DORIK The Kosovo Center of Neuro PT

DORIK The Kosovo Center of Neuro PT Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from DORIK The Kosovo Center of Neuro PT, Physical therapist, Veternik, Prishtinë, Pristina.

Dhomat sensorike luajnë një rol kyç në mbështetjen e fëmijëve me çrregullime neurologjike 🧠✨Ato ndihmojnë në rregullimin...
23/01/2026

Dhomat sensorike luajnë një rol kyç në mbështetjen e fëmijëve me çrregullime neurologjike 🧠✨
Ato ndihmojnë në rregullimin e shqisave, uljen e ankthit, përmirësimin e përqendrimit dhe nxisin ndërveprimin në mënyrë të sigurt dhe të kontrolluar.
Në Dorik Neuro PT, çdo element është zgjedhur me qëllim terapeutik 🤍

Hipertoni apo hipotoni? 💪 Trupi i fëmijës na flet përmes lëvizjes. 🔹 Hipertoni – muskuj të ngurtë, ton i lartë, vështirë...
30/12/2025

Hipertoni apo hipotoni? 💪 Trupi i fëmijës na flet përmes lëvizjes.

🔹 Hipertoni – muskuj të ngurtë, ton i lartë, vështirësi në lëvizje.
🔹 Hipotoni – muskuj “të butë”, ton i ulët, paqëndrueshmëri në qëndrim.

Identifikimi i hershëm dhe terapia e duhur bëjnë diferencën e madhe në zhvillimin motorik të fëmijës.

Hemiplegjia është një gjendje që prek njërën anë të trupit, por me trajtimin dhe terapinë e duhur, përmirësimi është i m...
16/12/2025

Hemiplegjia është një gjendje që prek njërën anë të trupit, por me trajtimin dhe terapinë e duhur, përmirësimi është i mundur. 💙 Në Qendrën Dorik, fokusohemi në zhvillimin motorik, forcimin dhe rikthimin e pavarësisë përmes terapisë së personalizuar dhe mbështetjes profesionale.

Hapi i parë drejt progresit fillon me kujdesin e duhur tek ne! 🥰

Hidroterapia është një mjet i fuqishëm terapeutik për fëmijët me çrregullime neuro-zhvillimore. 💧🧠Uji ul peshën e trupit...
05/12/2025

Hidroterapia është një mjet i fuqishëm terapeutik për fëmijët me çrregullime neuro-zhvillimore. 💧🧠

Uji ul peshën e trupit, duke e bërë lëvizjen më të lehtë dhe më të sigurt, ndërsa ofron rezistencë natyrale për forcim dhe balancë.

✅ Ndihmon relaksimin e muskujve
✅ Përmirëson qarkullimin dhe fleksibilitetin
✅ Rrit besimin e fëmijës në lëvizje

Dita e tyre. Zëri i tyre. Forca e tyre. 💙♿Sot shënojmë Ditën Botërore të Personave me Aftësi të Kufizuar, një ditë që na...
03/12/2025

Dita e tyre. Zëri i tyre. Forca e tyre. 💙♿

Sot shënojmë Ditën Botërore të Personave me Aftësi të Kufizuar, një ditë që na kujton se aftësia nuk matet me kufizime, por me dritën, forcën dhe potencialin që çdo fëmijë mbart brenda vetes. Në Dorik, çdo ditë është një mundësi për t’i parë fëmijët të buzëqeshin dhe ne besojmë fuqishëm se zhvillimi ndodh kur ka dashuri, përkushtim dhe një ambient që i pranon, i mbështet dhe i motivon.

Kjo ditë na fton të reflektojmë si shoqëri duke krijuar më shumë hapësira të qasshme, duke ndërtuar më shumë mundësi të barabarta dhe duke kultivuar një kulturë ku diversiteti shihet si vlerë, jo si kufizim.

Fëmijët tanë janë arsyeja pse punojmë me zemër dhe pse çdo progres i vogël është një fitore e madhe! 🌈🌟

Spider Cage është një nga metodat më efektive të terapisë intensive për fëmijët me çrregullime neuro-zhvillimore 🕸️✨.Ky ...
03/12/2025

Spider Cage është një nga metodat më efektive të terapisë intensive për fëmijët me çrregullime neuro-zhvillimore 🕸️✨.

Ky sistem përdor elastike të vendosura në të gjitha drejtimet, duke krijuar ndjesinë e ‘peshës zero’. Kjo i jep fëmijës mundësinë të lëvizë më lirshëm, të mësojë kontrollin e trupit dhe të fitojë besim në aftësitë e tij.

Është koha të ndajmë faktet nga mitet! 💚
26/11/2025

Është koha të ndajmë faktet nga mitet! 💚

Cilat janë shenjat e hershme të paralizës cerebrale? 🤔Njohja e tyre sa më shpejt është çelësi për të filluar terapinë në...
10/11/2025

Cilat janë shenjat e hershme të paralizës cerebrale? 🤔

Njohja e tyre sa më shpejt është çelësi për të filluar terapinë në kohë dhe për t’i dhënë fëmijës mundësinë të zhvillohet më mirë.

💡 Ndërhyrja e hershme = më shumë shanse për progres!

👣 Për herë të parë në Kosovë, qendra Dorik sjell teknikën inovative “Flex Cast”!Pas një trajnimi të avancuar me profesio...
03/11/2025

👣 Për herë të parë në Kosovë, qendra Dorik sjell teknikën inovative “Flex Cast”!

Pas një trajnimi të avancuar me profesionistë ndërkombëtarë, ekipi ynë sjellë një nga metodat më efektive dhe bashkëkohore për përmirësimin e pozicionimit anatomik të këmbës – Flex Cast. 🩺 Kjo teknikë jo-invazive ndihmon në korrigjimin dhe stabilizimin e qëndrimit të këmbës, duke përmirësuar funksionin motorik dhe balancën e fëmijëve me vështirësi në zhvillim. E gjitha realizohet në mënyrë të sigurt, pa ndërhyrje kirurgjikale dhe me kujdes të personalizuar për secilin fëmijë.

Në qendrën Dorik, jemi krenarë që sjellim praktika moderne të rehabilitimit pediatrik dhe bashkëpunime me ekspertë ndërkombëtarë për t’i ofruar fëmijëve tanë trajtimin më të mirë të mundshëm. 🌍✨

📍 Veternik, Prishtinë
📞 +383 49 325 100

Në vitet e para, çdo stimul pozitiv si lojë, terapi, ndërveprim, krijon lidhje të reja që mbështesin zhvillimin motorik ...
21/10/2025

Në vitet e para, çdo stimul pozitiv si lojë, terapi, ndërveprim, krijon lidhje të reja që mbështesin zhvillimin motorik dhe kognitiv të fëmijës. 🧠🤔

Shumë prindër mendojnë se rezultatet vijnë vetëm nga seancat në qendër… por e vërteta është ndryshe! 💡💙 Kombinimi i tera...
13/10/2025

Shumë prindër mendojnë se rezultatet vijnë vetëm nga seancat në qendër… por e vërteta është ndryshe! 💡

💙 Kombinimi i terapisë profesionale me ushtrimet në shtëpi sjell rezultatet më të mira.
📌 Vazhdimësia = sukses!

Çka është dhoma sensorike dhe pse ka rëndësi për zhvillimin e fëmijës? 👉 Mësoni më shumë rreth përfitimeve të saj 🌈🧠    ...
03/10/2025

Çka është dhoma sensorike dhe pse ka rëndësi për zhvillimin e fëmijës?

👉 Mësoni më shumë rreth përfitimeve të saj 🌈🧠

Address

Veternik, Prishtinë
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 18:00
Tuesday 08:00 - 18:00
Wednesday 08:00 - 18:00
Thursday 08:00 - 18:00
Friday 08:00 - 18:00
Saturday 08:00 - 14:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when DORIK The Kosovo Center of Neuro PT posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to DORIK The Kosovo Center of Neuro PT:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram