ShendetiJuaj

ShendetiJuaj Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from ShendetiJuaj, Pristina.

Kjo faqe shërben për informimin tuaj me metodat moderne dhe të shëndetshme të të ushqyerit, kujdesit, ushtrimeve adekuate fizike, mendore dhe emocionale për një jetë me shëndet të mirë për të gjithë. This site serves for your information with modern methods and healthier nutrition and adequate physical exercise, mental and emotional for a life of good health for all.

Nje gote vere ne dite mban larg mjekunNjë konsumim i matur i verës së kuqe nuk është vetëm kënaqësi, por edhe një ndihmë...
29/04/2017

Nje gote vere ne dite mban larg mjekun

Një konsumim i matur i verës së kuqe nuk është vetëm kënaqësi, por edhe një ndihmë e njëmendët për shëndetin, madje edhe kundër rrezikut të sëmundjes Alzheimer.

E njohur tashmë fare mirë për efektet pozitive mbi zemrën dhe sistemin e qarkullimit të gjakut, një konsumim me masë i verës së kuqe gjatë vakteve pakëson në maksimum rrezikun e plakjes dhe ndihmon në forcimin e dendësisë së eshtrave. Një gotë verë në ditë pra, mban larg mjekun. Këto janë edhe vlerësimet që jep specialisti Piergiorgio Pietta, i institutit të teknologjikve biomjekësore në Milano.

Alkooli që merret në sasi të kufizuar (rreth 30 g/në ditë për meshkujt dhe 20 për femrat), përcakton dhe një rritje të kolesterolit-HDL (kolesterolit të mirë) karshi kolesterolit-LDL (kolesterolit të keq). Një konsumim i rregullt dhe me masë i verës së kuqe është i lidhur me pakësimin dhe uljen e: vdekshmërisë totale, rrezikut të sindromës metabolike, fortësinë e atakut të astmës, rrezikun e plakjes dhe mbajtjen e dendësisë së eshtrave (përkundër duhanit dhe kafesë). Natyrisht, nëse ndiqen regjime ushqyese dhe jetesë e rregullt e korrekte.

20/04/2017
09/04/2017
31/03/2017

Mënyrë e shëndetshme e dobësimit tuaj - heqja e kilogramëve të tepërt

Vrapimi i mëngjesit, shëndeti juajNëse jeni një prej tyre që vrapojnë në mëngjes në natyrë para se të hanë mëngjesin, st...
30/03/2017

Vrapimi i mëngjesit, shëndeti juaj

Nëse jeni një prej tyre që vrapojnë në mëngjes në natyrë para se të hanë mëngjesin, studimi i ri tregon se jeni më tepër të prirë që të përjetoni “lumturinë” e vrapimit.

Teoria zhvillohet rreth një hormoni të quajtur leptin. Leptina është e lidhur me ndjenjat e ngopjes, është hormon që shtohet pasiqë të hani duke ndihmuar që të ulet uria. Atletët e qëndrueshëm që stërviten rregullisht kanë nivele më të ulta të leptinës, nëse trajnoni për maratonë atëherë jeni rregullisht e uritur.

Në një studim të ri të publikuar nga Metabolizmi i Qelizës studjuesit e kanë ekzaminuar ndikimin e letinës në trurin e minjve laboratorik- pasiqë ata kanë leptinë njejtë si njeriu. Shkencëtarët kanë penguar sinjalizimin e leptinës në njërin grup prej minjve, duke mashtruar trurin e tyre që të mendojnë se nivelet e leptinës janë të ulëta.

Minjtë në këtë grup kanë përfunduar duke vrapuar dyfishin e distancës kundrejt grupit tjetër të cilit nivelet e leptinës nuk u janë manipuluar.

Për më tepër, minjtë që kanë patur nivele të ulëta të leptinës kanë patur prirje të preferojnë kafazin me rrotë për vrapim kundrejt kafazit me rrotë që nuk ka mundur të vrapohet. Këto studime kanë zbuluar se sa më e ulët leptina, miu dëshiron të vrapojë më gjatë.
Studiuesit mendojnë se ky studim mund ti referohet edhe njerëzve, si duket nivelet e ulta të leptinës tek vrapuesit mund të luajnë rol në euforinë dhe kënaqësinë që ndjejnë ata duke vrapuar.

Kjo ka kuptim pasiqë vrapuesit e rregullt që stërviten rregullisht, andaj edhe kanë nivele më të ulëta të leptinës, kënaqen me sporte dhe ndjehen të lumtur kur vrapojnë me kilometra. Mund të jetë paradoksale që disa raste shkaktojnë uri, gjë që na bën të dëshirojmë të vrapojmë edhe më shumë dhe të ndjehemi të lumtur gjersa e bëjmë një gjë të tillë.

Kjo teori ka kuptim në perspektivën evolutive pasiqë njerëzit e hershëm kur kanë qenë të uritur u është dashur ti rezistojnë rrugëve të gjata për të gjetur ushqim. Ndjenja e kënaqësisë është e lidhur me evoulucionin si motivim i tyre për të kërkuar ushqimin më tej, për tu siguruar që do e gjejnë ushqimin e duhur. Për mbijetesë.

Është me rëndësi që të dallojmë këto zbulime se nuk nënkuptojnë që ju të vraponi me qëllim shumë gjatë apo shumë shpesh me stomakun bosh, pasiqë mund të ndjeni dhembje tërësisht të ndryshme nga euforia e pritur, është me rëndësi të furnizoni trupin tuaj me ushqim që të mund të vraponi dhe të ndjeheni mirë.

Ky studim na furnizon me zbulim shkencor se pse një vrapim i shkurtë dhe u hershëm mund të na bëjë të ndjehemi aq mirë.

Këshilla për ushqim të shëndetshëm    Ushqimi i shëndetshëm nuk nënkupton të ushqyerit rigoroz, i cili kufizon ushqime t...
21/03/2017

Këshilla për ushqim të shëndetshëm

Ushqimi i shëndetshëm nuk nënkupton të ushqyerit rigoroz, i cili kufizon ushqime të caktuara. Në vend të kësaj, bëhet fjalë që të ndiheni mirë, të keni më shumë energji dhe të jeni të shëndetshëm.

Çdo nutricionist do t’ju thotë që të ushqyerit në mënyrë të shëndetshme nënkupton 5 vakte, tri kryesore dhe dy mesvakte. Kjo nënkupton që kurrë nuk jeni të uritur, që të hani gjithçka por në sasi të arsyeshme.

Ushqimi i shëndetshëm fillon me mësimin se si dhe sa të hani. Kjo nuk është kurrfarë diete, kjo është mënyrë e të ushqyerit që mund të zvogëlojë rrezikun nga sëmundjet si sëmundja e zemrës, kancerit dhe diabetit dhe të parandalojë shfaqjen e depresionit, transmeton Koha.net. Përveç kësaj, të mësuarit për shprehitë e shëndetshme mund të nxisin energjinë, të përmirësojnë kujtesën dhe stabilizojë disponimin. Mund të zgjeroni asortimentin e ushqimit të shëndetshëm dhe të mësoni se si t’i planifikoni vaktet më herët.

Njerëzit shpesh mendojnë që të ngrënët në mënyrë të shëndetshme është pak i komplikuar dhe i vështirë për t’u ndjekur, por baza kryesore e ushqimit të shëndetshëm është përmbajtja. Pavarësisht asaj çka pohojnë disa dieta të caktuara, ne të gjithë kemi nevojë për një masë të karbohidrateve, proteinave, yndyrave, fibrave, vitaminave dhe mineraleve për të qëndruar të shëndetshëm.

Nëse dëshironi të ushqeheni në mënyrë të shëndetshme dhe të humbni ndonjë kilogram mund t’i provoni këto këshilla:

Mos i kapërceni vaktet
Tri vakte dhe tri mesvakte së bashku në planin e ushqyerjes ju mundësojnë që të mos jeni të uritur dhe të keni energji të mjaftueshme gjatë ditës.

Mënyra e shëndetshme e përgatitjes se ushqimit
Zgjidhni ushqimet që janë të përgatitura në skarë, të pjekura dhe të ziera në vend të ushqimit të fërguar dhe ushqimit të përgatitur me shumë vaj. Në vend se të shtoni gjëra më pak të shëndetshme siç janë gjalpi, margarina apo salca e pjekjes, ushqimet le të përgatiten në lëngun e tyre. Është e nevojshme që të hiqni lëkurën dhe yndyrat e tepërta nga mishi për të mos konsumuar kalori shtesë dhe yndyrë.

Shmangia e sheqerit të tepërt
Pijet e ëmbla janë burim i madh i kalorive të zbrazëta për të cilat trupi ndoshta nuk ka nevojë, dhe nuk kanë vitamina, minerale, proteina, e as fibra. Si zëvendësim për sheqer duhet të përdorni sheqerin dietal, por edhe konsumimi i tij duhet të jetë me masë.

Po ashtu shumë sheqer gjendet në gjërat e ëmbla siç janë ëmbëlsirat, biskotat dhe bonbonet, transmeton Koha.net. Nuk duhet t’i largoni tërësisht nga ushqimi, vetëm duheni të kufizoni konsumimin e tyre apo në vend të bonboneve të hani pemë.

Mos mendoni për dietë
Nuk ka ushqime të mira apo të këqija. Të gjithë ushqimet mund të jenë ushqim i shëndetshëm, nëse hahen me masë. Nuk ka ushqime të ndaluara, hani gjithçka, por në sasi të arsyeshme.

A e keni ditur çfarë ndodh nëse e pini një gotë ujë para gjumit?Uji është një burim i rëndësishëm për trupin tonë, dhe p...
16/03/2017

A e keni ditur çfarë ndodh nëse e pini një gotë ujë para gjumit?

Uji është një burim i rëndësishëm për trupin tonë, dhe pa të jeta nuk do të ishte e mundur. Sidoqoftë, ka disa mënyra të drejta dhe të gabuara për të pirë ujë

Ka shumë gjasa që juve t’u jetë thënë se duhet të ndaloni së piri ujë para se të shkoni në shtrat. Kjo për shkak se mund të zgjoheni më pas në mes të natës për të urinuar.

Për disa kjo mund të jetë shqetësuese, por gjithashtu nuk është mirë për shëndetin tuaj që të qëndroni të dehidratuar gjatë natës.

Kur jeni të dehidratuar, ju jeni në një rrezik më të madh nga dhimbja e muskujve përderisa ju flini, si dhe sulm në zemër dhe në tru. Të pini një gotë ujë para se të flini i ndihmoni trupit tuaj për t’i larguar toksinat dhe mbeturinat e tjera.

Përveç se duhet të pini një gotë ujë para se të shkoni në shtrat, ju duhet të pini një gotë ujë edhe sapo të zgjoheni. Kjo ndihmon në aktivizimin e organeve. Ju duhet gjithashtu të pini një gotë ujë përpara çdo ushqimi – jo gjatë ushqimit. Kjo ju ndihmon në tretje dhe në parandalimin e mbi-ngrënies.

Natyrisht, nëse është nxehtë dhe keni ushtruar, ju sigurisht se do të keni nevojë të pini më shumë ujë. Nëse keni filluar të ndjeheni të lodhur pa arsye, kjo mund të jetë për shkak të dehidratimit.

Si ndikon moti në shëndetin fizik?Ndryshimi i motit nuk është arsyeja që neve na dhemb në ndonjë pjesë të caktuar të tru...
16/03/2017

Si ndikon moti në shëndetin fizik?

Ndryshimi i motit nuk është arsyeja që neve na dhemb në ndonjë pjesë të caktuar të trupit pavarësisht se sa shumë insistojnë familjarët tonë se gjoja shiu e erërat duhet fajësuar për dhimbjet e shpinës dhe kyçeve.Këto legjenda u thyen sërish nga instituti australian për shëndetësi globale i quajtur “George Institute”, shkruan DailyNews.

Hulumtuesit e këtij instituti anketuan 1,350 persona me dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës dhe ata me osteoartrit në mënyrë që ta krahasojnë motin (temperatura, lagështia, presioni i ajrit, drejtimi i erës dhe reshjet) në kohën kur ata kishin ndjerë dhimbje një javë para dhe një javë pas fillimit të dhembjes.

“Nuk ka absolutisht asnjë lidhje në mes të dhimbjes dhe motit në këto kushte”, ishte përfundimi i institutit.

Address

Pristina

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 17:00
Sunday 09:00 - 17:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when ShendetiJuaj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram