19/05/2026
Ka diçka shumë të dhimbshme që po ndodh në heshtje në shkollat tona.
Dhe më e frikshmja është se shumë prej prinderve, stafit të shkollës nuk i shohit këto dukuri.
Lexoni raste të verteta vetëm nga rastet që vijnë në ordinancë, po edhe sa të tjera të padegjuara nga të rriturit.
Po flasim për fëmijë të moshës 12, 13 e 14 vjeç.
Fëmijë që duhej të mendonin për lojëra, ëndrra, sport, kreativitet, miqësi dhe siguri emocionale, por që çdo ditë po përballen me realitete që po ua rëndojnë zhvillimin psikologjik dhe emocional.
Sot, pothuajse në çdo klasë të ciklit 6–9, ka nxënës që përdorin cigare apo cigare elektronike. Në disa raste, vetë fëmijët tregojnë se bashkëmoshatarët e tyre përdorin edhe puro.
Kjo nuk është më “rast i vetem”. Është alarm. Besa edhe të lëndëve narkotike.
Në shumë çanta të vajzave të kësaj moshe nuk gjenden vetëm libra e fletore, por edhe kozmetikë që përdoret fshehurazi në pushime apo në orët e fundit të mësimit.
Sepse shumë fëmijë sot po rriten me idenë se vlera e tyre matet me pamjen, filtrat dhe pranimin nga të tjerët, jo me personalitetin, sigurinë emocionale apo zhvillimin e tyre.
Por ajo që dhemb më shumë është seksualizimi i hershëm
Sot dëgjojmë raste ku vajza të klasës së shtatë përfshihen në marrëdhënie intime me nxënës më të rritur, bëhet gjatë marëdhenjës videot apo fotografitë shpërndahen nëpër telefona, grupe dhe korridore shkollash, pa asnjë ndjenjë përgjegjësie për traumën që po i shkaktohet.
E mos të flasim për ngacmimet seksuale.
Dhe ndërkohë, në pothuajse çdo klasë, ekziston të paktën një fëmijë që është viktimë e bullizmit.
Një fëmijë që etiketohet, përqeshet, izolohet, ofendohet për pamjen, peshën, mënyrën si flet, si vishet apo si sillet.
Ka fëmijë që çdo mëngjes zgjohen me ankth për të shkuar në shkollë.
Ka fëmijë që kërkojnë të ndërrojnë shkollën vetëm për të shpëtuar nga dhuna psikologjike.
Por pyetja është: ku të shkojnë?
Kur pothuajse e njëjta situatë po përsëritet kudo.
Dhe jo, problemi nuk janë vetëm fëmijët.
Problemi është një shoqëri që po i idealizojmë fëmijët tanë, prindër duhet të vreni më shumë sesa si paraqitën fëmijët mbrendsha shtepisë.
Prindër të lodhur emocionalisht dhe të painformuar.
Institucione që reagojnë vetëm pasi ndodh tragjedia.
Shkolla që shpesh fokusohen më shumë në nota sesa në gjendjen emocionale të nxënësve.
Një sistem që po humb kontaktin me botën reale të adoleshentëve.
Dhe nëse vazhdojmë të heshtim, nesër do të përballemi me pasoja shumë më të rënda si shoqëri.
Prindër, mësimdhënës, institucione, qeveritarë, filloni t’i shihni realisht fëmijët tanë.
Sepse ndërkohë që të rriturit konkurrojnë për pozita, pushtet dhe interesa personale, një pjesë e gjeneratës së re po humbet emocionalisht para syve tanë.
Dhe kjo duhet të na frikësojë të gjithëve.
Mirjeta Pestisha