Sami Hajrullahu - Psikolog Klinik / Forenzik

Sami Hajrullahu - Psikolog Klinik / Forenzik Psikolog klinik / forenzik

Shërohu nga droga dhe alkooli – mos prit më gjatë!Gjithnjë e më shumë njerëz në vendin tonë përballen me varësinë ndaj s...
12/09/2025

Shërohu nga droga dhe alkooli – mos prit më gjatë!

Gjithnjë e më shumë njerëz në vendin tonë përballen me varësinë ndaj substancave psikoaktive. Pas çdo historie fshihen lot, dhimbje, ndarje e familje të dëshpëruara. Varësia shkatërron trupin, mendjen dhe shpirtin, duke marrë gjithçka që është më e shtrenjtë: lirinë dhe dashurinë.

Kërkimi i ndihmës nuk është dobësi – është akti më i madh i forcës dhe dashurisë për veten dhe për ata që ju duan.

Në Spitalin për Trajtimin e Varësive Rezonanca 3, ky guxim shndërrohet në shpresë të vërtetë.

Programet tona përfshijnë:
• Detoksifikim të sigurt dhe të mbikëqyrur
• Psikoterapi individuale dhe grupore
• Aktivitete okupacionale dhe rehabilituese
• Mbështetje psikoedukative për familjen
• Plane trajtimi të personalizuara që rikthejnë ekuilibrin fizik dhe emocional

Një nga metodat më të avancuara që përdorim është Stimulimi Magnetik Transkranial Repetitiv (rTMS) – një terapi inovative, e bazuar në neuroshkencë, që ndihmon në uljen e ankthit dhe depresionit, duke e bërë procesin e shërimit më efektiv dhe afatgjatë.

Në STV Rezonanca 3, dhimbja shndërrohet në forcë, ankthi në qetësi dhe varësia në liri.

Këtu nis një jetë e re!

Spitali për trajtimin e varësive “Rezonanca 3” në Konferencën Nacionale “Një komunitet pa varësi”Spitali për trajtimin e...
10/09/2025

Spitali për trajtimin e varësive “Rezonanca 3” në Konferencën Nacionale “Një komunitet pa varësi”

Spitali për trajtimin e varësive “Rezonanca 3” mbetet e përkushtuar për të ofruar një qasje unike dhe multidisiplinare në trajtimin e personave në varësi – duke kombinuar mbështetjen psikosociale, ndërhyrjet terapeutike dhe kujdesin klinik për të mundësuar rehabilitim dhe ri-integrim dinjitoz në shoqëri.

Përmes bashkëpunimit mes institucioneve publike, sektorit privat dhe organizatave të shoqërisë civile, mund të ndërtojmë një komunitet më të shëndetshëm dhe më të fortë për fëmijët dhe të rinjtë tanë.

Shërohu nga Droga dhe Alkooli!Mos prisni më.Çdo hap drejt ndihmës është një hap drejt rikthimit të jetës dhe lumturisë t...
17/08/2025

Shërohu nga Droga dhe Alkooli!

Mos prisni më.

Çdo hap drejt ndihmës është një hap drejt rikthimit të jetës dhe lumturisë tuaj.

Numri i personave që përdorin substanca psikoaktive në vendin tonë po rritet çdo ditë. Çdo histori fsheh dhimbje, humbje dhe familje të shqetësuar. Varësia shkatërron trupin, mendjen dhe marrëdhëniet më të dashurit, duke krijuar një ndjesi pafuqie dhe izolimi tek personi i prekur.

Drogat dhe alkooli nuk ndikojnë vetëm fizikisht; ato prekin mendjen, emocionet dhe besimin që njerëzit kanë tek vetja dhe tek të tjerët. Familja shpesh përjeton ankth dhe dhimbje të thellë, duke parë të dashurit e tyre të humbasin kontrollin mbi jetën e tyre.

Kërkimi i ndihmës nuk është dobësi – është një hap i guximshëm drejt rikthimit të jetës.
Në spitalin për trajtimin e varësive Rezonanca 3, kjo kurajo shndërrohet në shpresë të vërtetë dhe mbështetje reale.

Programet tona përfshijnë detoksifikim të sigurt, psikoterapi individuale dhe grupore, aktivitete okupacionale, mbështetje për familjen dhe plane të personalizuara që rikthejnë ekuilibrin fizik dhe emocional.

Një nga mjetet më të avancuara që përdorim është Stimulimi Magnetik i Trurit (stimulimi magnetik transkranial repetitiv), një terapi inovative që bazuar në neuroshkencë, ndihmon në uljen e ankthit dhe depresionit si dhe e bën shërimin më efektiv dhe të qëndrueshëm.

Në spitalin për trajtimin e varësive Rezonanca 3, çdo ditë shohim histori të suksesit ku dhimbja shndërrohet në forcë, ankthi në qetësi dhe varësia në liri. Ky është vendi ku fillon një jetë e re ku shpresa rikthehet dhe ku mund të ndërtohet një e ardhme e shëndetshme.

Stimulimi Elektromagnetik i Trurit (rTMS) në Spitalin Rezonanca 3Në Spitalin për Trajtimin e Varësive Rezonanca 3, kemi ...
03/08/2025

Stimulimi Elektromagnetik i Trurit (rTMS) në Spitalin Rezonanca 3

Në Spitalin për Trajtimin e Varësive Rezonanca 3, kemi në dispozicion një nga teknologjitë më të avancuara në neuroshkencë – rTMS (Stimulimi Transkranial Magnetik i Ripërsëritur).

Kjo pajisje moderne ofron mundësi të reja trajtimi për çrregullime të ndryshme mendore dhe neurologjike duke stimuluar zonat e trurit që janë të lidhura me emocionet, motivimin dhe funksionimin kognitiv.

Çfarë trajton rTMS?

-Depresioni rezistent ndaj ilaçeve – kur antidepresantët nuk kanë efekt
-Çrregullimi i ankthit të përgjithësuar dhe panikut
-Çrregullimi obsesiv-kompulsiv
-Çrregullimi i stresit post-traumatik
-Varësitë ndaj substancave (alkool, kokainë, marihuanë)
-Çrregullimi bipolar (episodet depresive)
-Zvogëlimi i dëshirës për substancën (craving) tek të varurit në rikuperim
-Simptoma të lodhjes mendore, energjisë së ulët dhe motivimit të ulët

Si funksionon rTMS?

rTMS përdor impulse magnetike për të stimuluar qeliza nervore në zonat e caktuara të trurit, veçanërisht korteksin prefrontal. Kjo rrit aktivitetin në zonat që janë të reduktuara gjatë depresionit dhe çrregullimeve të tjera duke ndihmuar në ribalancimin e kimisë së trurit dhe përmirësimin e humorit, përqendrimit dhe vetëkontrollit.

Metoda është jo-invazive, e padhembshme, nuk kërkon anestezi, dhe nuk shkakton varësi.

Për një vlerësim profesional dhe plan individual trajtimi, ju mirëpresim në Spitalin Rezonanca 3.

📞 Na shkruani në: +383 44 321 969
📞 ose +383 49 603 700

REFLEKTIMShprehja “e bardha që vret” është dëgjuar shpesh në përshkrimin e kokainës.Nuk është e bardha që vret – është s...
03/07/2025

REFLEKTIM

Shprehja “e bardha që vret” është dëgjuar shpesh në përshkrimin e kokainës.
Nuk është e bardha që vret – është substanca.

E bardha është dritë. është paqe, është pastërti, është fillim i ri për shumëkënd që përpiqet të rikthehet në jetë pas errësirës së varësisë.

Kur e lidhim ngjyrën e bardhë me diçka shkatërruese, dëmtojmë simbolikën e saj dhe prekim ndjeshmërinë e atyre që po luftojnë për shërim.

Gjuha që përdorim ka fuqi.

Prandaj, le ta ruajmë të bardhën për atë që është në thelb: jo një kërcënim por një kujtesë e jetës dhe shpresës.

Verë e Nxehtë, Mendje e Qetë - Kujdesi Psikologjik në Temperatura EkstremeKur temperaturat janë të larta, ndikimi i nxeh...
25/06/2025

Verë e Nxehtë, Mendje e Qetë - Kujdesi Psikologjik në Temperatura Ekstreme

Kur temperaturat janë të larta, ndikimi i nxehtësisë prek jo vetëm trupin por edhe mirëqenien psikologjike. Nxehtësia e madhe mund të shkaktojë lodhje emocionale, vështirësi në përqendrim dhe rritje të ndjeshmërisë ndaj stresit. Për të ruajtur ekuilibrin mendor gjatë ditëve të nxehta, është shumë e rëndësishme të kujdesemi për nevojat bazë të trupit si; hidratimi i rregullt dhe ushqimi i shëndetshëm pasi mirëqenia fizike ndikon drejtpërdrejt në gjendjen emocionale.
Për të përballuar më mirë vapën, këto rekomandime mund të jenë shumë efektive:
• Qëndroni të hidratuar duke pirë ujë rregullisht gjatë ditës
• Planifikoni aktivitetet në orët më të freskëta për të shmangur lodhjen e tepruar dhe
• Kushtoni rëndësi pushimit dhe gjumit të mjaftueshëm.
Luhatjet dhe ndjeshmëritë emocionale në këtë periudhë kohore janë të zakonshme dhe duhet t’i pranojmë pa gjykuar vetën pasi shpesh janë pasojë e ndikimit të klimës.
Nëse përjetoni ankth të theksuar, pagjumësi apo gjendje negative emocionale, kërkimi i ndihmës tek psikologu klinik është hapi më i rëndësishëm që mund të merrni.
Ruajtja e shëndetit mendor në temperatura të larta është pjesë integrale e kujdesit ndaj vetës dhe një investim i çmuar për cilësinë e jetës sonë.

Me vëmendje dhe kujdes, mund të përjetojmë stinën e verës me qetësi dhe mirëqenie të plotë pavarësisht sfidave që sjell nxehtësia.

Mos lejoni që agresioni televiziv të rritet në mendjen e fëmijës tuajTë nderuar prindër!Ajo që fëmijët tanë po shohin e ...
04/06/2025

Mos lejoni që agresioni televiziv të rritet në mendjen e fëmijës tuaj

Të nderuar prindër!

Ajo që fëmijët tanë po shohin e dëgjojnë përmes debateve televizive, ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e tyre emocional, mendor dhe moral.

Fatkeqësisht, debatet televizive që po transmetohen çdo mbrëmje në televizionet tona janë bërë burim i tensionit, përçmimit, gjuhës së urrejtjes dhe humbjes së etikës.

Çfarë ndikimi kanë debatet televizive?

1. Normalizojnë dhunën verbale – Fëmijët që rriten duke dëgjuar tone fyese nga analistët mësojnë se kjo është mënyra e pranueshme për të komunikuar.

2. Zhvillojnë ankth dhe pasiguri – Tonet e ngritura, përplasjet agresive dhe tensioni emocional shkakton ankth tek fëmijët, veçanërisht tek ata më të ndjeshëm.

3. Ndikojnë në zhvillimin moral dhe social – Fëmijët mësojnë përmes modelimit dhe kur këta musafir televizionesh përdorin sharje dhe etiketime, kjo shndërrohet në një standard komunikimi.

Ju lutem mos i shikoni këto debate në praninë e fëmijëve tuaj.

Edhe më mirë se kaq: MOS I SHIKONI FARE

Sepse përtej dëmit që mund t’u bëhet fëmijëve, këto debate nuk kontribuojnë as për paqen tuaj të brendshme si prindër e qytetarë.

Ja pse?

-Fëmijët nuk e dallojnë ende kufirin mes debatit të ashpër dhe dhunës. Për ta, gjithçka është model sjelljeje.

-Fëmijët mësojnë më shumë nga ajo që ju bëni sesa nga ajo që ju thoni.

-Sa më shumë të normalizohet kjo mënyrë komunikimi në shtëpi, aq më shumë fëmijët do ta riprodhojnë në shkollë, në rrjete sociale dhe në jetën reale.

Prandaj, në vend të debateve që nxisin stres dhe tension psikologjik, zgjidhni përmbajtje që nxisin kreativitet dhe qetësi. Një dokumentar, një film edukativ, një bisedë e ngrohtë me fëmijët vlenë më shumë se çdo debat televiziv aktualisht.

Të kujdesemi për shëndetin mendor të fëmijëve është përgjegjësi e përbashkët.

Mos lejoni që dhuna verbale nga debatet televizive të bëhet pjesë e rritjes së fëmijës tuaj.

Sami J Hajrullahu
Psikolog Klinik

24/05/2025

Në Spitalin e Varësive Rezonanca 3, ndihmojmë persona që po luftojnë me varësinë nga droga, alkooli apo medikamentet. Me staf profesional dhe trajtim të plotë psikologjik e mjekësor, jemi pranë çdo personi që dëshiron të rifillojë jetën.

🙏 Nëse ti apo dikush që e do, ka nevojë për ndihmë – mos hezito. Kontaktoni me ne!

Shpërndaje këtë mesazh. Ndoshta dikujt i ndryshon jetën.

Në Spitali për trajtimin e varësive - Rezonanca 3, ne ofrojmë trajtim të avancuar për varësinë nga droga dhe alkooli. Me një ekip ekspertësh, ne mbështesim pacientët në çdo hap të udhëtimit të tyre drejt shërimit.

Si ndikojnë lojërat dhe gjimnastika në shëndetin mendor?Aktiviteti fizik stimulon çlirimin e endorfinave duke përmirësua...
24/02/2025

Si ndikojnë lojërat dhe gjimnastika në shëndetin mendor?

Aktiviteti fizik stimulon çlirimin e endorfinave duke përmirësuar disponimin.
Ushtrimet rregullta ndihmojnë në reduktimin e simptomave të depresionit dhe ankthit.

Çfarë të bëjmë?

- Të luajmë më shpesh me familjen – qofshin lojëra tavoline, lojëra në natyrë apo sporte të lehta.
- Të përfshijmë në përditshmërinë tonë aktivitete fizike si ecja, ushtrimet e lehta ose gjimnastikë
- Të përdorim lojërat dhe ushtrimet si mjet për të lehtësuar stresin dhe për të rritur motivimin.
Prandaj:
T’i japim më shumë hapësirë lojës dhe aktivitetit fizik në jetën tonë për një mendje më të shëndetshme.

13/08/2024

Today, I sit down with our third time guest, the one and only Dr. Daniel Amen. Dr. Amen is a physician, double board-certified psychiatrist, twelve-time NY T...

SI RIGJENEROHEN QELIZAT E TRURIT NËSE USHTROJMË?Fitnesi dhe Aktiviteti fizik ndikojnë pozitivisht në rigjenerimin e qeli...
07/02/2024

SI RIGJENEROHEN QELIZAT E TRURIT NËSE USHTROJMË?

Fitnesi dhe Aktiviteti fizik ndikojnë pozitivisht në rigjenerimin e qelizave të trurit në dy mënyra:
1.Duke rritur prodhimin e një proteine të quajtur BDNF Brain-Derived Neurotrophic Factor, e cila stimulon rritjen dhe diferencimin e qelizave nervore në hipokampus - një zonë e trurit e lidhur me kujtesën.
2.Duke përmirësuar plasticitetin sinaptik, që është aftësia e trurit për të formuar dhe riformuar lidhjet midis qelizave nervore në përgjigje të përvojave të reja, stresit ose dëmtimit.

Këto dy procese ndihmojnë trurin:

• të krijojë qeliza të reja
• të riparojë qelizat e dëmtuara dhe
• të rregullojë funksionet e trurit.

Fitnesi/Aktiviteti fizik poashtu ka efekte pozitive në humorin, gjumin, energjinë dhe mirëqenien tuaj të cilat janë të rëndësishme për shëndetin e trurit.
Prandaj, nëse dëshironi të rigjeneroni qelizat e trurit tuaj dhe t’i riparoni qelizat e dëmtuara te tij, ju këshillojmë të bëni fitness ose aktivitet të rregullt fizik siç janë ecja, vrapimi, noti, yoga, meditimi etj.

P.S. Mos harroni të ushqeheni mirë, të pini ujë të mjaftueshëm dhe të shmangni duhanin dhe alkoolin.

Address

Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 20:00
Tuesday 09:00 - 20:00
Wednesday 09:00 - 20:00
Thursday 09:00 - 20:00
Friday 09:00 - 20:00
Saturday 09:00 - 20:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Sami Hajrullahu - Psikolog Klinik / Forenzik posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Sami Hajrullahu - Psikolog Klinik / Forenzik:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category

Sami Hajrullahu- Psikolog Klinik / Forenzik

Shërbimet që ofrojmë:

Identifikim dhe diagnostifikim të çrregullimeve psikologjike, emocionale dhe të sjelljes

Dizajnim të programeve për modifikim të sjelljes

Seancë psikologjike për fëmijë dhe të rritur