po kryeni jashtëqitje mjaftueshëm shpesh përfshijnë fryrje të barkut, gazra të tepërta dhe jashtëqitje që janë të forta, të thata apo të vështira për t’u nxjerrë.
Fatmirësisht, një sistem tretës i ngadalësuar mund të përmirësohet me disa ndryshime të vogla në ushqim apo stil jetese.

Hidratohuni: Të gjithë e dimë se duhet të konsumojmë më shumë fibra, por nuk duhet të nënvlerësojmë rëndësinë e ujit. Ndërsa fibrat janë thelbësore për të nxitur lëvizjen e zorrëve, ato kanë nevojë për ndihmë përmes qëndrimit të mirë të hidratuar.
Nëse nuk pini mjaftueshëm ujë, atëherë mund ta përkeqësoni kapsllëkun.

Menaxhoni stresin: Stresi gjithashtu mund ta ngadalësojë funksionimin e zorrëve, prandaj menaxhimi i stresit mund të ndihmojë në rikthimin e lëvizshmërisë. Ka një lidhje të fortë mes mendjes dhe zorrëve, kështu që nëse mendja juaj është e stresuar, kjo mund të përkthehet në një zorrë të stresuar.

Fokusohuni te fibrat: Përfshirja e ushqimeve të pasura me fibra si frutat e freskëta, perimet në dietë mund të ndihmojë shumë në nxitjen e jashtëqitjes në shumicën e rasteve.

Lëvizni trupin: Nuk është e nevojshme të jetë ndonjë aktivitet ekstrem apo intensiv — edhe vetëm 20 minuta ecje në ditë (ose shumicën e ditëve) mund të sjellin ndryshim të madh në lëvizshmërinë e zorrëve!

14/06/2025

BIOPSIA. Shpesh te disa pacientë haset nje refuzim i pa shpjegueshem per marrjen e biopsise nga ndryshime te dyshimta ne organizem. Arsyetimi eshte se, nese preket, tumori do te shperndahet. Arsyetim totalisht jo koherent dhe i demshem.

Cdo ndryshim, per te cilin mjeku merr vendim te bazuar shkencor, duhet te hulumtohet me ane te biopsise. Ska alternative tjeter.

Ne video po shihni procesin e marrjes se biopsise se melcise, te nje tumor metastatik ne melci, pa origjine te njohur. Kam zgjedhe metoden intrakostale, dmth ndermjet brinjeve, per t'iu qasur me lehte mases tumorale.

Procedura ka kaluar pa komplikime. Eshte vertetuar se behet fjale per metastaze e cila origjinen e ka ne fshikzen e temthit.

Prej ketu i mbetet onkologut te percaktoj rrugen e trajtimit.

🏨

Address

Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dr. Visar K. Berisha gastroenterolog posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Dr. Visar K. Berisha gastroenterolog:

Share