Re Active Fizioterapi

Re Active Fizioterapi Ordinanca për Terapi fizikale

Dhimbja e qafës është një nga ankesat më të zakonshme në ditët e sotme. Qëndrimi i dobët nga përkulja e përparme si paso...
27/01/2024

Dhimbja e qafës është një nga ankesat më të zakonshme në ditët e sotme.
Qëndrimi i dobët nga përkulja e përparme si pasojë e punës me kompjuter apo punëve të tjera në një tavolinë pune tendos muskujt e qafës.

Proceset degjenerative në unazat e segmentit të qafës mund të jetë një tjetër shkaktar i dhimbjes së qafës.
Terapia fizikale te dhimbjet e qafës i arrinë këto efekte:

• Zvogëlon dhimbjen dhe ngurtësimin muskular
• Përmirëson lëvizjen e kokës dhe qafës në të gjitha drejtimet
• Zhvillon forcimin dinamik të muskulaturës mbështetëse të qafës
• Zhvillon strategji për të parandaluar përsëritjen e dhimbjes.

Për termine na kontaktoni në numrat e telefonit:

📱 +383 (0) 45 675 289
📱 +383 (0) 44 785 497

17/01/2024
Gëzuar Vitin e Ri! Nga ekipi i terapisë fizikale Re Active, ju dëshirojmë një udhëtim të mbushur me shëndet, lumturi dhe...
31/12/2023

Gëzuar Vitin e Ri! Nga ekipi i terapisë fizikale Re Active, ju dëshirojmë një udhëtim të mbushur me shëndet, lumturi dhe arritje të mëdha.
Të keni një vit të suksesshëm dhe të plotë me momente pozitive!

16/10/2023

Sindromi i muskulit piriform është një gjendje në të cilën muskuli piriform, i vendosur në regjionin gluteal komprimon (ndrydhë) nervin ishiatik i cili kalon afër apo nëpër këtë muskul.

Shenjat dhe simptomat klinike janë:

* dhimbje në pjesën e pasme të kofshës shpesh herë përgjatë gjithë këmbës
* dhimbje kur ecni në shkallë ose pjerrtësi apo pas vrapimit
* dhimbje e shtuar pas qëndrimit ulur për një kohë të gjatë
* kufizim lëvizjes së nyjës koksofemorale

Diagnostifikimi bëhet nga një egzaminim i mirë klinik, për shkak të ngjashmërive klinike me çrregullime të tjera të fundshpinës (psh.Hernia e diskut), nganjëherë kërkohen egzaminimet shtesë si rezonanca magnetike.

Trajtimi fizikal i këtij sindromi është shumë i rëndësishëm dhe mund të realizohet në ordinancën tonë sipas protokoleve standarde duke përfshirë: elektroterapinë, shockwave terapinë, dry needling, zgjatjet dhe dhënjen e këshillave të nevojshme.

P.s. Foto (zgjatje) dhe video (shockwave therapy) e një nga pacientët të trajtuar në ordinancën tonë.

Për termine na kontaktoni në numrat e telefonit:

📱 +383 (0) 44 785 497
📱 +383 (0) 45 675 289

Patella (Kapaku i gjurit)Patella e njohur gjithashtu si kapaku i gjurit, është një kockë trekëndore e cila artikulohet m...
01/10/2023

Patella (Kapaku i gjurit)

Patella e njohur gjithashtu si kapaku i gjurit, është një kockë trekëndore e cila artikulohet me femurin (kocka e kofshës) dhe mbulon sipërfaqen e përparme të nyjës së gjurit
Dislokimi i patellës është një zhvendosje apo largim nga vija artikulare e saj në pjesën e jashtme të gjurit
Dislokimi akut i patellës mund të ndodhë nga:
* Një goditje e drejtpërdrejtë
* Rrëzim
* Një kthim i shpejtë i trupit që përdredh gjurin
Incidencën më të lartë për dislokim të patellës e kanë:
* Sportistët
* Valltarët
* Adoleshentët
* Njerëzit e gjatë
Shenjat kryesore të dislokimit të patellës janë:
* Dhimbje intensive
* Jo stabilitet i nyjes së gjurit
* Bllokimi i nyjës së gjurit pas traumës dhe pamundësia për të ecur
Trajtimi i dislokimit të patellës është konservativ dhe kirurgjik
Trajtimi konservativ përfshinë:
* Imobilizim dhe pushim
* Anti inflamator
* Fizioterapi
Fizioterapia pas dislokimit të patellës, qoftë në kuadër të trajtimit konservativ apo pas intervenimit kirurgjik është shumë e rëndësishme

Për termine na kontaktoni në numrat e telefonit:

📱 +383 (0) 44 785 497
📱 +383 (0) 45 675 289

Bsc. Rozafa Berisha - Fizioterapeute tani është pjesë e ekipës profesionale në ReActive Fizioterapi në Prishtinë.Rozafa ...
06/09/2023

Bsc. Rozafa Berisha - Fizioterapeute tani është pjesë e ekipës profesionale në ReActive Fizioterapi në Prishtinë.

Rozafa ka përfunduar studimet themelore në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës , dega Fizioterapi.

Aktualisht ndjek studimet edhe në master të shkencave të Fizioterapisë .

Eksperienca e mirë dhe e suksesshme e saj në fushën e Fizioterapisë Pediatrike e ka shtyrë edhe më tepër që punën si fizioterapeute ta vendos në prioritet në rehabilitimin e fëmijëve me këto çrregullime si:

* Paraliza cerebrale
* Ngecje në zhvillim motorik
* Hipotonia
*Torticollis
* Sindroma West
* Lëndimi i pleksusit brachial

Për termine na kontaktoni në numrin e telefonit:

📱 +383 (0) 44 827 314

•Dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës-belit është një fenomen shumë i shpeshtë tek njeriu. •Rreth 80 % e njerëzve kanë...
26/02/2023

•Dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës-belit është një fenomen shumë i shpeshtë tek njeriu.
•Rreth 80 % e njerëzve kanë së paku njëherë dhimbje të shpinës në jetën e tyre. Shkaktarët kryesor të dhimbjes janë: dhimbja muskulare,hernia e diskut, spondiloartrozat, deformitetet e boshtit kurrizor (skolioza), osteoporoza, lëndimet traumatike.

•Për trajtim fizikal që të keni më:

< Dhimbje
> Lëvizje
> Fleksibilitet
> Kualitet të jetës

Na kontaktoni në numrat e telefonit për termin:

📱 +383 (0) 44 785 497
📱 +383 (0) 45 675 289

Address

Ardian Krasniqi Nr 5
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 15:30 - 20:00
Tuesday 15:30 - 20:00
Wednesday 15:30 - 20:00
Thursday 15:30 - 20:00
Friday 15:30 - 20:00
Saturday 09:00 - 15:00

Telephone

+38344442408

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Re Active Fizioterapi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram