Dr Amir Rexhepi - Endokrinolog

Dr Amir Rexhepi - Endokrinolog Dr Amir Rexhepi, PhD candidate (vijon studimet e doktoraturës në Universitetin e Prishtinës) -

𝗕𝗶𝗼𝗴𝗿𝗮𝗳𝗶𝗮 𝗲 𝘀𝗵𝗸𝘂𝗿𝘁ë𝗿- 𝗗𝗿. 𝗔𝗺𝗶𝗿 𝗥𝗲𝘅𝗵𝗲𝗽𝗶Dr. Amir Rexhepi është 𝐬𝐩𝐞𝐜𝐢𝐚𝐥𝐢𝐬𝐭 𝐢 𝐄𝐧𝐝𝐨𝐤𝐫𝐢𝐧𝐨𝐥𝐨𝐠𝐣𝐢𝐬ë.- 𝐍ë 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐧 𝟐𝟎𝟎𝟒, ai u regjist...
30/03/2026

𝗕𝗶𝗼𝗴𝗿𝗮𝗳𝗶𝗮 𝗲 𝘀𝗵𝗸𝘂𝗿𝘁ë𝗿- 𝗗𝗿. 𝗔𝗺𝗶𝗿 𝗥𝗲𝘅𝗵𝗲𝗽𝗶

Dr. Amir Rexhepi është 𝐬𝐩𝐞𝐜𝐢𝐚𝐥𝐢𝐬𝐭 𝐢 𝐄𝐧𝐝𝐨𝐤𝐫𝐢𝐧𝐨𝐥𝐨𝐠𝐣𝐢𝐬ë.

- 𝐍ë 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐧 𝟐𝟎𝟎𝟒, ai u regjistrua në 𝐅𝐚𝐤𝐮𝐥𝐭𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐌𝐣𝐞𝐤ë𝐬𝐢𝐬ë, dega Mjekësi e Përgjithshme, në Universitetin e Prishtinës.
-Gjatë studimeve, shfaqi rezultate të shkëlqyera, duke 𝐟𝐢𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐛𝐮𝐫𝐬𝐚 𝐩ë𝐫 𝐬𝐭𝐮𝐝𝐞𝐧𝐭ë𝐭 𝐦ë 𝐭ë 𝐦𝐢𝐫ë të ndara nga Universiteti.
-𝗡ë 𝘃𝗶𝘁𝗶𝗻 𝟮𝟬𝟬𝟴, krahas studimeve në Mjekësi, u regjistrua edhe në 𝗙𝗮𝗸𝘂𝗹𝘁𝗲𝘁𝗶𝗻 𝗲 𝗔𝗴𝗿𝗼𝗲𝗸𝗼𝗻𝗼𝗺𝗶𝘀ë, duke përfunduar të dy fakultetet në vitin 2011.
- Për disa vite, ai ka qenë mësimdhënës i lëndëve mjekësore në shkollën e mesme "Sezai Surroi".
- Në vitin 2013, fitoi të drejtën për specializim në Endokrinologji në SHSKUK-Prishtinë, dhe në vitin 2019 mori titullin 𝗦𝗽𝗲𝗰𝗶𝗮𝗹𝗶𝘀𝘁 𝗶 𝗘𝗻𝗱𝗼𝗸𝗿𝗶𝗻𝗼𝗹𝗼𝗴𝗷𝗶𝘀ë.
- Në vitin 2018, nisi 𝙨𝙩𝙪𝙙𝙞𝙢𝙚𝙩 𝙚 𝙙𝙤𝙠𝙩𝙤𝙧𝙖𝙩ë𝙨
në Universitetin e Prishtinës, në drejtimin e Mjekësisë Klinike.
- Dr. Rexhepi ka marrë pjesë në shumë simpoziume, konferenca dhe kongrese mjekësore, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Sot le të festojmë  jo vetëm me fjalë, por edhe me shpirtin e rilindur. Le të mbretërojë paqja në shtëpitë tuaja dhe bek...
20/03/2026

Sot le të festojmë jo vetëm me fjalë, por edhe me shpirtin e rilindur. Le të mbretërojë paqja në shtëpitë tuaja dhe bekimet e Zotit të Madhërishëm le t'ju shoqërojnë në çdo hap të jetës.

🌙Me fat, paqe dhe begati Fitër Bajrami🤍🌟
Me respekt,
Dr Amir Rexhepi - Endokrinolog

Pjesëmarrës në Kongresin ISGE 2026 në Romë 🇮🇹.Një mundësi e shkëlqyer për shkëmbim përvojash profesionale, njohje me zhv...
05/03/2026

Pjesëmarrës në Kongresin ISGE 2026 në Romë 🇮🇹.
Një mundësi e shkëlqyer për shkëmbim përvojash profesionale, njohje me zhvillimet më të fundit shkencore dhe forcim të bashkëpunimeve ndërkombëtare në fushën e endokrinologjisë.. 📚🩺

26/02/2026

Agjërimi gjatë muajit të Ramazanit mund të jetë i sigurt për disa persona me diabet të tipit 2 që e kanë gjendjen shëndetësore stabile, por mbetet një sfidë mjekësore që kërkon vlerësim individual dhe konsultë me mjekun specialist. Kështu thekson endokrinologu Dr. Amir Rexhepi në...

🌙 Urime muaji i shenjtë i Ramazanit ⭐️Ramazani le të na gjejë më të përulur,më falës,më pranë njëri-tjetrit dhe më pranë...
19/02/2026

🌙 Urime muaji i shenjtë i Ramazanit ⭐️

Ramazani le të na gjejë më të përulur,
më falës,
më pranë njëri-tjetrit dhe më pranë Zotit

Zoti na i mbushtë zemrat tona me paqe,
shtëpitë me dritë,
dhe jetën me mëshirën e Tij të pafund.

Ramazan të bekuar e me plotë gëzim🤲

Dr Amir Rexhepi - Endokrinolog

18/02/2026

🕋 Si ta merrni Levotiroksinën (Letrox, Euthyrox, T4) gjatë Ramazanit!

Levotiroksina duhet të merret me stomak bosh për përthithje optimale.

✅ Opsionet më të mira gjatë agjërimit

🔹 Para Syfyrit (opsioni më i rekomanduar)
• Merreni ilaçin 30–60 min para Syfyrit
• Vetëm me ujë
• Mos konsumoni çaj, kafe apo qumësht

➡️ Më e lehta dhe më e sigurta për shumicën e pacientëve
🔹 Natën (pas Iftarit)
• Merreni 3–4 orë pas iftarit
• Lukthi duhet të jetë i zbrazët
• Shmangni kalciumin, hekurin dhe antacidet për ≥4 orë

⚠️ Kujdes
❌ Mos e merrni bashkë me:
– Qumësht
– Suplemente kalciumi
– Hekur
– Multivitamina

🕰️ Merreni terapinë me rregull!
📌 Me tabletën lejohet vetëm ujë.

Dr Amir Rexhepi - Endokrinolog
📞049 536 336

17/02/2026
Ç𝐟𝐚𝐫𝐞 𝐛𝐞𝐧 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐤𝐨𝐫𝐭𝐢𝐳𝐨𝐥𝐢 𝐧𝐞 𝐭𝐫𝐮𝐩𝐢𝐧 𝐞 𝐧𝐣𝐞𝐫𝐢𝐮𝐭?Kortizoli është një hormon jetik me efekte të gjera në shumë sisteme fi...
31/01/2026

Ç𝐟𝐚𝐫𝐞 𝐛𝐞𝐧 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐤𝐨𝐫𝐭𝐢𝐳𝐨𝐥𝐢 𝐧𝐞 𝐭𝐫𝐮𝐩𝐢𝐧 𝐞 𝐧𝐣𝐞𝐫𝐢𝐮𝐭?
Kortizoli është një hormon jetik me efekte të gjera në shumë sisteme fiziologjike. Ai është thelbësor për ruajtjen e ekuilibrit të brendshëm të organizmit, veçanërisht gjatë stresit fizik ose sëmundjes.

🧠 𝐅𝐮𝐧𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐞𝐭 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐬𝐨𝐫𝐞 𝐭𝐞 𝐤𝐨𝐫𝐭𝐢𝐳𝐨𝐥𝐢𝐭:

❤️ 𝐑𝐫𝐞𝐠𝐮𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐭𝐞𝐧𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭 𝐭𝐞 𝐠𝐣𝐚𝐤𝐮𝐭
Mbështet tonusin e enëve të gjakut dhe stabilitetin e qarkullimit.

🍬 𝐌𝐞𝐭𝐚𝐛𝐨𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐢 𝐠𝐥𝐮𝐤𝐨𝐳𝐞𝐬
Mban nivelet e sheqerit në gjak, sidomos gjatë agjërimit, sëmundjes ose stresit.

⚡ 𝐌𝐞𝐭𝐚𝐛𝐨𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐢 𝐞𝐧𝐞𝐫𝐠𝐣𝐢𝐬𝐞
Ndihmon në metabolizmin e yndyrnave, proteinave dhe karbohidrateve.

🛡️ 𝐌𝐨𝐝𝐮𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐬𝐢𝐬𝐭𝐞𝐦𝐢𝐭 𝐢𝐦𝐮𝐧𝐢𝐭𝐚𝐫
Rregullon përgjigjen inflamatore dhe imunitare të trupit.

❗ 𝐏𝐞𝐫𝐠𝐣𝐢𝐠𝐣𝐣𝐚 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐬𝐭𝐫𝐞𝐬𝐢𝐭
I mundëson organizmit të përballojë sëmundjen, dëmtimin apo stresin fiziologjik.

👉 𝐏𝐞𝐫 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐤 𝐭𝐞 𝐤𝐞𝐭𝐲𝐫𝐞 𝐫𝐨𝐥𝐞𝐯𝐞, 𝐧𝐢𝐯𝐞𝐥𝐞𝐭 𝐚𝐝𝐞𝐤𝐮𝐚𝐭𝐞 𝐭𝐞 𝐤𝐨𝐫𝐭𝐢𝐳𝐨𝐥𝐢𝐭 𝐣𝐚𝐧𝐞 𝐭𝐡𝐞𝐥𝐛𝐞𝐬𝐨𝐫𝐞 𝐩𝐞𝐫 𝐟𝐮𝐧𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐧𝐨𝐫𝐦𝐚𝐥 𝐝𝐢𝐭𝐨𝐫 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐛𝐢𝐣𝐞𝐭𝐞𝐬𝐞𝐧.

Dr Amir Rexhepi - Endokrinolog
📞049 536 336

Falënderim për pacientët e mi në përmbyllje të vitit 2025!Të nderuar, Ju uroj shëndet të mirë, qetësi dhe suksese në çdo...
31/12/2025

Falënderim për pacientët e mi në përmbyllje të vitit 2025!

Të nderuar,
Ju uroj shëndet të mirë, qetësi dhe suksese në çdo aspekt të jetës.
Faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme.

Me respekt,
𝐃𝐫. 𝐀𝐦𝐢𝐫 𝐑𝐞𝐱𝐡𝐞𝐩𝐢
𝐒𝐩𝐞𝐜𝐢𝐚𝐥𝐢𝐬𝐭 𝐢 𝐄𝐧𝐝𝐨𝐤𝐫𝐢𝐧𝐨𝐥𝐨𝐠𝐣𝐢𝐬𝐞

𝙎𝙞𝙣𝙙𝙧𝙤𝙢𝙖 𝙚 𝙊𝙫𝙖𝙧𝙚𝙫𝙚 𝙋𝙤𝙡𝙞𝙘𝙞𝙨𝙩𝙞𝙠𝙚 (𝙋𝘾𝙊𝙎)Është një çrregullim i shpeshtë hormonal që prek 𝟱-𝟭𝟴% 𝘁𝗲 𝗴𝗿𝗮𝘃𝗲 𝗻𝗲 𝗺𝗼𝘀𝗵𝗲 𝗿𝗶𝗽𝗿𝗼𝗱𝗵𝘂𝗲𝘀...
24/12/2025

𝙎𝙞𝙣𝙙𝙧𝙤𝙢𝙖 𝙚 𝙊𝙫𝙖𝙧𝙚𝙫𝙚 𝙋𝙤𝙡𝙞𝙘𝙞𝙨𝙩𝙞𝙠𝙚 (𝙋𝘾𝙊𝙎)
Është një çrregullim i shpeshtë hormonal që prek 𝟱-𝟭𝟴% 𝘁𝗲 𝗴𝗿𝗮𝘃𝗲 𝗻𝗲 𝗺𝗼𝘀𝗵𝗲 𝗿𝗶𝗽𝗿𝗼𝗱𝗵𝘂𝗲𝘀𝗲 dhe shpesh mbetet i padiagnostikuar.

🔹 𝙍𝙚𝙯𝙞𝙨𝙩𝙚𝙣𝙘𝙖 𝙣𝙙𝙖𝙟 𝙞𝙣𝙨𝙪𝙡𝙞𝙣𝙚𝙨 është faktor kyç në zhvillimin e PCOS
🔹 𝟳𝟱% 𝙚 𝙜𝙧𝙖𝙫𝙚 𝙢𝙚 𝙋𝘾𝙊𝙎 paraqesin rezistencë ndaj insulinës
🔹 Pesha e shtuar e trupit e përkeqëson gjendjen dhe rrit rrezikun për 𝙙𝙞𝙖𝙗𝙚𝙩 𝙩𝙞𝙥 𝟮

📌 Shenjat më të shpeshta përfshijnë:
• cikle menstruale të çrregullta
• rritje të qimeve (hirsutizëm) dhe akne
• vështirësi për të mbetur shtatzënë
• shtim në peshë

📌 Diagnostikimi i saktë dhe qasja e personalizuar terapeutike ndihmojnë në rregullimin e ciklit, përmirësimin e fertilitetit dhe mbrojtjen e shëndetit afatgjatë.

👉 Kujdesi hormonal fillon me informim dhe vlerësim profesional.

📞 049 536 336
Dr Amir Rexhepi - Endokrinolog

Përkushtim profesional ndaj shëndetit hormonal.Faleminderit për besimin tuaj.Dr. Amir RexhepiSpecialist i Endokrinologji...
20/12/2025

Përkushtim profesional ndaj shëndetit hormonal.
Faleminderit për besimin tuaj.

Dr. Amir Rexhepi
Specialist i Endokrinologjisë

Urime Dita e Flamurit!Gëzuar përjetë!"Jo as zjarrit nuk i druhem, dhe kurr s'dua që të shuhem. Po të digjem me dëshirë, ...
28/11/2025

Urime Dita e Flamurit!
Gëzuar përjetë!
"Jo as zjarrit nuk i druhem, dhe kurr s'dua që të shuhem. Po të digjem me dëshirë, që të bëj dritë sa më mirë.

Kur t'më shihni se jam tretur, mos mendoni se kam vdekur. Jam i gjallë e jam ne jetë, jam në dritët e vërtet "

Address

Pristina

Telephone

+38349536336

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dr Amir Rexhepi - Endokrinolog posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Dr Amir Rexhepi-Endokrinolog

Dr Amir Rexhepi PhDC, është specialist i Endokrinologjisë në Klinikën Endokrinologjike-SHSKUK në Prishtinë.

Dr Amir Rexhepi është pjesë, po ashtu, e Poliklinikës Endomedica ku ofron konsultime nga fusha e endokrinologjisë, diabetit dhe metabolizmit.

Vijon studimet e doktoraturës në Universitetin e Prishtinës në drejtimin e Mjekësisë Klinike.