Ordinanca Gjinekologjike - Ulpiana

Ordinanca Gjinekologjike - Ulpiana Ordinanca Gjinekologjike - "Ulpiana" ofron shërbime profesionale gjinekologjike, me përvojë pune 20 vjeçare!

CILAT JANË DISA PREJ SHENJAVE TË LINDJES SË PARAKOHSHME?Shenjat e lindjes së parakohshme përfshijnë kontraksione të shpe...
09/11/2024

CILAT JANË DISA PREJ SHENJAVE TË LINDJES SË PARAKOHSHME?

Shenjat e lindjes së parakohshme përfshijnë kontraksione të shpeshta, dhimbje në pjesën e poshtme të barkut ose shpinë, ndjesi presioni në legen, rrjedhje lëngu amniotik, gjakderdhje ose rrjedhje të pazakonta vaginale dhe lodhje të tepërt.

• Nëse keni këto shenja, kontaktoni menjëherë mjekun tuaj!

Iku dhe një vitë përplot sfida, punë, shumë dëshira, shumë arritje shumë synime, por para se të gjithash me shëndet dhe ...
31/12/2023

Iku dhe një vitë përplot sfida, punë, shumë dëshira, shumë arritje shumë synime, por para se të gjithash me shëndet dhe dashuri në familjet tona, të cilat nuk zëvendësohen me asnjë epitet tjetër.
Andaj të shohim përpara dhe të shpresojmë për një vit edhe më të mirë edhe më të suksesshëm për ju dhe familjet tuaja.
Gëzuar 2024, për shumë mote me shëndet dhe shumë dashuri!😊

23/12/2023

Për shkak të stinës së ftohtë të dimrit, vlen të rikujtohet se të gjithë kanë nevojë për vitaminë D – ajo na ndihmon të absorbojmë sasinë e duhur të kalciumit dhe fosfatit.
Është veçanërisht e rëndësishme në shtatzëni pasi ndihmon në zhvillimin e kockave, dhëmbëve, veshkave, zemrës dhe sistemit nervor të foshnjës.

• Të gjitha gratë shtatzëna duhet të marrin një shtesë prej 10 mikrogramësh (ose 400 IU) të vitaminës D çdo ditë. Kjo do t'i japë fëmijës suaj mjaftueshëm vitaminë D për muajt e parë të jetës.

CILAT JANË DISA NGA SHENJAT E LINDJES? Ka disa shenja që lindja mund të fillojë, duke përfshirë:- Kontrakcionet ose shtr...
08/12/2023

CILAT JANË DISA NGA SHENJAT E LINDJES?

Ka disa shenja që lindja mund të fillojë, duke përfshirë:
- Kontrakcionet ose shtrëngimet.
- Dhimbje shpine.
- Urinimi i shpeshtë, qe shkaktohet nga presioni i kokës së foshnjës në vezikën urinare.
- Pëlcitje e ujërave.
- Keni gjakosje të lehtë vaginale.
- Beba juaj lëviz më pak se zakonisht.

Nëse dëshironi të dini më shumë rreth lindjes apo simptomave të lindjes, mund të caktoni termin te gjinekologu.

04/11/2023

KUR DUHET TA VIZITONI GJINEKOLOGUN NËSE KENI CIKËL TË ÇRREGULLT?

Disa prej simptomave që përcaktojnë vizitën te mjeku si të nevojshme, janë:

• Periudhat menstruale që zgjasin më shumë se 7 ditë.
• Fluks i rëndë menstrual që ju pengon të bëni gjërat që do të bënit normalisht.
• Keni dhimbje të vazhdueshme në pjesën e poshtme të barkut gjatë menstruacioneve.
• Ndiheni shumë të lodhur dhe ju mungon energjia.

Për konsultime apo për termine, na kontaktoni në faqe ose në numrin +383 44 136 562🙂

Ordinanca Gjinekologjike - "Ulpiana" ofron shërbime profesionale gjinekologjike, me përvojë pune 20 vjeçare!

ÇFARË RËNDËSIE KA VITAMINA D GJATË SHTATZANISË? Vitamina D rregullon sasinë e kalciumit dhe fosfatit në trup, të cilat j...
22/10/2023

ÇFARË RËNDËSIE KA VITAMINA D GJATË SHTATZANISË?

Vitamina D rregullon sasinë e kalciumit dhe fosfatit në trup, të cilat janë të nevojshme për të mbajtur kockat, dhëmbët dhe muskujt të shëndetshëm.

Trupat tanë prodhojnë vitaminë D kur lëkura jonë është e ekspozuar ndaj rrezeve të diellit të verës (nga fundi i marsit deri në fund të shtatorit).

Midis muajve shtator dhe mars, trupi nuk mund të prodhojë mjaftueshëm vitaminë D vetëm nga rrezet e diellit, prandaj rekomandohet një suplement.

• Për gratë shtatzëna dhe nënat gjidhënëse, rekomandohet doza ditore prej 10 mikrogramë vitaminë D në ditë!

14/10/2023

Ordinanca Gjinekologjike - Ulpiana, ofron pakon në vijim, në kuadër të muajit për parandalimin e kancerit të gjirit!

Për të caktuar termin, mund të na kontaktoni në numrin +38344136562.😊

Ordinanca Gjinekologjike - "Ulpiana" ofron shërbime profesionale gjinekologjike, me përvojë pune 20 vjeçare!

SA SHPESH DUHET TA VIZITOSH GJINEKOLOGUN?Sipas Kolegjit Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve, ekzaminimet e pelvikut...
30/09/2023

SA SHPESH DUHET TA VIZITOSH GJINEKOLOGUN?

Sipas Kolegjit Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve, ekzaminimet e pelvikut rekomandohen çdo vit.

Pap testi duhet të bëhet të paktën çdo 3 vjet për sa kohë që testet e mëparshme kanë qenë normale. Pap testet jonormale mund të kërkojnë teste ose ekzaminime më të shpeshta.

Gjatë këtyre ekzaminimeve, gjinekologu juaj do t'ju kontrollojë për çdo problem me vaginën, mitrën, qafën e mitrës, vezoret dhe tubat e fallopit.

Për termine apo konsultime na kontaktoni në +383 44 136 562😊

Address

Mujë Krasniqi, Ulpianë C7
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 16:00 - 20:00
Tuesday 16:00 - 20:00
Wednesday 16:00 - 20:00
Thursday 16:00 - 20:00
Friday 16:00 - 20:00

Telephone

+38344136562

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ordinanca Gjinekologjike - Ulpiana posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share