Cardioplus Clinic & Laboratory

Cardioplus Clinic & Laboratory Pediatri
Pulmologji
Alergologji
Endokrinologji
Reumatologji
Kabinet për Ultraza
Logopedi
Laborator
(1)

Dr. Ardiana Perjuci BegolliENDOKRINOLOGENë klinikën tonë, shëndeti juaj hormonal është në duar të sigurta. Doktoresha jo...
20/04/2026

Dr. Ardiana Perjuci Begolli
ENDOKRINOLOGE

Në klinikën tonë, shëndeti juaj hormonal është në duar të sigurta. Doktoresha jonë e specializuar në fushën e Endokrinologjisë ofron kujdes të personalizuar dhe trajtim për sëmundje hormonale dhe metabolike.

- Diagnostikim dhe trajtim i çrregullimeve hormonale
- Menaxhim i diabetit dhe sëmundjeve të tiroides
- Këshillim profesional për balancimin hormonal

Ruani shëndetin tuaj hormonal për një jetë të balancuar dhe të shëndetshme!

Për termine dhe detaje tjera, thirrni në numrat:
048 508 001
048 508 002

https://cardioplus-clinic.com/mjeket/

Adresa:
Rr. “Isa Kastrati”, ndërtesa e Alb-Ing (përball varrezave të dëshmorëve dhe të Dr. Ibrahim Rugovës), Lagjia Velania, Prishtinë

Lokacioni:
https://maps.app.goo.gl/guVATFenoDktk1c48

CARDIOplus Clinic & Laboratory
Ne kujdesemi për shëndetin tuaj

Hemofilia është një sëmundje e rrallë e gjakut që ndikon drejtpërdrejt në aftësinë e organizmit për të ndalur gjakderdhj...
17/04/2026

Hemofilia është një sëmundje e rrallë e gjakut që ndikon drejtpërdrejt në aftësinë e organizmit për të ndalur gjakderdhjen. Edhe pse shpesh nuk shihet, ndikimi i saj në jetën e përditshme të pacientëve është i madh dhe kërkon kujdes të vazhdueshëm.

Jetesa me hemofili nënkupton më shumë kujdes në çdo hap, nga aktivitetet fizike deri tek ndërhyrjet e vogla shëndetësore. Megjithatë, falë avancimeve në mjekësi dhe trajtimeve moderne, sot është e mundur të menaxhohet me sukses dhe të jetohet një jetë aktive dhe e sigurt.

Kjo ditë është një thirrje për ndërgjegjësim, për më shumë informim dhe për përkrahje ndaj atyre që jetojnë çdo ditë me këtë sfidë. Sa më shumë që dimë, aq më shumë mund të ndihmojmë.

Mos harroni, njohja e simptomave dhe diagnostikimi i hershëm janë hapa kyç për një jetë më cilësore.

Të gjithë së bashku për më shumë kujdes, mbështetje dhe ndërgjegjësim për hemofilinë.

Për termine dhe detaje tjera, thirrni në numrat:
048 508 001
048 508 002

https://cardioplus-clinic.com

Adresa:
Rr. “Isa Kastrati”, ndërtesa e Alb-Ing (përball varrezave të dëshmorëve dhe të Dr. Ibrahim Rugovës), Lagjia Velania, Prishtinë

Lokacioni:
https://maps.app.goo.gl/guVATFenoDktk1c48

CARDIOplus Clinic & Laboratory
Ne kujdesemi për shëndetin tuaj

Hemofilia kërkon kujdes të vazhdueshëm dhe menaxhim të kujdesshëm për të parandaluar komplikimet dhe për të ruajtur një ...
15/04/2026

Hemofilia kërkon kujdes të vazhdueshëm dhe menaxhim të kujdesshëm për të parandaluar komplikimet dhe për të ruajtur një cilësi sa më të mirë të jetës. Edhe pse është një sëmundje e rrallë, me trajtim të duhur dhe ndjekje të rregullt, pacientët mund të jetojnë një jetë aktive dhe të sigurt.

Personat me hemofili duhet të jenë të kujdesshëm ndaj lëndimeve, të shmangin aktivitetet me rrezik të lartë dhe të ndjekin terapinë e përshkruar nga mjeku në mënyrë të rregullt. Kontrollat periodike tek specialisti janë shumë të rëndësishme për të monitoruar gjendjen dhe për të parandaluar dëmtimet në nyje dhe muskuj, të cilat mund të ndodhin nga gjakderdhjet e brendshme.

Gjithashtu, është e rëndësishme të tregohet kujdes edhe gjatë ndërhyrjeve të vogla si trajtimet dentare apo procedurat mjekësore, duke informuar gjithmonë mjekun për gjendjen. Një stil jetese i shëndetshëm, aktiviteti fizik i kontrolluar dhe mbështetja familjare luajnë rol të madh në menaxhimin e hemofilisë.

Mos i neglizhoni shenjat dhe kujdesuni në kohë, sepse parandalimi është çelësi për një jetë më të sigurt.
Për çdo shqetësim, drejtohuni tek klinika jonë, Hematolog ynë Dr. Erkan Krasniqi do të kujdeset për shëndetin tuaj me profesionalizëm dhe përkushtim.

Për termine dhe detaje tjera, thirrni në numrat:
048 508 001
048 508 002

https://cardioplus-clinic.com

Adresa:
Rr. “Isa Kastrati”, ndërtesa e Alb-Ing (përball varrezave të dëshmorëve dhe të Dr. Ibrahim Rugovës), Lagjia Velania, Prishtinë

Lokacioni:
https://maps.app.goo.gl/guVATFenoDktk1c48

CARDIOplus Clinic & Laboratory
Ne kujdesemi për shëndetin tuaj

Dr. Erkan KrasniqiHEMATOLOGHematologu ynë është këtu për t’ju ndihmuar në diagnostikimin, trajtimin dhe menaxhimin e sëm...
13/04/2026

Dr. Erkan Krasniqi
HEMATOLOG

Hematologu ynë është këtu për t’ju ndihmuar në diagnostikimin, trajtimin dhe menaxhimin e sëmundjeve të gjakut me përkushtim dhe profesionalizëm.

Me një qasje të veçantë dhe metoda bashkëkohore, ne kujdesemi për shëndetin tuaj hematologjik dhe ndihmojmë në përmirësimin e cilësisë së jetës.

- Diagnostikim dhe trajtim i anemive
- Vlerësim dhe menaxhim i çrregullimeve të koagulimit
- Monitorim i sëmundjeve hematologjike kronike
- Konsultë dhe ndjekje e rregullt me specialistin

Së bashku drejt shëndetit më të mirë – besoni kujdesit tonë profesional!

Për termine dhe detaje tjera:
048 508 001
048 508 002

www.cardioplus-clinic.com

Adresa:
Rr. “Isa Kastrati”, ndërtesa e Alb-Ing (përball varrezave të dëshmorëve dhe të Dr. Ibrahim Rugovës), Lagjia Velania, Prishtinë

Lokacioni:
https://maps.app.goo.gl/guVATFenoDktk1c48

CARDIOplus Clinic & Laboratory
Ne kujdesemi për shëndetin tuaj

Ushqimi i shëndetshëm është themeli i një jete të balancuar dhe plot energji. Në përditshmërinë tonë shpesh harrojmë sa ...
08/04/2026

Ushqimi i shëndetshëm është themeli i një jete të balancuar dhe plot energji.
Në përditshmërinë tonë shpesh harrojmë sa ndikim të madh ka mënyra e ushqyerjes në shëndetin fizik dhe mirëqenien mendore.

Një regjim i duhur ushqimor ndihmon në forcimin e imunitetit, në menaxhimin e peshës trupore dhe në parandalimin e shumë sëmundjeve kronike.
Me kujdesin dhe këshillat profesionale nga Dietologia dhe Nutricionistja jonë M.Sc. Sezen IBRAİMİ, çdo individ mund të gjejë balancën e duhur ushqimore sipas nevojave të tij.

Sepse çdo trup është unik dhe meriton një qasje të personalizuar për një jetë më të shëndetshme dhe më cilësore.

Për termine dhe detaje tjera, thirrni në numrat:
048 508 001
048 508 002

https://cardioplus-clinic.com

Adresa:
Rr. “Isa Kastrati”, ndërtesa e Alb-Ing (përball varrezave të dëshmorëve dhe të Dr. Ibrahim Rugovës), Lagjia Velania, Prishtinë

Lokacioni:
https://maps.app.goo.gl/guVATFenoDktk1c48

CARDIOplus Clinic & Laboratory
Ne kujdesemi për shëndetin tuaj

̈ndetshëm ̈ndetshëm

M.Sc. Sezen IBRAİMİDIETOLOGE & NUTRICIONISTENë klinikën tonë, ushqyerja juaj është në duar të sigurta. Dietologia dhe nu...
06/04/2026

M.Sc. Sezen IBRAİMİ
DIETOLOGE & NUTRICIONISTE

Në klinikën tonë, ushqyerja juaj është në duar të sigurta. Dietologia dhe nutricionistja jonë ofron kujdes të personalizuar dhe plane ushqimore për një jetë të shëndetshme dhe të balancuar.

- Vlerësim dhe planifikim i ushqyerjes individuale.
- Menaxhim i peshës dhe çrregullimeve ushqimore.
- Këshillim profesional për stil jetese të shëndetshëm.

Ruani shëndetin tuaj përmes ushqyerjes së duhur dhe një jete të balancuar!

Për termine dhe detaje tjera, thirrni në numrat:
048 508 001
048 508 002

https://cardioplus-clinic.com/mjeket/

Adresa:
Rr. “Isa Kastrati”, ndërtesa e Alb-Ing (përball varrezave të dëshmorëve dhe të Dr. Ibrahim Rugovës), Lagjia Velania, Prishtinë

Lokacioni:
https://maps.app.goo.gl/guVATFenoDktk1c48

CARDIOplus Clinic & Laboratory
Ne kujdesemi për shëndetin tuaj

Pako e avancuar e ANALIZAVE, kujdesu për shëndetin tuaj sot!CARDIOplus Clinic & Laboratory ju prezanton një paketë të av...
02/04/2026

Pako e avancuar e ANALIZAVE, kujdesu për shëndetin tuaj sot!

CARDIOplus Clinic & Laboratory ju prezanton një paketë të avancuar të analizave laboratorike, e dizajnuar për një vlerësim të plotë dhe të saktë të gjendjes suaj shëndetësore me çmime promovuese nga 84€ në vetëm 49€, 42% ZBRITJE!

Kjo pako ndihmon në zbulimin e hershëm, monitorimin dhe parandalimin e shumë çrregullimeve shëndetësore, duke ofruar një pasqyrë të detajuar të funksioneve kryesore të organizmit.

Pakoja përfshin:
Hemogram, Glicemi, Ure, Kreatinin, ALT, AST, Bilirubinë totale & direkte, Albumina, Proteina totale, Kolesterol, Trigliceride, HDL, LDL, VLDL, Hekur, Acid urik, ASTO, RF faktor (IgG, IgM, IgA), Magnez, Fosfor, Amilazë, GGT, Kalcium total.

Këto analiza ndihmojnë në vlerësimin e:
- Funksionit të mëlçisë, veshkave dhe pankreasit.
- Nivelit të sheqerit dhe yndyrnave në gjak.
- Shëndetit kardiovaskular.
- Inflamacioneve dhe proceseve reumatike.
- Bilancit të mineraleve dhe metabolizmit.
- Gjendjes së përgjithshme të organizmit.

*Kjo pako ka vlefshmëri të limituar.

Analizat duhet të bëhen paradite, pa konsumuar ushqim (esëll).

Kujdes profesional, rezultate të sakta dhe shërbim i shpejtë, sepse shëndeti juaj është prioriteti ynë.

Për termine dhe detaje tjera, thirrni në numrat:
048 508 001
048 508 002

https://cardioplus-clinic.com

Adresa:
Rr. “Isa Kastrati”, ndërtesa e Alb-Ing (përball varrezave të dëshmorëve dhe të Dr. Ibrahim Rugovës), Lagjia Velania, Prishtinë

Lokacioni:
https://maps.app.goo.gl/guVATFenoDktk1c48

CARDIOplus Clinic & Laboratory
Ne kujdesemi për shëndetin tuaj

Pako e plotë e ANALIZAVEMe qëllim të parandalimit dhe zbulimit sa më të hershëm të sëmundjeve, Poliklinika CARDIOplus Cl...
01/04/2026

Pako e plotë e ANALIZAVE

Me qëllim të parandalimit dhe zbulimit sa më të hershëm të sëmundjeve, Poliklinika CARDIOplus Clinic & Laboratory ofron një pako të përgjithshme të analizave laboratorike me çmim special, nga 169€ në 99€, 42% zbritje!

Kjo pako e analizave përfshinë:

- Analiza të përgjithshme:
Hemogram, Eritrosedimenti, CRP - proteina C reaktive, Glikemi, Urea, Kreatinin, ALT(SGPT), AST(SGOT), Bilirubina direkte, Bilirubina totale, Kolesterol, Triglicerid, HDL – Kolesterol, LDL – Kolesterol, VLDL- Holesterol, Proteina totale, Albumina, Hekur, Magnezium, Kalciumi total dhe EGZAMINIMI I URINËS (me raport të detajuar).

- Analiza specifike:
Total T3, Total T4, TSH, RF - faktori reumatik IgG, IgM, IgA, D-Dimer, Helico Q Pylori-IgA, H-pylori IgG, Vitamin D (25 OH- VD), Natrium, Kalium, Kalcium jonizuar dhe Kloridet.

*Kjo pako ka vlefshmëri të limituar.

Analizat duhet të bëhen paradite, pa konsumuar ushqim (esëll).

Për termine dhe detaje tjera, thirrni në numrat:
048 508 001
048 508 002

https://cardioplus-clinic.com

Adresa:
Rr. “Isa Kastrati”, ndërtesa e Alb-Ing (përball varrezave të dëshmorëve dhe të Dr. Ibrahim Rugovës), Lagjia Velania, Prishtinë

Lokacioni:
https://maps.app.goo.gl/guVATFenoDktk1c48

CARDIOplus Clinic & Laboratory
Ne kujdesemi për shëndetin tuaj

Ultrazëri (ekografia) është një metodë e sigurt, pa dhimbje dhe pa rrezatim, që mundëson vlerësimin e organeve të brends...
31/03/2026

Ultrazëri (ekografia) është një metodë e sigurt, pa dhimbje dhe pa rrezatim, që mundëson vlerësimin e organeve të brendshme në kohë reale. Ai ndihmon në zbulimin e hershëm të problemeve shëndetësore dhe në monitorimin e vazhdueshëm të gjendjes, duke mundësuar trajtim më të shpejtë dhe më efektiv.

Falë ekspertizës së Prof.Ass.Dr. Jeton Shatri, pacientët përfitojnë vlerësim të saktë dhe profesional, duke pasur siguri dhe besim në çdo kontroll.

Një kontroll i thjeshtë sot mund të parandalojë probleme serioze nesër.

Për termine dhe detaje tjera, thirrni në numrat:
048 508 001
048 508 002

https://cardioplus-clinic.com

Adresa:
Rr. “Isa Kastrati”, ndërtesa e Alb-Ing (përball varrezave të dëshmorëve dhe të Dr. Ibrahim Rugovës), Lagjia Velania, Prishtinë

Lokacioni:
https://maps.app.goo.gl/guVATFenoDktk1c48

CARDIOplus Clinic & Laboratory
Ne kujdesemi për shëndetin tuaj

Prof.Ass.Dr. Jeton ShatriSPECIALIST I RADIOLOGJISËProf.Ass.Dr. Jeton Shatri është një nga specialistët e dalluar të radi...
30/03/2026

Prof.Ass.Dr. Jeton Shatri
SPECIALIST I RADIOLOGJISË

Prof.Ass.Dr. Jeton Shatri është një nga specialistët e dalluar të radiologjisë, me përvojë të gjatë akademike dhe klinike. Ai njihet për profesionalizmin, përkushtimin dhe qasjen e kujdesshme ndaj pacientëve, duke kombinuar njohuritë shkencore me teknologjinë moderne të imazherisë.

Me ekspertizën e tij, Dr. Shatri ndihmon pacientët në diagnostikimin e hershëm dhe monitorimin e sëmundjeve, duke mundësuar trajtime më efektive dhe të personalizuara. Ai ka përvojë të gjerë në përdorimin e ultrazërit (ekografisë) për një gamë të gjerë indikacionesh, si:

- Ultrazërin e barkut.
- Ultrazërin e rrugëve urinare dhe veshkave.
- Ultrazë e qafës.
- Ultrazë muskulo-skeletore.
- Ultrazë e përgjithshme – për kontrollin e shëndetit të përgjithshëm.

Me kujdesin dhe qasjen e tij profesionale, Prof.Ass.Dr Jeton Shatri siguron që çdo pacient të ketë diagnozë të saktë dhe ndihmë në kohë për përmirësimin e shëndetit dhe cilësisë së jetës.

Diagnozë e saktë për trajtim të duhur – besoni kujdesit tonë profesional!

Për termine dhe detaje tjera:
048 508 001
048 508 002

www.cardioplus-clinic.com

Adresa:
Rr. “Isa Kastrati”, ndërtesa e Alb-Ing (përball varrezave të dëshmorëve dhe të Dr. Ibrahim Rugovës), Lagjia Velania, Prishtinë

Lokacioni:
https://maps.app.goo.gl/guVATFenoDktk1c48

CARDIOplus Clinic & Laboratory
Ne kujdesemi për shëndetin tuaj

Kujdesi për shëndetin e mushkërive duhet të jetë pjesë e përditshmërisë sonë, jo vetëm kur shfaqen problemet. Tuberkuloz...
26/03/2026

Kujdesi për shëndetin e mushkërive duhet të jetë pjesë e përditshmërisë sonë, jo vetëm kur shfaqen problemet. Tuberkulozi është një sëmundje që mund të zhvillohet gradualisht dhe shpesh simptomat e para neglizhohen, duke u konsideruar si lodhje apo ftohje e zakonshme. Pikërisht kjo e bën edhe më të rëndësishëm vëmendjen ndaj trupit dhe reagimin në kohë.

Të jetosh në ambiente të pastra, të ajrosura mirë, të kujdesesh për sistemin imunitar dhe të mos injorosh shenja si kolla e zgjatur, lodhja apo dhimbja në gjoks janë hapa të thjeshtë, por shumë të rëndësishëm për parandalim. Kontrolli i rregullt mjekësor dhe diagnostikimi i hershëm janë çelësi për të shmangur komplikimet dhe për të siguruar trajtim të suksesshëm.

Shëndeti nuk duhet të lihet për më vonë. Çdo shqetësim, sado i vogël, meriton vëmendje dhe kujdes profesional.

Për çdo shqetësim, cakto termin tek pulmologu ynë për një konsultë dhe vizitë profesionale.

Për termine dhe detaje tjera, thirrni në numrat:
048 508 001
048 508 002

https://cardioplus-clinic.com

Adresa:
Rr. “Isa Kastrati”, ndërtesa e Alb-Ing (përball varrezave të dëshmorëve dhe të Dr. Ibrahim Rugovës), Lagjia Velania, Prishtinë

Lokacioni:
https://maps.app.goo.gl/guVATFenoDktk1c48

CARDIOplus Clinic & Laboratory
Ne kujdesemi për shëndetin tuaj

24 Mars – Dita Botërore e TuberkulozitÇdo frymëmarrje është jetë, por për miliona njerëz në botë, ajo nuk është gjithmon...
24/03/2026

24 Mars – Dita Botërore e Tuberkulozit

Çdo frymëmarrje është jetë, por për miliona njerëz në botë, ajo nuk është gjithmonë e lehtë. Tuberkulozi vazhdon të jetë një realitet që prek individë, familje dhe komunitete të tëra, shpesh në heshtje dhe pa u vënë re në kohë.

Kjo ditë është një thirrje për ndërgjegjësim, për të mos e nënvlerësuar asnjë shenjë që trupi na jep dhe për të kuptuar se shëndeti duhet të jetë gjithmonë prioritet. Një kollë që zgjat, një lodhje e pashpjegueshme apo një ndjesi dobësie mund të jenë sinjale që kërkojnë vëmendje dhe kontroll.

Tuberkulozi nuk është vetëm një sëmundje e së kaluarës. Ai është ende mes nesh, por lajmi i mirë është se mund të parandalohet dhe të shërohet me diagnostikim dhe trajtim në kohë. Çdo hap drejt informimit dhe kujdesit është një hap drejt mbrojtjes së vetes dhe të të tjerëve.

Sot, më shumë se kurrë, le të zgjedhim të informohemi, të kujdesemi dhe të veprojmë në kohë. Sepse shëndeti nuk pret.

Për termine dhe detaje tjera, thirrni në numrat:
048 508 001
048 508 002

https://cardioplus-clinic.com

Adresa:
Rr. “Isa Kastrati”, ndërtesa e Alb-Ing (përball varrezave të dëshmorëve dhe të Dr. Ibrahim Rugovës), Lagjia Velania, Prishtinë

Lokacioni:
https://maps.app.goo.gl/guVATFenoDktk1c48

CARDIOplus Clinic & Laboratory
Ne kujdesemi për shëndetin tuaj

Address

Rr: "Isa Kastrati", Ndërtesa Alb-ing. (Përball Varrezave Të Dëshmorëve/Ibrahim Rugëvës)
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Cardioplus Clinic & Laboratory posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram