
28/02/2023
"Asisitenc Shtëpiake" është themel i dashurisë që ne kemi për ajkën e shoqërisë, për prindërit tanë, për gjyshin dhe gjyshen.
Po ju njoftojmë me shërbimet më të reja në Kosovë, lehtësimin që ne ofrojmë për të gjithë ju që brengë të përditshme keni kujdesin ndaj prindërve , mirëqenien e tyre psiqike, fizike dhe emocionale.
Ne jemi shtëpi e madhe, me një numër të konsiderueshëm të anëtarëve, dhe të gjithë ne jemi në shërbim të babait dhe nënës tënde.
Mjeku, psikologu, infermeri/eja, punëtorët teknik, dhe cdo profesionist që kërkohet për të evituar një problem, ne e kemi në dorë dhe për pak kohë e dërgojmë aty ku vërejmë ngecje e kërkesë reale momentale.
Ne ofrojmë:
“Check up” rutinë të shëndetit në cdo takim si: vlerësim glikemie/sheqeri në gjak, tensioni/pulsi , temperature etj.
Shoqërim nga stafi ynë për qasje më të lehtë në shërbimet publike, bankë, postë, qendër mjekësore etj.
Bashkëbisedim psikologjik me prindërit për kultivimin e mirëbesimit, ngritje të disponimit bazik .
Mirëmbajtje e vazhdueshme e dhomës të qëndrimit ditor, kuzhinës, me një fjalë cdo gjë që i gëzon prindërit.
Përcjellje dhe përkujtim i terapisë ditore, javore dhe mujore të përcaktuar nga mjeku, duke verifikuar përdorimin e tyre dhe duke ua kujtuar kohën dhe mënyrën e aplikimit të barërave.
Ne jemi gati, përcjell lajmin drejt dikujt që i duhet ndihmë.
Për më shumë na kontaktoni në:
0800 00111 ( pa pagesë )
+383 49 960 001 ( Viber& WhatsApp )