Ordinanca Psikiatrike '' London Clinic ''

Ordinanca Psikiatrike '' London Clinic '' Dr.Agron Ramadani, MD, RCPsych., M.A, TSP
Consultant Psychiatrist
Psychoanalytic Psychotherapist
Approved under Section 12 (2) of MHA 1983/2007

👨‍⚕️ Dr. Agron Ramadani, specialist i psikiatrisë, do të jetë i pranishëm në Ordinancën Psikiatrike London Clinic në Pri...
04/02/2026

👨‍⚕️ Dr. Agron Ramadani, specialist i psikiatrisë, do të jetë i pranishëm në Ordinancën Psikiatrike London Clinic në Prishtinë gjatë datave:

🗓️ 13 deri më 21 Shkurt, 2026

📍 Adresa: Rr. Jakov Xoxa, Prishtinë 10000
---
Për informata & termine:
📱 WhatsApp: +44 7956 575639
📩 Na shkruani edhe në inbox për rezervime direkte.

Shëndeti mendor ka rëndësi – kujdesuni për veten dhe të dashurit tuaj!

DR AGRON RAMADANI, M.D., RCPSYCH., MA., TSPDoktor I MjeksiseConsultat PsychiatristAnetare I Specializuar Kolegjit Royal ...
23/09/2019

DR AGRON RAMADANI, M.D., RCPSYCH., MA., TSP

Doktor I Mjeksise
Consultat Psychiatrist
Anetare I Specializuar Kolegjit Royal te Mbreterise se Bashkuar
Anetar I Perhershem I Specializuar ne General medical Council
Anetar ne Tavistock dhe Institute of psycho-analysts.
Specialist I Psik-analizes
Magjister I Psik- analize
Agron Ramadani lindi me 12 Pril 1966 ne Presheve. Shkollen fillore e kreu ne Presheve, kurse shkollen e mesme te mjeksise se pergjithshme ne Prishtine. Diplomoi ne fakultetin e mjekesise ne Universitetin e Sarajeves. Specializimin ne psikiatri te pergjithshme ne Prishtine dhe pastaj u specializua ne Mbreterine e Bashkuar, ne Londer. Pervec psikiatrise gjithashtu u specializua ne specializimin e dyte ne Tavistock and Portman NHS Trust, ne fushen e psik-analizes ne universitetin e Londres dhe universitetin Essex ne Mbreterine e Bashkuar, ne qendren per studime psik-analitike ku gjithashtu mori titullin magjister I psik-analizes. Dr Agroni Ramadani kompletoi analizen personale me Prof. dr. Eric Brenman, gjenerate e pare studenteve te Sigmund Freud me Melaine Klein dhe Ann Segale, gjithashtu kryetar I associacionit te psik-analisteve boteror dhe te Mbreterise se Bashkuar. Dr Agroni I takon plejades se brezit te dyte te gjenerates se psik-analisteve boteror pas Sigmund Freud. Gjithashtu ishte I faleminderuar per psikoterapi analitike nga shume figura te botes se artit, filmit, muzikes dhe sportit botror.
Dr Agron Ramadani eshte anetare I rregullt I specializuar i General Medical Council dhe I Kolegjit te Psikiatrave Royal ne Mbreterine e Bashkuar si dhe anetare I shoqates europiane dhe botrore te psikiatrave.
Dr Agron Ramadani ushtroi profesonin e vet ne dy fushat e specializuara ( psikiatri dhe psik-analize) ne shume spitale dhe institucione te shendetit mendor ne Mbreterine e Bashkuar. Per momentin punon Consultant Psychiatrist- udheheqes ne Huntercombe Hospital ne Londer. Gjithashtu ketu ushtron edhe psik-analizen me shume sukses. Per me shume se nje dekade ushehoqi ne Neuropsikiatri me lendime te trurit, fushe sub-specialistike ne shendetin mendor qe praktikohet vetem ne disa qendra botrore te sub specializuara.
Dr Agroni per momentin udheheq Psikiatrine Intenzive ne Huntercombe Hospital ne Londer.
Pas shume kerkesave ne Kosove, Dr Agroni gjithashtu kete vit ka vendosur te ofroj sherbime psikiatrike dhe psik-terapeutike ( psik-analitike), nje here ne muaj ( nga tri dite) ne Ordinancen Psikiatrike “London Clinic” ne Prishtine.

Dr. ILIRE RAMADANI, MD,Sci.Sci.CBTDoktoreshë e Mjekësisë, Specialiste për Psikiatri dhe Psikoterapi, Specialiste për Psi...
22/09/2019

Dr. ILIRE RAMADANI, MD,Sci.Sci.CBT

Doktoreshë e Mjekësisë, Specialiste për Psikiatri dhe Psikoterapi, Specialiste për Psikoterapi CBT, Bern, Zvicër.

Ka lindur me 3. Korrik 1970 në Preshevë. Shkollën fillore e kreu ne vendlindje. Shkollën e mesme në Prishtinë. Fakultetin e Mjekësisë e regjistroi në Prishtinë dhe e perfundoi në Sarajevë në vitin 2002. U specializua në Psikiatri në Prishtinë dhe në Universitetin e Bernit. Gjithashtu u specializua edhe në Psikoterapi në Akademinë për Terapi Kognitive dhe Biheviorale (CBT) AIM, Universiteti i Bernit.

Dr. Ilire Ramadani kreu specializimin per Psikoterapi CBT në Akademinë per Terapi Kognitive, Biheviorale dhe integrimin e Metodave (AIM) me renome botërore, të udhehequr nga Prof. Dr. Phil. Volker Roder.

Dr. Ilirja është Psikoterapeutja e parë dhe e vetme në Kosovë, në cilësinë e Psikiatres dhe Psikoterapeutes CBT.

Është anëtare e perhershme e FMH-së (Foederatio Medicorum Helveticorum) të Zvicres.

Me punën e saj të përkushtuar ka mbajtur shumë ligjerata në shumë konferenca në Zvicer, shumë punime me interes në fushen e shëndetit mendor dhe psikoterapi CBT si dhe ka trajtuar me sukses shume personalitete te shquara në Zvicer.

Ka punuar në Institucione te ndryshme me renome botërore per Psikiatri dhe Psikoterapi në Zvicër.

Aktualisht punon në Klinikën e Psikiatrisë të Shërbimeve Spitalore Klinike Universitare të Kosovës (SHSKUK), në repartin për trajtimin e Psikozave, Prishtinë, Kosovë.

VEMENDJE: Dr.Agroni jeton dhe punon psikiatër prej vitesh  në Londër, dhe viziton  '' London Clinic '' këtu në Prishtinë...
22/09/2019

VEMENDJE:

Dr.Agroni jeton dhe punon psikiatër prej vitesh në Londër, dhe viziton '' London Clinic '' këtu në Prishtinë vetëm një herë në muaj, andaj rezervimi i termineve është i obliguar në aplikacionin Viber në kontakt direkt me të:

+44956575639 ( Viber )

Të gjithë ju që keni nevojë për çdo shërbim të shëndetit mendor, ju lutem shfrytëzoni sa më shumë këtë vizitë të tij i cili bënë udhtimin enkas për të ndihmuar popullin tonë!

- Çrregullimi i ankthit të ndarjes:Kjo karakterizohet nga një nivel i lartë i ankthit kur individi ndahet nga një person...
21/09/2019

- Çrregullimi i ankthit të ndarjes:

Kjo karakterizohet nga një nivel i lartë i ankthit kur individi ndahet nga një person ose vend që ia ka dhënë një ndjenjë sigurie . Ndarja nganjëherë rezulton me simptoma paniku. Reagimi i tepruar ose i papërshtatshëm pas largimit konsiderohet të jetë një çrregullim.

- Çrregullimi i stresit posttraumatik (PTSD):Ky është ankth i shkaktuar nga traumat e mëparshme si lufta, sulmet seksual...
21/09/2019

- Çrregullimi i stresit posttraumatik (PTSD):

Ky është ankth i shkaktuar nga traumat e mëparshme si lufta, sulmet seksuale, pengmarrja ose ndonje aksident serioz. PTSD shpesh çon në flashback (ku rishfaqen kujtimet,ndjenjat ose eksperiencat e përceptuara në të shkuatën).

- Çrregullimi obsesiv kompulsiv (OCD):Ky është një çrregullim ankthi i karakterizuar nga mendime ose veprime të përsërit...
21/09/2019

- Çrregullimi obsesiv kompulsiv (OCD):

Ky është një çrregullim ankthi i karakterizuar nga mendime ose veprime të përsëritura, shqetësuese dhe ndërhyrëse. Njerëzit në këtë grup e dinë që shqetësimet dhe shtrëngimi shpesh janë të palogjikshme dhe ata përpiqen t’i lehtësojnë shqetësimet e tyre. Individët me OCD i pastrojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe të pakontrollueshme sendet personale, duart, dhe i kontrollojnë vazhdimisht flokët,pajisjet elektrike ose ndriçuesit e dritës.

- Çrregullimi i ankthit social:Kjo është frika per tu vleresuar si negativ nga të tjerët në situata shoqërore. Kjo përfs...
21/09/2019

- Çrregullimi i ankthit social:

Kjo është frika per tu vleresuar si negativ nga të tjerët në situata shoqërore. Kjo përfshin një gamë të emocioneve, të tilla si frika nga intimiteti dhe frika nga poshtërimi. Ky çrregullim mund t’i bëjë njerëzit t’i shmangin situatat publike dhe marrëdhëniet njerëzore deri në pikën ku jeta tyre e përditshme bëhet jashtëzakonisht e vështirë.

- Fobia:Kjo është një frikë irracionale që karakterizohet me shmangien prej ndonjë objekti apo situate. Fobitë ndryshojn...
21/09/2019

- Fobia:

Kjo është një frikë irracionale që karakterizohet me shmangien prej ndonjë objekti apo situate. Fobitë ndryshojnë nga çrregullimet e tjera të ankthit për shkak se kanë një arsye të veçantë. Frika mund të konsiderohet e paarsyeshme, por individi nuk mund të kontrollojë ankthin. Shkaktarët e fobisë mund te jenë situatat, kafshët apo objektet e përditshme.

- Çrregullimi i përgjithësuar i ankthit:Ky është një çrregullim kronik me ankth të tepruar dhe afatgjatë, dhe shqetësime...
21/09/2019

- Çrregullimi i përgjithësuar i ankthit:

Ky është një çrregullim kronik me ankth të tepruar dhe afatgjatë, dhe shqetësime rreth ngjarjeve, objekteve dhe situatave jo-specifike të jetës. Ky eshte crregullimi më i zakonshëm i ankthit. Njerëzit në këtë grup nuk mund të përcaktojnë shkakun e shqetësimeve të tyre.

Address

Jakovë Xoxa
Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ordinanca Psikiatrike '' London Clinic '' posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Ordinanca Psikiatrike '' London Clinic '':

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category