Dr.Flamur Llabjani

Dr.Flamur Llabjani Dr Flamur Llabjani

University Clinical Center of Kosovo. Gastroentereology and Hepatology Clinic.

Këto ditë përfundova kursin dhe trajnimin për Mjek Emergjent në Düsseldorf, një nga kurset më të mira në Gjermani dhe më...
13/11/2025

Këto ditë përfundova kursin dhe trajnimin për Mjek Emergjent në Düsseldorf, një nga kurset më të mira në Gjermani dhe më gjerë. Gjatë këtij trajnimi u certifikova në Advanced Cardiovascular Life Support (ACLS), International Trauma Life Support (ITLS) dhe Pediatric Advanced Life Support (PALS).
Ishte një përvojë shumë e rëndësishme profesionale dhe personale, ku si mjek përballemi me situata akute, në të cilat jeta dhe vdekja varen vetëm nga disa sekonda apo minuta.
Simulimet gjatë trajnimit ishin tejet origjinale dhe realistike, duke krijuar një ndjesi të vërtetë të urgjencës mjekësore dhe duke të vendosur përballë situatave që kërkojnë reagim të menjëhershëm, qetësi dhe vendimmarrje të saktë. Ky realizëm i jashtëzakonshëm në trajnim pasqyron nivelin e lartë të përgatitjes profesionale që ky kurs ofron dhe e bën atë një përvojë vërtet unike në zhvillimin e aftësive emergjente.🇽🇰🇩🇪

Çfarë është NIV Terapia ( ventilimi jo invaziv)?NIV (Non-Invasive Ventilation apo ventilimi jo invaziv) është një formë ...
16/08/2025

Çfarë është NIV Terapia ( ventilimi jo invaziv)?

NIV (Non-Invasive Ventilation apo ventilimi jo invaziv) është një formë e ventilimit mekanik që ndihmon pacientin të marrë frymë më mirë pa pasur nevojë për intubim. Kjo terapi bëhet me anë të një maske speciale që vendoset në hundë apo hundë dhe gojë e cila lidhet me një aparat ventilator. Aparati jep presion pozitiv ajri, i cili ndihmon mushkëritë të hapen më mirë dhe lehtëson frymëmarrjen.

Kur përdoret NIV Terapia?
NIV përdoret në situata kur mushkëritë nuk arrijnë të marrin mjaftueshëm oksigjen ose nuk arrijnë të eliminojnë mjaftueshëm dioksidin e karbonit (CO₂). Rastet më të shpeshta janë:
SPOK / COPD (sëmundja pulmonare obstruktive kronike) me përkeqësim akut.
Hiperkapnia akute (rritje e nivelit të CO₂ në gjak).
Insuficienca respiratore akute (kur mushkëritë nuk punojnë mjaftueshëm, por pacienti ende ka forcë të marrë frymë vetë).
Në disa raste tek pacientët obezë me sindromën e hipoventilimit.

Çfarë është Hiperkapnia?

Hiperkapnia është gjendja kur në gjak grumbullohet shumë dioksid karboni (CO₂), sepse mushkëritë nuk arrijnë ta nxjerrin jashtë.
Simptomat e hiperkapnisë mund të jenë:
Vështirësi në frymëmarrje
Përgjumje, konfuzion, deri tek humbja e vetëdijes në raste të rënda.

Si ndihmon NIV Terapia?
Aparati NIV jep presion pozitiv të ajrit poashtu ndihmon mushkëritë të hapen më shumë.
Rrit ventilimin alveolar dhe nxjerr më shumë CO₂ jashtë trupit.
Ul punën e muskujve të frymëmarrjes dhe pacienti lodhet më pak gjatë frymëmarrjes.
Përmirëson oksigjenimin dhe zvogëlon nevojën për intubim.

Pra, NIV është një terapi shumë e rëndësishme dhe efektive për pacientët që vuajnë nga insuficienca respiratore sidomos kur shoqërohet me hiperkapni, sepse ndihmon të stabilizohet frymëmarrja si dhe rrit kualitetin dhe jetëgjatësinë për këtë kategori të pacientëve.

Dr.Flamur Llabjani

Interpretimi i një Polisomnografie.Polisomnografia është një ekzaminim gjithëpërfshirës i gjumit, që shërben për të diag...
01/08/2025

Interpretimi i një Polisomnografie.

Polisomnografia është një ekzaminim gjithëpërfshirës i gjumit, që shërben për të diagnostikuar çrregullime të gjumit. Ajo konsiderohet si standardi i artë në mjekësinë e gjumit.
Çfarë matet gjatë polisomnografisë?
Bëhet një m***e e shumë parametrave gjatë gjumit. Zakonisht përfshihen:
1.EEG (Elektroencefalogrami)
Për të përcaktuar fazat e gjumit (N1, N2, N3, REM) dhe strukturën e gjumit.
2. EOG (Elektrookulogrami)
Për të identifikuar lëvizjet e syve, sidomos për fazën REM të gjumit.
3. EMG (Elektromiogrami)
Aktiviteti muskulor, p.sh. i muskujve të mjekrës ose këmbëve (për të vlerësuar çrregullime si lëvizjet periodike të këmbëve).
4. EKG (Elektrokardiogrami)
Ritmi i zemrës, për të zbuluar çrregullime gjatë gjumit.
5. Frymëmarrja
Qarkullimi i ajrit përmes hundës/gojës
Lëvizjet e kraharorit dhe barkut (për të dalluar apnetë obstruktive nga ato qendrore)
-Gërhitja
6. Saturimi i oksigjenit në gjak (SpO₂)
Për të parë nëse ka rënie të oksigjenit gjatë gjumit, si te apnetë.
7. Pozicioni i trupit gjatë gjumit
E rëndësishme për çrregullime të gjumit që varen nga pozicioni i trupit.
8. Video-monitorimi (opsional)
Kur dyshohet për çrregullime si ecja në gjumë apo çrregullime të fazës REM.

Çfarë mund të diagnostikohet me polisomnografi?

Apnea e gjumit (obstruktive ose qendrore)

Hipoventilimi ose hipoksemia gjatë natës

Lëvizje periodike të këmbëve (PLMS)

Narkolepsia (në disa raste)

Parasomnitë (p.sh. ecje në gjumë, çrregullime të REM-it)

Pagjumësia (për të përjashtuar shkaqe të tjera)

Epilepsia gjatë gjumit (nëse dyshohet)

Dr.Flamur Llabjani

Aktualisht, në kuadër të zhvillimit tim të vazhdueshëm profesional, jam duke ndjekur një kurs të avancuar në fushën e Mj...
26/07/2025

Aktualisht, në kuadër të zhvillimit tim të vazhdueshëm profesional, jam duke ndjekur një kurs të avancuar në fushën e Mjekësisë së Gjumit,i cili po mbahet në Klinikën Universitare të Nürnbergut.

Mjekësia e gjumit përfaqëson një degë moderne dhe gjithnjë në zhvillim të mjekësisë, që merret me diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve të gjumit. Fatkeqësisht, në Kosovë kjo fushë është ende shumë pak apo më mirë të themi aspak e njohur, ndonëse nevojat janë reale dhe në rritje.
Prej disa vitesh kam punuar në këtë fushë në një Klinikë me renome për këtë lëmi në Gjermani, duke fituar përvojë të vlefshme dhe njohuri të thelluara profesionale.

Një nga çrregullimet më të zakonshme dhe serioze është Sindroma e Apnesë së Gjumit, e cila karakterizohet me ndërprerje të përsëritura të frymëmarrjes gjatë gjumit. Këto ndërprerje (apne) mund të jenë pasojë e bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes (forma obstruktive) apo e mungesës së sinjaleve nga truri që kontrollojnë frymëmarrjen (forma qendrore).
Nëse nuk trajtohet në kohë, kjo sindromë mund të shkaktojë pasoja serioze shëndetësore, si:
Tension i lartë i gjakut sidomos gjatë natës,Infarkti i zemrës,goditje në tru si dhe vdekje të papritur gjatë gjumit, poashtu përgjumje e vazhdueshme dhe vështirësi në koncentrim gjatë ditës dhe ulje e cilësisë së jetës.
Trajtimi adekuat, si për shembull terapia me CPAP, mund të parandalojë këto komplikime serioze dhe të përmirësojë ndjeshëm shëndetin kardiovaskular, funksionimin ditor dhe mirëqenien e përgjithshme të pacientëve.
Duke pasur parasysh ndikimin e madh të çrregullimeve të gjumit në shëndetin publik, besoj fuqishëm se zhvillimi i kësaj fushe në Kosovë është i domosdoshëm.Themelimi i një qendre të specializuar për këte sëmundje do të mundësonte identifikimin dhe trajtimin e hershëm të shumë pacientëve, duke reduktuar rrezikun për komplikime serioze dhe duke rritur ndjeshëm cilësinë e jetës në popullatë.

Shpresoj që në një të ardhme të afërt, edhe në vendin tonë kjo fushë të marrë vëmendjen e merituar dhe të zë vendin që i takon në sistemin shëndetësor.

P.S Nejse, fillimisht na nevojitet një qeveri dhe një Kuvend funksional dhe vetëm atëherë mund të mendojmë për çështje të tjera. Para së gjithash, duhet të sigurojmë elementet themelore që i duhen sistemit shëndetësor dhe të tjerat vijnë me kohën

Dr. Flamur Llabjani

🇽🇰🇩🇪🏨
18/01/2025

🇽🇰🇩🇪🏨

Address

Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dr.Flamur Llabjani posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Dr.Flamur Llabjani:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category

Dr.med. Flamur Llabjani

DR.FLAMUR LLABJANI

Flamur Llabjani është i lindur më 22.05.1984 në Ferizaj.

> Shkollën Fillore e kreu në Shkollën Fillore “Halit Ibishi” në fshatin Surqinë Komuna e Ferizajt.

> Shkollën e mesme e kreu pranë SH.M.M “Elena Gjika” në Ferizaj.