05/11/2025
📢 Shoqata e Biokimistëve Klinik të Kosovës (SHBKK), në bashkëpunim me kompaninë Roche Diagnostic, organizoi konferencën me titull:
“Rëndësia e parametrave laboratorikë në diagnostikimin dhe monitorimin e sëmundjeve onkologjike”.
🧬 Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Ditës Evropiane të Laboratorit (EULab Day), e cila, sipas kalendarit të Shoqatës Evropiane të Mjekësisë Laboratorike (EFLM), shënohet më 5 nëntor, duke vënë në pah rolin thelbësor të profesionistëve laboratorikë në kujdesin shëndetësor dhe përmirësimin e jetës së pacientëve.
🤝 Falënderime të veçanta për të gjithë pjesëmarrësit, ligjëruesit dhe partnerët tanë për kontributin dhe bashkëpunimin profesional!