Gastromed AFM

Gastromed AFM Ordinanca specialistike gastroenterologjike
Dr.Skender Telaku https://www.google.com/maps/place/Gastromed+AFM/

05/04/2025

Njoftim!

Gastromed AFM do të jetë i mbyllur nga data 08.04.2025 deri më 16.04.2025. Për caktimin e termineve, ju lutemi të na kontaktoni pas kësaj date. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

30/01/2025

Mos e anashkaloni tushenë rektale ‼️

Tusheja rektale (ekzaminimi rektal) është një komponent kritik i ekzaminimit fizik, veçanërisht për diagnostikimin e gjendjeve të lidhura me sistemin gastrointestinal dhe atë riprodhues. Ky ekzaminim përfshin përdorimin e një gishti të lubrifikuar dhe të mbuluar me dorezë nga një profesionist shëndetësor për të vlerësuar rektumin dhe organet përreth. Pavarësisht rëndësisë së tij, tusheja rektale shpesh nuk përdoret sa duhet në praktikën klinike. Megjithëse mund të jetë pak i parehatshëm, është një procedurë e shpejtë dhe e vlefshme diagnostike.
_____________

🔹Pacientja: Femër, e lindur në vitin 1961
🔹Anamneza:
• Dhimbje barku dhe rektoragji
• Histori familjare pozitive për kancer kolorektal
🔹Ekzaminimi:
• Është vizituar më parë nga mjeku i përgjithshëm, por NUK i është bërë tusheja rektale (TR).
• Gjatë TR të kryer në ordinancën tonë, u palpua një masë e fortë.
• Nuk kishte shenja të dukshme të gjakut, por testi për gjak okult në feçe rezultoi pozitiv.
🔹Kollonoskopia:
• Në nivelin e cm të 7-të, vizualizohet një masë e fortë që rrethon lumenin në të gjitha anët.
• Masa është e fortë gjatë marrjes së biopsisë.
• Janë marrë mostra për biopsi nga lezioni.
🔹Diagnoza endoskopike:
• Është definitive për kancer kolorektal.
🔹Rekomandime:
• Familjarët e të sëmurës u udhëzuan për kryerjen e kolonoskopisë.

06/11/2024

Përshëndetje,

Ju njoftojmë se "Gastromed AFM" do të jetë i mbyllur deri të hënën, më 11.11.2024. Për caktimin e termineve, ju lutemi na kontaktoni pas kësaj date. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj.

Ishte kënaqësi të ishim pjesë e një organizimi kaq të mirë në Konferencën ndërkombëtare të mjekësisë dhe infermierisë në...
28/10/2024

Ishte kënaqësi të ishim pjesë e një organizimi kaq të mirë në Konferencën ndërkombëtare të mjekësisë dhe infermierisë në UBT. Pjesëmarrja jonë me dy punime të rëndësishme, “Refluksi gastroezofageal i lidhur me përdorimin e lercanidipinës” dhe “Diarreja kronike tek të rriturit: përvoja jonë” na dha mundësinë të kontribuojmë në diskutime dhe njohuri shkencore mbi çështje të rëndësishme shëndetësore.

02/10/2024
05/06/2024

Address

Mehmet Gjevori Nr.19
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 17:00 - 19:00
Tuesday 18:30 - 19:30
Thursday 17:00 - 19:00
Friday 17:00 - 19:00
Saturday 09:00 - 14:00

Telephone

+38349235902

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gastromed AFM posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram