KUTIA - Instituti i Shërbimeve Psikologjike

KUTIA - Instituti i Shërbimeve Psikologjike Shërbime psikologjike dhe sociale për fëmijë dhe adoleshentë

KUTIA përbëhet nga psikologë klinik, psikologë këshillimi, logopedë, ergoterapeut, terapistë dhe ofron shërbime të cilat përfshijnë:

Konsulta dhe vlerësim psikologjik,
Vlerësim logopedik,
Vlerësim ergoterapeutik,
Trajtim individual i fëmijëve 1:1,
Trajnim të prindërve dhe profesionistëve për punë me fëmijë,
Përpilim i planeve individuale edukative (IEP) për fëmijë në mjedis terapeutik, shtëpi dhe kopsht/shkollë.

🔔“SJELLJA SI MËNYRË KOMUNIKIMI” WORKSHOP PËR PRINDËR 09/05/2026-Ky workshop është ideuar për t’i ndihmuar prindërit të k...
21/04/2026

🔔“SJELLJA SI MËNYRË KOMUNIKIMI” WORKSHOP PËR PRINDËR 09/05/2026

-Ky workshop është ideuar për t’i ndihmuar prindërit të kuptojnë më thellë sjelljen e fëmijëve, jo thjesht si reagim, por si formë komunikimi përmes së cilës fëmija shpreh nevoja, emocione dhe vështirësi që ndonjëherë nuk di t’i shprehë me fjalë. Gjatë takimit do të flasim për domethënien e sjelljeve të ndryshme, për nevojat emocionale që mund të fshihen pas tyre dhe për rëndësinë që ka mënyra e reagimit të prindit në mirëqenien emocionale dhe zhvillimin e fëmijës.

-Prindërit do të marrin njohuri praktike, ide të zbatueshme në përditshmëri dhe më shumë siguri në mënyrën se si mund ta mbështesin fëmijën e tyre me qetësi, mirëkuptim dhe efektivitet. Në pjesën e fundit të workshopit do të ketë gjithashtu hapësirë për pyetjet e prindërve, ku do të diskutohen situata konkrete dhe sjellje të veçanta me të cilat ata përballen në jetën e përditshme.

✅PA PAGESË, vetëm për prindër

❗️Numri i ulëseve i kufizuar, andaj nxito për të patur një vend.

📍Instituti KUTIA, Salla e Trajnimeve, 09/05/2026 (e shtune).

☎️ +38349647067

Festona Avdiu-psikologia e Institutit KUTIA, ishte e ftuar në RTV Dukagjini, ku u trajtua tema e autizmit, duke theksuar...
02/04/2026

Festona Avdiu-psikologia e Institutit KUTIA, ishte e ftuar në RTV Dukagjini, ku u trajtua tema e autizmit, duke theksuar rëndësinë e identifikimit dhe ndërhyrjes së hershme, si dhe mbështetjen e vazhdueshme për fëmijët dhe familjet.

Rritja dhe trajtimi i një fëmije autik në KosovëFestona Avdiu – Psikologe për fëmijëQendresa Sadriu – Nënë e një fëmije autik

Pranimi i secilit individ në shoqëri pavarësisht dallimeve është kusht.Angazhimi i secilit nga ne për t’ia lehtësuar jet...
02/04/2026

Pranimi i secilit individ në shoqëri pavarësisht dallimeve është kusht.
Angazhimi i secilit nga ne për t’ia lehtësuar jetën tjetrit është vlerë njerëzore🫂.

PRANO NEURODIVERSITETIN
NDALO STIGMËN
SHTO MBËSHTETJEN

✨KUTIA 5 vjet✨5 vite shërbim profesional dhe dinjitoz ndaj secilit klient që ka kërkuar mbështetje tek ne dhe na ka besu...
01/04/2026

✨KUTIA 5 vjet✨

5 vite shërbim profesional dhe dinjitoz ndaj secilit klient që ka kërkuar mbështetje tek ne dhe na ka besuar më të vlefshmit e tyre-fëmijët.
5 vite pranim, angazhim maksimal dhe dashuri për secilin fëmijë që është bërë pjesë e familjes tonë të madhe.
5 vite në aftësimin dhe mbështetjen e profesionistëve për të punuar në trajtimin e fëmijëve me vështirësi të ndryshme zhvillimore, edhe më tepër 5 vite duke ruajtur gjithmonë të njëjtat standarde: praktikat më të mira profesionale, përkushtimin e pakushtëzuar dhe angazhim e përgjegjësi që çdo fëmijë që vjen tek ne të arrijë potencialin e tij maksimal, pa asnjë kompromis.

KUTIA është shtëpi për profesionistët, fëmijët dhe familjet💚

🏢Instituti i Shërbimeve Psikologjike dhe Sociale KUTIA
📍 Rr. Behar Begolli (mbi Hotel
International Prishtina) afër Albi Mall
☎️+38349647067

Pozitë e lirë në KUTIA për Logoped/e për FëmijëInstituti i Shërbimeve Psikologjike dhe Sociale KUTIA është duke kërkuar ...
24/02/2026

Pozitë e lirë në KUTIA për Logoped/e për Fëmijë

Instituti i Shërbimeve Psikologjike dhe Sociale KUTIA është duke kërkuar të zgjeroj ekipin e saj me angazhimin e një logoped/e të kualifikuar për të bashkëpunuar në ofrimin e shërbimeve të specializuara për fëmijë me vështirësi në komunikim, gjuhë dhe të folur.

➡️ Kërkesat kryesore:
*Diplomë universitare në Logopedi
*Përvojë të mëparshme në punë me fëmijë me vonesë në të folur, ASD, ADHD ose çrregullime të tjera neurozhvillimore.
*I/e gatshme për të mësuar aplikimim e teknikave terapeutike të mbështetura në qasje si ABA, DIR Floortime.
*Aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunimi me ekipin multidisiplinar, prindërit dhe familjen.
*Disponueshmëri për punë në ambiente të ndryshme terapeutike.

➡️ Detyrat kryesore:
*Planifikimi dhe realizimi i seancave individuale me fëmijët.
*Vlerësimi i aftësive të komunikimit, të gjuhës dhe të folurit, si dhe hartimi i planeve të ndërhyrjes në bashkëpunim me profesionistët tjerë.
*Bashkëpunimi me profesionistët e përfshirë në trajtim dhe me prindërit për të siguruar një qasje të integruar të ndërhyrjes.
*Mbajtja e dokumentacionit profesional dhe përgatitja e raporteve mbi progresin e fëmijëve.

🔴 Afati i fundit i pranimit të aplikimeve: 10 Mars 2025
Për aplikim, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj së bashku me letrën e motivimit në adresën elektronike institutikutia@gmail.com me subjekt:
“Aplikim në pozitën për Logoped/e”

Ju mirëpresim që të bëheni pjesë e misionit tonë për të ndihmuar fëmijët të arrijnë potencialin e tyre maksimal 🫶🏻

🏢 Instituti KUTIA
📍 Rr. Behar Begolli, Prishtina e Re (tek Hotel International Prishtina)
☎️ +383 49 647 067

Gëzuar 17 Shkurti-Ditën e Pavarësisë së Kosovës🇽🇰✨✨Nga Instituti KUTIA ju urojmë një festë me krenari, unitet dhe shpres...
17/02/2026

Gëzuar 17 Shkurti-Ditën e Pavarësisë së Kosovës🇽🇰✨✨

Nga Instituti KUTIA ju urojmë një festë me krenari, unitet dhe shpresë për një të ardhme më të ndritur për fëmijët dhe gjithë shoqërinë!

🏢Instituti i Shërbimeve Psikologjike dhe Sociale KUTIA
📍Rr. Behar Begolli (mbi Hotel International Prishtina), Prishtina e Re, Prishtinë
☎️ +38349647067

Çdo përpjekje meriton një medalje. Ky është triumfi yt Alek🏅 Edhe një fëmijë përmbyll me sukses trajtimin e plotë psikol...
09/01/2026

Çdo përpjekje meriton një medalje. Ky është triumfi yt Alek🏅

Edhe një fëmijë përmbyll me sukses trajtimin e plotë psikologjik dhe logopedik në KUTIA. Krenarë për çdo hap që kemi bërë, çdo përparim që është arritur dhe çdo buzëqeshje të fituar te çdo fëmijë e familje.

KUTIA shpreh falënderimet më të sinqerta për besimin që klientët tanë kanë treguar ndaj nesh duke zgjedhur shërbimet ton...
30/12/2025

KUTIA shpreh falënderimet më të sinqerta për besimin që klientët tanë kanë treguar ndaj nesh duke zgjedhur shërbimet tona. Vlerësimi dhe bashkëpunimi juaj si klientë ka rëndësi të veçantë për ne dhe na motivon të ruajmë standarde të larta profesionalizmi dhe cilësie në çdo shërbim që ofrojmë.
-Jemi mirënjohës për besimin tuaj dhe presim me kënaqësi bashkëpunime të mëtejshme çdo ditë e vit!

KUTIA, vend mik për çdo fëmijë e familje💚

KUTIA është shtëpi e dytë për shumë fëmijë…dhe një shtëpi pa dyshim, duhet të jetë vend i rehatshëm, i këndshëm dhe plot...
31/10/2025

KUTIA është shtëpi e dytë për shumë fëmijë…dhe një shtëpi pa dyshim, duhet të jetë vend i rehatshëm, i këndshëm dhe plot dashuri për secilin 🤍

🗣️Të folurit për emocionet me fëmijët që në moshë të hershme është pjesë thelbësore e zhvillimit të tyre. Kur fëmijët më...
30/10/2025

🗣️Të folurit për emocionet me fëmijët që në moshë të hershme është pjesë thelbësore e zhvillimit të tyre. Kur fëmijët mësojnë të njohin dhe të emërtojnë ndjenjat, ata zhvillojnë vetëdije emocionale dhe aftësi për t’i përballuar emocionet në mënyrë të shëndetshme. Kjo i ndihmon të kuptojnë jo vetëm veten, por edhe të tjerët.
-Diskutimi i hapur për emocionet forcon lidhjen mes fëmijës dhe të rriturit, duke krijuar besim dhe ndjenjë sigurie. Një fëmijë që ndihet i kuptuar mëson të shprehë ndjenjat pa frikë dhe të kërkojë ndihmë kur ka nevojë. Përmes këtij procesi, parandalohen edhe shumë sjellje problematike që lindin kur emocionet mbeten të pashprehura.
-Të flasim për emocionet nuk është vetëm një mënyrë për t’i ndihmuar fëmijët të rriten më të qetë, por një hap i rëndësishëm për të formuar individë empatikë, të vetëdijshëm dhe të balancuar emocionalisht.

ENG

-Talking about emotions with children from an early age is an essential part of their development. When children learn to recognize and name their feelings, they develop emotional awareness and the ability to manage those feelings in a healthy way. This helps them understand not only themselves but also others.
-Open discussions about emotions strengthen the bond between the child and the adult, as they create trust and a sense of security. A child who feels understood learns to express emotions without fear and to seek help when needed. Through this process, many behavioral issues that arise from unexpressed emotions can also be prevented.
-Talking about emotions is not only a way to help children grow up calmer and more confident, but also an important step in shaping empathetic, self-aware, and emotionally balanced individuals💚

🏢Instituti i Sherbimeve Psikologjike dhe Sociale KUTIA
📍Rr.Behar Begolli, Prishtina e Re (mbi Hotel International Prishtina) afer Albi Mall
☎️+38349647067

Bëje shëndetin mendor prioritet🫶🏻
10/10/2025

Bëje shëndetin mendor prioritet🫶🏻

🎀Lufta me kancerin nuk është vetëm fizike por edhe mendore dhe emocionale. Gratë që përballen me këtë sfidë kanë nevojë ...
06/10/2025

🎀Lufta me kancerin nuk është vetëm fizike por edhe mendore dhe emocionale. Gratë që përballen me këtë sfidë kanë nevojë për mbështetje psikologjike, mirëkuptim dhe hapësirë të mjaftueshme për të shprehur ndjenjat e tyre në mënyrë që të ulet ndikimi negativ në aspektin psikologjik që mund të ketë procesi i trajtimit.

🌸Duhet të flasim më shumë për rëndësinë e kujdesit emocional dhe të mos i lëmë vetëm në këtë rrugëtim.

Address

Shkupi
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 19:00
Tuesday 08:00 - 19:00
Wednesday 08:00 - 19:00
Thursday 08:00 - 19:00
Friday 08:00 - 19:00
Saturday 08:00 - 12:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when KUTIA - Instituti i Shërbimeve Psikologjike posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to KUTIA - Instituti i Shërbimeve Psikologjike:

Share

Category