30/12/2020
Të dashur miq, bashkëpunëtorë, partnerë....
BSAFE tash e disa muaj eshte prezent ne Kosove.
Është fundi i vitit, një mundësi e mirë për të reflektuar për përparimin që kemi bërë në punën tonë dhe për të parë se si mund t’i arrijmë edhe më shumë qëllimet dhe objektivat tona që i kemi vendosur vetes përpara.
Për shkak të telasheve që pandemia na solli me vete, nganjëherë na dukej se ky vit nuk do të mbaronte kurrë. Vertet që 2020-ta ishte një vit sfidues për të gjithë, në rrafshin profesional prandaj duam ta shfrytëzojme këtë mundësi të falënderoj të gjithë bashkepuntoret dhe klinentet.
Jemi veçanërisht krenar dhe falënderues për ekipin e BSAFE për mënyrën se sa shpejt u përshtatën dhe u përballën me situatën e krijuar gjatë këtij viti. Përkundër pandemisë ne asnjëherë nuk ndaluam punen, prodhimin, eksportin dhe sh*tjen, vazhduam të punojmë së bashku si një ekip per ti dale ne ndihme qytetarve gjate luftimit te pandemise Covid-19. Kjo mënyrë e re e punës na detyroi të rritemi e forcohemi edhe më shumë si biznes.
Pandemia më cilën u përballëm gjatë këtij viti na shtyu që të punojmë më tepër që klientet tonë te dalin vertete te knaqur.
U bënë shumë punë e mira, ani pse duhet të pranojmë kishte shumë sfida dhe me të cilat u përballem.
Për vitin në të cilin po bëhemi gati të hyjmë, le të mbesim me shpresë që kjo pandemi e cila e ka pushtuar botën do të merr fund shpejt dhe t’i kthehemi ‘normalitetit’ me vullnet të shtuar e përkushtim për ta bërë këtë vend tonin më të mirë.
E dimë që kemi shumë punë për të bërë dhe na duhet vazhdojmë atë së bashku.
BSAFE ju uron festat e fundvitit dhe Vitin i Ri!
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-