Dr.Dardan Hoxha Urolog

Dr.Dardan Hoxha Urolog Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Dr.Dardan Hoxha Urolog, Urologist, Pristina.

Çrregullimi seksual i shpesht tek meshkuj është Disfunksioni erektil (DE), i njohur si impotencë, është paaftësia e vazh...
21/04/2026

Çrregullimi seksual i shpesht tek meshkuj është Disfunksioni erektil (DE), i njohur si impotencë, është paaftësia e vazhdueshme për të arritur ose mbajtur një ereksion të mjaftueshëm për marrëdhënie seksuale. Kjo gjendje shkaktohet shpesh nga probleme të rrjedhjes së gjakut, faktorë nervorë, diabeti,çregullimet hormonale ose shkaqe psikologjike. Është një problem i zakonshëm, që prek rreth 50% të meshkujve mbi 50 vjeç, por tani po shihet një rritje edhe në moshat e reja.
Shkaqet kryesore të disfunksionit erektil janë:

Probleme organike: Rrjedha e pamjaftueshme e gjakut në p***s, diabeti, sëmundjet e zemrës,sëmundjet nervore, vlera të larta të yndyrës në gjak ose çregullimet hormonale.

Faktorët psikologjikë: Stresi, ankthi, depresioni ose problemet në çift.

Mënyra e jetesës: Duhanpirja, konsumimi i tepërt i alkoolit dhe mbipesha, pastaj perdorimi i medikamenteve antidepresant, antihipertenzivet etj

Simptomat:
Vështirësi në arritjen e ereksionit.
Pamundësia për të mbajtur ereksionin gjatë marrëdhënies.
Dëshira e ulur seksuale.

Trajtimi:
Trajtimi përfshin medikamente (si inhibitorët PDE5), ndryshime në stilin e jetesës (dietë, ushtrime), këshillim psikologjik ose terapi specifike mjekësore ( injekcionet intracavernoze deri te proteza pe**le).

Mos i neglizhoni simptomat, Konsulta me Urologun ofron zgjidhje!

18/04/2026
Koha për ndërgjegjësim për prindërit dhe vetë-ekzaminiminRasti i dytë brenda 1 muaji: pacient i moshës madhore ( 25 vjet...
04/04/2026

Koha për ndërgjegjësim për prindërit dhe vetë-ekzaminimin

Rasti i dytë brenda 1 muaji: pacient i moshës madhore ( 25 vjet) paraqitet me dhimbje në regjionin inguinal (si në figurë).
Gjatë ekzaminimit objektiv konstatohet mungesa e një te**isi në qesen skrotale. Në ekzaminimin ultrasonografik, te**isi gjendet në regjionin inguinal, si pasojë e një anomalie të zbritjes së te**isit gjatë zhvillimit intrauterin (kriptorkidizëm).
Për vlerësim të mëtejmë dhe përjashtim të ndonjë procesi neoplastik, është realizuar rezonanca magnetike së bashku me analizat e markerëve tumoralë.
Ky problem duhej të identifikohej më herët:
gjatë jetës intrauterine me ultrazë nga Gjinekologu Obsteter ose
menjëherë pas lindjes nga pediatri apo
gjatë vizitave rutinore në fëmijëri
Nëse kjo anomali zbulohet dhe trajtohet në kohë (moshë e hershme), rezultatet janë shumë të mira.
Në të kundërt:
rritet rreziku për atrofi të te**isit
rritet rreziku për infertilitet (deri në ~50%)
rritet rreziku për zhvillim të sëmundjeve malinje të te**isit

Prandaj, kontrolli i hershëm dhe vetë-ekzaminimi janë thelbësorë.

25/03/2026

Circumcision (synetia) në Agaj-Medical.

Ju njoftojmë se Agaj-Medical ka filluar të ofroj edhe shërbimin e synetisë.
Circumcision (synetia) është procedurë e rëndësishme shëndetësore, që ndihmon në zvogëlimin e rrezikut për sëmundje të ndryshme, si dhe ndihmon në ruajtjen e një higjene më të mirë personale tek femijet.

Procedura e Synetisë në Agaj-Medical bëhen në ambient moderne dhe të sigurt, me përdorimin e teknologjisë dhe mjekësisë së fundit. Specializimi dhe kujdesi i ekipit tonë sigurojnë që procedura të jetë e kryer në mënyrë efektive rikuperim të shpejtë dhe të sigurt.

Për konsulta dhe termine na kontaktoni në:
📱+383 49 803 350 (Viber & WhatsApp)

19/03/2026

Cistoskopia e radhës
Pacientja 79-vjeçare me hematuri (urinim me gjak) lajmërohet për vizitë specialistike. Bëhet eko e urotraktit, ku vërehet një masë e dyshimtë në fshikëzën urinare.
Indikohet cistoskopia eksplorative, e cila realizohet, dhe gjatë ekzaminimit zbulohet një masë tumorale rreth 2.5 cm.
Pacientes i rekomandohet të bëhet trajtimi me TUR i tumorit në fshikëz urinare.

P.s mos e neglizhoni urinimin me gjak, lajmerohuni tek urologu!

07/03/2026

Dr. Dardan Hoxha– Urolog në Agaj-Medical me përkushtim dhe profesionalizëm, ofron shërbime të avancuara si:

- Vizitë Specialistike Urologjike,
- Instilim intravezikal,
- Irrigim i fshikëzës urinare,
- Vendosje dhe ndërrim të kateterit urinar,
- Vendosje dhe ndërrim i kateter suprapubik,
- Biopsi e p***sit,
- Ekscizion i lezioneve në lëkurë të regjionit gjenital
- Incizion dhe drenim i abscesit penil,
- Incizion dhe drenim i abscesit të te**isit.
- Kauterizim elektrik i Condilomave( lythave gjenitale)
-Cirkumcizion(Syneti),
- Dilatimi i prepuciumit,
- Ndërrim i urostomës,
- Marrje strisho uretrale,
- Përpunim i plagës me qepje,
- Pastrim i plagës,
- Heqje penjesh,
- Echo e urotraktit,
- Echo e skortumit, etj.

Agaj-Medical - Your family doctor & Polyclinic

Për konsulta dhe termine na kontaktoni në:
📱+383 49 803 350 (Viber & WhatsApp)

26/02/2026

INFERTILITETI MASHKULLOR


Infertiliteti mashkullor përkufizohet si pamundësia për të arritur shtatzëni pas 12 muajsh marrëdhënie të rregullta seksuale pa mbrojtje. Në rreth 40–50% të rasteve, shkaku lidhet me faktorë mashkullorë.

📌 Shkaktarët kryesorë
✔️ Çrregullime të spermës (numër i ulët, lëvizshmëri e dobët, forma jonormale)
✔️ Varikocela (shkaku më i shpeshtë i korrigjueshëm)
✔️ Çrregullime hormonale
✔️ Infeksione urogjenitale
✔️ Shkaqe gjenetike
✔️ Stil jetese jo i shëndetshëm (duhan, alkool, obezitet, stres)

Si trajtohet?
🔹 Trajtim medikamentoz dhe antioksidantë
🔹 Trajtim hormonal (kur indikohet)
🔹 Trajtim kirurgjikal (p.sh. varikocela)
🔹 Metoda të riprodhimit të asistuar (IUI, IVF, ICSI)
📌 Mesazh i rëndësishëm
📢 Infertiliteti mashkullor nuk është i pashërueshëm.
Vlerësimi i hershëm nga urologu dhe spermiogrami janë hapi i parë drejt zgjidhjes.

18/02/2026

Çfarë është cistoskopia?

Cistoskopia është një procedurë diagnostike (dhe ndonjëherë terapeutike) ku Urologu shikon brendësinë e fshikëzës urinare dhe uretrës me një instrument të hollë me kamerë që quhet cistoskop.
Procedura kryhet zakonisht nga urologu:
me anestezi lokale (xhel në uretër)
ose me anestezi të lehtë/spinale në raste të veçanta
Zgjat rreth 5–15 minuta (diagnostike).

Indikacionet (kur bëhet cistoskopia)
Cistoskopia bëhet në këto raste:
- Gjak në urinë (hematuri)
Për të përjashtuar tumor, gurë, inflamacion
- Infeksione urinare të përsëritura
-Simptoma të traktit urinar të poshtëm
-Dyshim për tumor të fshikëzës
- Gurë në fshikëz
-Pengesat Obstruktive(HBP, scleroz e qafes se fshikzes, strikture e uretres)
-Kontroll pas operacionit ose pas trajtimit të tumorit te fshikzes
- Marrje biopsie ose trajtime endoskopike
-Vendosje stenti ureteral

Gurët në traktin urinarHyrjeGurët në traktin urinar (urolithiasis) janë formacione kristalore që krijohen nga precipitim...
08/02/2026

Gurët në traktin urinar

Hyrje
Gurët në traktin urinar (urolithiasis) janë formacione kristalore që krijohen nga precipitim i kripërave minerale në urinë. Ato mund të lokalizohen në veshkë, ureter, fshikëz urinare ose uretrë. Sëmundja është e shpeshtë, me tendencë rikthimi dhe incidencë më të lartë te meshkujt.

Etiologjia
Formimi i gurëve ndodh si pasojë e mbingopjes së urinës me substanca litogjene ose mungesës së inhibitorëve të kristalizimit.
Faktorët kryesorë etiologjikë:
Dehidratimi (marrje e pamjaftueshme e lëngjeve)
Çrregullime metabolike:
Hiperkalciuri
Hiperurikemi / hiperurikozuri
Cistinuri
Infeksionet urinare (sidomos bakteret ureazë-prodhuese)
Obstrukcionet qe favorizojne urine reziduale (hipertrofia e prostates, stenoza e qafes pyeloureterike, striktura e uretres, fshikza neurogjene).
Dietë e pasur me:
Kripë
Proteina shtazore
Oksalate
Anomali anatomike të traktit urinar
Imobilizimi i zgjatur
Faktorë gjenetikë

Llojet kryesore të gurëve:
Kalcium oksalat / fosfat (më të shpeshtit)
Acid urik
Struvit (infektiv)
Cistinë

Tabllo klinike
Shenjat dhe simptomat varen nga madhësia, lokalizimi dhe lëvizshmëria e gurit.
Simptomat kryesore:
Kolikë renale: dhimbje e fortë, e papritur, nga regjioni lumbal drejt inguinumit.
Hematuri (mikroskopike ose makroskopike)
Disuri, pollakiuri, urgjencë urinare
Nauze dhe të vjella
Djegie gjatë urinimit
Ethe dhe temperaturë(nëse shoqërohet me infeksion)
Gurët e vegjël mund të jenë asimptomatikë dhe të zbulohen rastësisht.

Diagnostifikimi
Diagnostikimi bazohet në anamnezë, ekzaminim klinik, laboratorik dhe imazherik.
Ekzaminimet laboratorike:
Analiz te urinës (hematuri, kristale, pH)
Urokulturë (nëse dyshohet infeksion)
Kreatininë, urea, elektrolite
Kalcium, acid urik (në gjak dhe/ose urinë 24h)

Imazheria:
CT pa kontrast (gold standard)
Ultrasonografia e urotraktit
Radiografi KUB (për gurë radiopakë)
IVU (më rrallë sot)

Trajtimi
Varet nga madhësia, lokalizimi, simptomat dhe komplikimet.
Trajtimi konservativ
Marrje e shtuar e lëngjeve
Gurët ≤5 mm zakonisht eliminohen spontanisht.

Trajtimi invaziv
ESWL (thyerje me valë )
URS (ureterorenoskopi)
PCNL (nefrolitotomi perkutane) – për gurë të mëdhenj
Cystolithotripsi (per gure ne fshikez urinare)
Kirurgji e hapur

Parandalimi
Hidratim ≥2–2.5 L/ditë
Reduktimi i kripës dhe proteinave shtazore
Trajtim i infeksioneve urinare
Ndjekje metabolike për pacientët me rikthim të shpeshtë

#

Tumoret e fshikëzës urinareHyrjeTumoret e fshikëzës urinare përbëjnë një nga neoplazitë më të shpeshta të traktit urinar...
28/01/2026

Tumoret e fshikëzës urinare

Hyrje
Tumoret e fshikëzës urinare përbëjnë një nga neoplazitë më të shpeshta të traktit urinar dhe paraqesin një problem të rëndësishëm shëndetësor global. Ato prekin më shpesh meshkujt sesa femrat dhe incidenca rritet ndjeshëm me moshën, veçanërisht pas dekadës së gjashtë të jetës

Etiologjia
Tumoret e fshikëzës urinare janë kryesisht karcinoma uroteliale (transitional cell carcinoma). Faktorët kryesorë etiologjikë përfshijnë:
🚬 Duhanpirja (faktori më i rëndësishëm – rrit rrezikun 3–4 herë)
Ekspozimi profesional ndaj aminave aromatike
(industria e bojërave, gomës, tekstilit)
Infeksione kronike të traktit urinar
Irritim kronik i mukozës (kateter i përhershëm, gurë vezikalë)
Radioterapia pelvike e mëparshme
Kimioterapia me Cyclophosphamide
Predispozita gjenetike (rrallë)

Pasqyra klinike
Simptoma më e shpeshtë dhe tipike është:
🩸 Hematuri(Urinim me gjak) pa dhimbje (makroskopike ose mikroskopike)
Simptoma të tjera:
Dizuri
Pollakiuri
Urgjencë urinare
Dhimbje suprapubike (në stadet e avancuara)
Retencion urinar (në tumore të mëdha)
Hidronefroze
Simptoma sistemike në stadet e avancuara (humbje peshe, lodhje)

Diagnostifikimi
Standardi i artë:
🔍 Cistoskopia me biopsi
Ekzaminime shtesë:
Analiza e urinës (hematuri)
Citologjia e urinës (sensitivitet i lartë për tumore high-grade)
Ultrasonografia e traktit urinar
CT Urografia (vlerësimi i shtrirjes dhe stadifikimi)
MRI (në raste të zgjedhura)
Stadifikimi:
Sipas TNM
Ndarje kryesore:
Tumore jo-invazive muskulare (NMIBC)
Tumore invazive muskulare (MIBC)

Trajtimi
🔹 Tumore jo-invazive muskulare (Ta, T1, CIS):
TUR-BT (Transurethral Resection of Bladder Tumor)
Instilim intravezikal
🔹 Tumore invazive muskulare (≥T2):
Cistektomi radikale + derivim urinar
Kimioterapi neoadjuvante (bazuar në Cisplatin)
Radioterapi + kimioterapi (alternativë selektive)
🔹 Sëmundje metastatike:
Kimioterapi sistemike
Imunoterapi
Trajtim paliativ

Përfundim:
Hematuria pa dhimbje duhet gjithmonë të konsiderohet tumor i fshikëzës derisa të përjashtohet. Diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi i individualizuar përmirësojnë ndjeshëm prognozën.


Pielonefriti Akut ( infekcion i veshkave)Pielonefriti akut është infeksion bakterial akut i parenkimës së veshkës dhe i ...
22/01/2026

Pielonefriti Akut ( infekcion i veshkave)

Pielonefriti akut është infeksion bakterial akut i parenkimës së veshkës dhe i sistemit pielokaliceal, zakonisht i shkaktuar nga përhapja ascendete e bakterieve nga trakti urinar i poshtëm. Paraqet urgjencë mjekësore potenciale.

Etiologjia
Shkaktarët më të shpeshtë:
Escherichia coli (≈70–80%)
Klebsiella spp.
Proteus mirabilis
Enterobacter spp.
Pseudomonas aeruginosa (sidomos nosokomiale)

Faktorë rreziku:
ITU të përsëritura
Obstruksion urinar (gurë, HBP)
Refluks vezikoureteral
Kateter urinar
Shtatzëni
Diabet mellitus
Imunosupresion

Pasqyra klinike
Temperaturë e lartë, ethe
Dhimbje lumbale (dhimbja ne regjionin e veshkave)
Dizuri, pollakiuri, urgjencë urinare
Nauze, të vjella
Takikardi, gjendje septike (në raste të rënda)

Diagnostikimi
Analiza e urines: leukocituria, bakteriuria, nitrite (+)
Urokultura: para fillimit të antibiotikut
Gjaku: leukocitozë, CRP/prokalcitoninë te rritura.
Ultrazeri i veshkave: përjashtim obstruksioni
CT abdomen/uro-CT: në mos-përmirësim ose dyshim për komplikime

Trajtimi
Forma e pakomplikuar (ambulatore):
Antibiotik peros, antipiretik, Hidratim
Kohëzgjatja: 7–10 ditë

Forma e komplikuar / e rëndë:
Hospitalizim
Antibiotikë IV:
Antipiretik IV
Drenazh i obstruksionit nëse ekziston

Komplikimet
Sepsë / shok septik
Absces renal ose perinefrik
Pielonefrit emfizematoz
Insuficiencë renale

Nëse keni këto simptoma kontaktoni Urologun!

Tumoret e te**isitHyrjeTumoret e te**isit janë neoplazi malinje që zhvillohen kryesisht nga qelizat germinale të te**isi...
13/01/2026

Tumoret e te**isit

Hyrje
Tumoret e te**isit janë neoplazi malinje që zhvillohen kryesisht nga qelizat germinale të te**isit. Ato paraqiten më shpesh te meshkujt e rinj, zakonisht në moshën 15–40 vjeç, dhe përbëjnë një nga tumoret malinje me prognozën më të mirë, nëse diagnostikohen herët.

Etiologjia (shkaqet dhe faktorët e rrezikut)
Shkaku i saktë nuk dihet, por faktorët që rrisin rrezikun përfshijnë:
Testisi i pazbritur (kriptorkidizmi) – faktori më i rëndësishëm
Histori familjare e tumoreve të te**isit
Tumor i mëparshëm në te**isin tjetër
Anomali kongjenitale të sistemit urogjenital
Mosha e re dhe raca e bardhë

Simptomat
Masë ose fryrje pa dhimbje në te**is (simptoma më e shpeshtë)
Ndjenjë rëndese në skrotum
Dhimbje ose parehati në te**is ose në fund të barkut
Rritje ose ndryshim i konsistencës së te**isit
Në stadet e avancuara:
Dhimbje shpine (metastaza retroperitoneale)
Kollë, dispne (metastaza pulmonare)
Humbje peshe, lodhje

Trajtimi
Trajtimi varet nga tipi histologjik (seminoma / jo-seminoma) dhe stadi i sëmundjes:
Orkiektomia radikale inguinale – trajtimi fillestar dhe diagnostik
Radioterapia – kryesisht për seminomat
Kimioterapia – sidomos në stadet e avancuara ose jo-seminoma
Ndjekja aktive (surveillance) – në raste të zgjedhura, stad i hershëm
Diseksioni i nyjeve limfatike retroperitoneale (RPLND) – në raste specifike.

Address

Pristina
1000

Opening Hours

Monday 20:00 - 20:00
Tuesday 20:00 - 20:00
Wednesday 20:00 - 20:00
Thursday 20:00 - 20:00
Friday 20:00 - 20:00
Saturday 08:00 - 20:00

Telephone

+38344650710

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dr.Dardan Hoxha Urolog posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category