Swiss Fertility Clinic - Klinika Zvicerane për infertilitet

Swiss Fertility Clinic - Klinika Zvicerane për infertilitet Klinike per trajtimin e infertilitetit dhe te gjitha problemeve tjera gjinekologjike

14/07/2025

, , , , , , , , , , , , , ,

27/04/2025
Gjinekologji & Infertilitet
23/10/2024

Gjinekologji & Infertilitet

NGA SHPRESA DERI TE SUKSESI PËR TË PASUR FËMIJË Çiftet që nuk kanë fëmijë, shpesh vuajnë në vete dhe e kanë shumë të vës...
19/10/2024

NGA SHPRESA DERI TE SUKSESI PËR TË PASUR FËMIJË

Çiftet që nuk kanë fëmijë, shpesh vuajnë në vete dhe e kanë shumë të vështirë që të flasin publikisht për problemin e tyre si dhe nuk e kanë të lehtë që të kalojnë nga një strategji në një zgjidhje. Dhe vetëm ata e dijnë se sa forcë dhe energji iu nevojitet për ta marrur guximin që të shkelin aty ku nuk varet gjithçka nga kontrolli i tyre.

Dhe në këtë rrugëtim, shpesh të gjatë e të pa shpresë, ata e kuptojnë se jeta nuk është aq e thjeshtë, por është plot e përplot sfida të papritura, e në mesin e tyre edhe arritja më elementare e prindërimit.

Pra, atëherë e kuptojnë se i kanë vetëm dy mundësi, ose të luftojnë deri në fund për ta arritur këtë qëllim për tu bërë prindë, ose për tu tërhjekur dhe për të jetuar përgjithmonë në dëshpërim.

Megjithatë, ata të cilët nuk arrijnë ta realizojnë ëndërrën e tyre për tu bërë prindër, nuk është e thënë se iu mungon diçka dhe jetën duhet ta pranojnë me ato që ajo ua dhuron. Mirëpo, nëse e kuptoni se pamundësia për të pasur fëmijë ju bën përjetë të palumtur, atëherë kurrë mos hiqni dorë nga ky qëllim, por kërkoni profesionistët e vërtetë për infertilitet dhe klinikat e dëshmuara në këtë fushë të mjekësisë, ashtu që ëndërrat tuaja prindërore një ditë t’i bëni realitet. Sepse, kur ekziston motivi i vërtetë, ju mund t’i lëvizni edhe yjet me besim dhe me shpresë.

Dr. Gjina Zeqiri MSc, PhD
Gjinekologe – Obstetre
Subspecialiste për infertilitet dhe IVF

+383 44 111 934 – Klinika Turke për Gjinekologji (Prishtinë)
+355 69 321 8011 – Royal Diagnostic Center (Tiranë)

INSEMINIMI INTRAUTERIN (IUI)Inseminimi intrauterin apo shkurt IUI është një nga metodat më të vjetra të trajtimit të inf...
19/10/2024

INSEMINIMI INTRAUTERIN (IUI)

Inseminimi intrauterin apo shkurt IUI është një nga metodat më të vjetra të trajtimit të infertilitetit apo shterpësisë dhe paraqet procedurë joinvazive të riprodhimit të asistuar. Edhe pse në kohën e fundit kjo metodë e ka humbur popullaritetin e saj, megjithatë, për një numër të caktuar çiftesh, inseminimi mund të jetë hapi i parë në trajtimin e infertilitetit dhe pa mund të madh të sjellë realizimin e dëshirës së tyre për tu bërë prindër. Andaj, mos e neglizhoni inseminimin!

Përndryshe, inseminimi intrauterin është një teknikë që përdoret qe shumë vite në trajtimin e infertilitetit të çifteve, madje ajo ka filluar që të aplikohet shumë përpara frytnimit të asistuar apo IVF-it. Por, edhe sot e kësaj dite preferohet që të bëhet para metodës më të avancuar apo IVF-it, gjithmonë kur për te ka indikacione mjekësore, meqë është procedurë shumë më e thjeshtë dhe më pak e kushtueshme. Si e tillë, kjo procedurë nënkupton vetëm përpunimin e spermës në laborator dhe futjen e saj direkt në mitrën e gruas, në kohën e ovulacionit të saj.

Kjo metodë rekomandohet për çiftet te të cilat gruaja i ka të kalueshme tubat fallopiane, kurse burri nuk e ka ndonjë problem të madh me spermë.

Dr. Gjina Zeqiri MSc, PhD
Gjinekologe – Obstetre
Subspecialiste për fertilitet dhe IVF

+383 44 111 934 – Klinika Turke për Gjinekologji (Prishtinë)
+355 69 321 8011 – Royal Diagnostic Center (Tiranë)

VEZORET POLICISTIKE SI SHKAKTARE TË INFERTILITETITNjë nga shkaqet pse një grua nuk mund të ngelë shtatzanë janë edhe të ...
09/10/2024

VEZORET POLICISTIKE SI SHKAKTARE TË INFERTILITETIT

Një nga shkaqet pse një grua nuk mund të ngelë shtatzanë janë edhe të ashtuquajturat vezore policistike, të cilat janë një dukuri e shpeshtë te femrat, respektivisht pothuajse ҫdo e treta femër vuan nga ky sindrom. Vezoret policistike në fakt janë pasojë e një ҫrregullimi në prodhimin e hormoneve që e rregullojnë ciklin menstrual të gruas. Ky sindrom haset në periudhën reproduktive të femrës (nga mosha 15 deri në 44 vjetë). Sipas disa studimeve, gati 70% e grave as që e dijnë se e kanë këtë problem në vezore, organe këto të cilat janë përgjegjëse për prodhimin e qelizave vezë, respektivisht për aftësinë e një gruaje që të ngelë shtatzanë. Andaj, ҫdo vonesë e ciklit menstrual që nuk është pasojë e shtatzanisë, duke filluar qysh nga puberteti, është indikacion që femra ta viziton gjinekologun dhe ta verifikon apo përjashton këtë sindrom.

Ky sindrom e ka marrë emrin “vezore policistike” (apo shumë cista), meqë vezoret janë të mbushura përplot me cista të vogla ujore që përmbajnë në vete qeliza të papjekura vezë të cilat nuk arrijnë të zhvillohen deri në atë fazë që gruaja të mund të ngelë shtatzanë. Shkaktari i vërtetë i kësaj patologjie në vezore nuk dihet, por besohet se kryesisht ka të bëjë me gjenetikë dhe me sëmundjen e sheqerit.

Simptomat kryesore të këtij problemi në vezore janë:

- Menstruacionet e parregullta të përcjellura me gjakderdhje të mëdha, kryesisht më të rralla se zakonisht, e madje ndonjëherë gruaja ka më pak se tetë cikle brenda vitit.

- Hirzutizmi apo qimet e shtuara në fytyrë dhe në trup, si pasojë e prodhimit të shtuar të hormonit mashkullor (testosteronit) te ky ҫrregullim në vezore.

- Vezoret e zmadhuara dhe të mbushura me shumë cista të imta, që zakonisht diagnostifikohen lehtë në ultrazë.

- Obeziteti apo shtimi në peshë që paraqitet te rreth 80% e femrave me këtë sindrom.

Kurse simptome më të rralla të kësaj sëmundje janë: kokëdhimbja, rënja e flokëve dhe paraqitja e njollave të errëta në lëkurë në pjesë të caktuara të trupit.

Më e rëndësishmja është se sindromi i vezoreve policistike nuk i prek vetëm vezoret, por shkakton edhe një sërë ҫrregullimesh në organizëm, andaj edhe e ka marrë emrin “sindrom”. Pra, kjo sëmundje përveҫ që shkakton infertilitet, mund të ҫon edhe deri te shfaqja e sëmundjes së sheqerit, te shtypja e lartë e gjakut, te rritja e kolesterolit në gjak e deri te sulmi në zemër. Poashtu mund të shkakton depresion dhe ankth te gratë e atakuara, ndërprerje të kohë pas kohëshme të frymëmarrjes në gjumë si dhe të ҫon në shfaqjen e kancerit të mitrës respektivisht të endometriumit.

Për shkak të gjitha këtyre ҫrregullimeve që mund ta shoqërojnë këtë sëmundje, nevojitet diagnostifikim sa më i hershëm i saj, e që zakonisht arrihet në bazë të analizave të gjakut dhe ekzaminimit të organeve riprodhuese të gruas në ultrazë.

Shumica e grave me këtë sindrom paraqiten te mjeku vetëm kur kanë probleme për të ngelur shtatzanë. Duhet të ceket se rreth 70 -80% e grave me këtë patologji kanë pengesa me infertilitet apo me shtatzani. E edhe kur të ngelin shtatzanë, komplikimet e shtatzanisë janë dyfish më të larta te këto gra se sa te ato pa këtë patologji. Pra, te këto gra abortet dhe lindjet e parakohshme janë shumë më të shpeshta, si dhe paraqitja e diabetit dhe shtypjes së lartë në shtatzani janë shumë më frekuente.

Megjithatë, falë metodave të avancuara në trajtimin e infertilitetit, edhe këto gra mund të ngelin shtatzanë, ashtu që pikë së pari duhet te to të arrihet ovulacioni apo rritja dhe pjekja e qelizave vezë, meqë ky është problemi kryesor te gratë me vezore policistike. E për këtë tretman pacientet duhet t’iu drejtohen kryesisht gjinekologëve subspecialistë për infertilitet (sterilitet), meqë jo të gjithë gjinekologët kanë njohuri të mjaftueshme në këtë fushë.

Dr. Gjina Zeqiri MSc, PhD
Gjinekologe – Obstetre
Subspecialiste për infertilitet dhe IVF

Tel: +383 44 111 934 (Viber/Whatsapp)
“Klinika Turke për Gjinekologji” - Prishtinë

INFERTILITETI MASHKULLORShkaqet e infertilitetit mashkullorNdërsa infertiliteti apo shterpësia shpesh perceptohet si një...
09/10/2024

INFERTILITETI MASHKULLOR

Shkaqet e infertilitetit mashkullor

Ndërsa infertiliteti apo shterpësia shpesh perceptohet si një çështje femërore, infertiliteti mashkullor kontribuon në gati gjysmën e të gjitha rasteve të vështirësisë për arritjen e shtatzanisë.

Infertiliteti mashkullor mund të shkaktohet nga prodhimi i pamjaftueshëm ose funksioni joadekuat i spermës, si dhe nga bllokimet në kanale që e pengojnë daljen e saj. Shkaku më i shpeshtë i prodhimit të zvogëluar të spermës është varikocela apo zgjerimi i venave të testikujve. Kështu që varikocela është e pranishme në rreth 40% të meshkujve me probleme të infertilitetit.

Poashtu infeksionet siç është ai me virusin e shytave pas pubertetit, çrregullimet hormonale të hipofizës, sëmundjet gjenetike, anomalitë kromozomale, problemet imunologjike në të cilat mashkulli krijon antitrupa kundër spermës së vet, faktorët mjedisorë dhe stili i jetesës si konsumi i duhanit apo alkoholit, lëndimet dhe tumoret e testikujve, mungesa e dëshirës seksuale për shkak të depresionit ose përdorimit të ilaçeve, stresi, mbingrohja e testiseve, problemet kronike shëndetësore si dhe faktorë të tjerë si puberteti i hershëm apo i vonshëm mund të kontribuojnë në infertilitetin mashkullor.

Sterilitetin mashkullor mund ta shkaktojne edhe hipogonadizmi hipogonadotropik, disfunksioni erektil ose çrregullimet koitale si derdhja retrograde, anejakulimi etj. Infertiliteti mashkullor rritet edhe si pasojë e moshës, ndotësve të mjedisit apo nga një stil jo i shëndoshë jetese.

Simptomat e infertilitetit mashkullor

Shenja kryesore e infertilitetit mashkullor është pamundësia për të konceptuar një fëmijë apo shterpësia dhe shpeshherë mund të mos ketë simptoma të tjera.

Por, ndonëse mund të mos ketë shenja të dukshme të infertilitetit mashkullor, ka edhe disa shenja paralajmëruese për t'i marrur parasysh si: problemet me ejakulim, vëllimi shumë i ulët ose mungesa e spermës, vështirësitë në arritjen dhe mbajtjen e ereksionit, reduktimi i dëshirës seksuale ose humbja e libidos, zvogëlimi i qimeve të fytyrës ose trupit, infeksionet e përsëritura të frymëmarrjes, pamundësia për të nuhatur etj.

Poashtu anomalitë fizike të tilla si testikujt e pazbritur, ënjtja, dhimbja, traumat apo operacionit në testikuj, mund të dëmtojnë prodhimin ose funksionin e spermës, duke ndikuar në fertilitetin e meshkujve.

Diagnostifikimi i infertilitetit mashkullor

Analiza e spermës është një test kyç diagnostik për infertilitetin mashkullor, me ç’rast vlerësohen parametrat si koncentrimi, lëvizshmëria dhe morfologjia e spermatozoidëve. Rezultatet abnormale si koncentrimi i ulët, lëvizshmëria e dobët ose morfologjia jonormale janë indikatorët kryesorë që tregojnë për problemet e mundshme të fertilitetit mashkullor.
Përveç spermogramit, diagnostifikimi i infertilitetit mashkullor bëhet edhe me ekzaminim fizik duke përfshirë historinë mjekësore si dhe me analiza të gjakut për të vlerësuar nivelin e hormoneve.

Trajtimi i infertilitetit mashkullor

Trajtimi përfshin intervenimet kirurgjikale për të korrigjuar ose riparuar anomalitë anatomike ose dëmtimet e organeve riprodhuese të mashkullit e në disa raste përdoren procedura mjekësore në testise për nxjerrjen e spermës me qëllim të fekondimit të vezëve të gruas në laborator. E poçese asnjëra nga këto metoda nuk ka sukses, atëherë me pëlqim të çiftit e me qëllim të arritjes së shtatzënisë përmes IUI apo IVF-it, mund të përdoret një palë e tretë për dhurimin e spermës.

Kurse njohja e shenjave të hershme të problemeve të mundshme të fertilitetit tek meshkujt është thelbësore për vlerësimin dhe ndërhyrjen proaktive. Ndërsa përjetimi i një ose më shumë prej këtyre shenjave nuk do të thotë domosdoshmërisht infertilitet, andaj në këto raste është thelbësore që të konsultoheni me një subspecialist për fertilitetit.

Dihet se hapi themelor dhe fillestar kur kemi të bëjmë me infertilitetin e një çifti është analiza e spermës. Pra, partneri i parë që në këtë rast duhet të trajtohet është mashkulli. Mirëpo, fatkeqësisht ka akoma kosovarë që nuk pranojnë ta bëjnë këtë analizë kaq të thjeshtë, por preferojnë që të trajtohet vetëm gruaja. Apo analizën e spermës e kryejnë tek pas shumë lutjeve të bashkëshortes dhe rekomandimeve të përsëritura të mjekut. Por ka edhe kosovarë që pa problem pranojnë ta bëjnë spermogramin për ta verifikuar se cili partner është shkaktar i infertilitetit, ashtu që gruaja të mos iu nënshtrohet pa nevojë analizave të shumta diagnostifikuese.

Dr. Gjina Zeqiri, MSc, PhD
Gjinekologe - Obstetre
Subpecialiste për infertilitet dhe IVF

Klinika Turke për Gjinekologji (Prishtinë)

Mob: +383 44 111 934 (Viber/Whatsapp)

NJOFTIMKlinika Turke për Gjinekologji në Prishtinë, përveç trajtimit më profesional të infertilitetit, bën përgaditjen ...
01/10/2024

NJOFTIM

Klinika Turke për Gjinekologji në Prishtinë, përveç trajtimit më profesional të infertilitetit, bën përgaditjen komplete të pacientëve për IVF apo fertilizim të asistuar mjekësor dhe i dërgon ata vetëm për fazën finale 3 – 4 ditore në spitalin më të suksesshëm për IVF në Qipro, me përkthyes shqiptar tërë kohën në dispozicion.

Njëherit i njofton pacientët, se me mjekët e njejtë nga Qiproja, hapet edhe spitali më i ri për IVF në Tiranë, i cili i trajton jo vetëm pacientët shqiptarë por edhe ata ndërkombëtarë.

Telefoni për kontakt: +383 44 111 934 (Wiber/Whatsapp)

Mos harroni, ju mund të bëheni prindër në çdo moshë, vetëm poçese jeni të shëndoshë.

Address

Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 20:00
Tuesday 08:00 - 20:00
Wednesday 08:00 - 20:00
Thursday 08:00 - 20:00
Friday 08:00 - 20:00
Saturday 08:00 - 20:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Swiss Fertility Clinic - Klinika Zvicerane për infertilitet posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Swiss Fertility Clinic - Klinika Zvicerane për infertilitet:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram