12/11/2025
💡𝐒𝐡𝐞̈𝐧𝐝𝐞𝐭𝐢 𝐦𝐞𝐧𝐝𝐨𝐫 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐢𝐬𝐭𝐞𝐦𝐢 𝐤𝐚𝐫𝐝𝐢𝐨𝐯𝐚𝐬𝐤𝐮𝐥𝐚𝐫
Gjendja emocionale ka një ndikim të ndjeshëm në sistemin kardiovaskular. Stresi dhe emocionet e tjera, si ankthi dhe depresioni, mund të ndikojnë negativisht në enët e gjakut dhe zemër. Disa nga mënyrat se si emocionet mundë të ndikojnë në sistemin kardiovaskular :
1. 𝐑𝐫𝐢𝐭𝐣𝐚 𝐞 𝐭𝐞𝐧𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐚𝐤𝐮𝐭: Në momentet e stresit dhe emocioneve të fuqishme, në organizmin tone lirohen hormone, si adrenalina, që mund të rrisin tensionin e gjakut. Tensioni i lartë i gjakut është një faktor i rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare, përfshirë hipertensionin dhe semundjet tjera te zemrës.
2. 𝐈𝐧𝐟𝐥𝐚𝐦𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢: Stresi dhe emocionet negative mund të shkaktojnë një rritje të inflamacionit në trup, i cili është një faktor i rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare. Inflamacioni i perhapur mund të dëmtojë arteriet.
3. 𝐑𝐫𝐢𝐭𝐣𝐚 𝐞 𝐫𝐫𝐢𝐬𝐤𝐮𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐨𝐫𝐦𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐥𝐥𝐚𝐤𝐚𝐯𝐞 𝐚𝐭𝐞𝐫𝐨𝐬𝐤𝐥𝐞𝐫𝐨𝐭𝐢𝐤𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐚𝐫𝐭𝐞𝐫𝐢𝐞: Emocionet negative mund të ndikojne në mënyrën tone të të ushqyerit, duke na shtyrë te konsumojme produkte te demshme,si konsumimin e ushqimeve të pasura me yndyrna të dëmshme dhe sheqer. Kjo mund të rrisë ndjeshëm rrezikun e formimit të pllakave në arterie (aterosklerozës).
4. 𝐍𝐝𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢 𝐦𝐛𝐢 𝐫𝐢𝐭𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐳𝐞𝐦𝐫𝐞̈𝐬: Emocionet e forta mund të ndikojnë në ritmin e zemrës dhe te perjetojme aritmi (ndryshime të ritmit të zemrës), e cila nese eshte kronike mund të jetë e demshme për shëndetin kardiovaskular.
5. 𝐒𝐭𝐢𝐥𝐢 𝐢 𝐣𝐞𝐭𝐞𝐬𝐞̈𝐬: Stresi dhe emocionet negative mund të ndikojnë në stilin e jetesës, përfshirë konsumin e duhanit, alkoolit, ushqimin e dëmshëm dhe mosaktivitetin fizik. Këta faktorë janë të lidhur me rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Psikiatri dhe psikologu duke menaxhuar emocionet negative dhe stresin, ndikon në trajtimin dhe parandalim.
Shërbimet psikiatrike në Vital Clinic ofrohen nga Dr. Melita Kallaba.
🏥Na kontaktoni në numrin tonë të telefonit për caktime të termineve:
📱046 888 678.