Përvoja e saj ngërthen në vete punën në Klinikën e Neonatologjise të QKUK-së, themelimin dhe udhëheqjen e repartit të Neonatologjisë në Spitalin regjional të Pejës; Bashkëpuntore profesionale e OBSH-së për Kujdesin Esencial Neonatal si dhe menagjimin e integruar të sëmundjeve të fëmijës MISF;
Bashkëpuntore profesionale në përpilimin e shumë udhërëfyesve kombëtar të kësaj lëmije nga ana e OBSH
dhe UNICEF-it; trajnere dhe mbikëqyrëse e mbarvajtjes së aplikimit të protokoleve në këto lemi;
Ngritjen e mëtejme në fushën e pediatrisë dhe të neonatologjisë e ka vijuar në Pragë të Çekis, në Verona të Italis , Ljubljane të Sllovenis si dhe në Austri. Gjatë 20 viteve ka qenë pjesmarëse në shumë konferenca dhe simpoziume kombëtare dhe ndërkombëtare. Ordinanca specialistike Baby& Kid me përvojë 20 vjeçare tani me lokacion të ri në lagjen Riera në Emshir/Kalabri Prishtinë. Ordinanca është e dedikuar, që të jetë ambient mik për foshnjën dhe fëmiun tuaj me përkushtimin dhe dëshirën më të madhe të i ndihmojë të posoalindurve, fëmijëve të vegjël; fëmijëve para-shkollorë dhe atyre shkollorë e deri në adoloshence. Ordinanca Baby & Kid promovon parimin dhe çasje individuale të pacientit dhe të prindërve me respektimin e të drejtave të pacientit. Në kuadër të ordinancës Baby & Kid ofrohen shërbime si:
Neonatoligji dhe Pediatria Preventive:
Vlersimi I gjendjës shëndetesore si dhe të zhvillimit të posalindurit. Këshillimi për kujdesin ndaj të posalindurit. Këshilla për gjidhënje, mirëmbajtjes si dhe prurjes së gjirit. Përcjelljen e rritjes dhe zhvillimit psikomotorik të fëmijës. Egzaminimi ultrasoografik i kokërdhoklave të fëmijës gjatë vitit të parë të jetës. Pediatria Klinike: Trajtimi i patologjive të ndryshme të moshës pediatrike si dhe mbarvajtja ambulantorike e këtyre problemeve.