Ordinanca Logopedike Speech Therapy

Ordinanca Logopedike Speech Therapy Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Ordinanca Logopedike Speech Therapy, Speech Pathologist, Rruga Zija Shemsiu 140, Pristina.

21/11/2025

Terapia Grupore đŸ‘«

Risi nĂ« ekip - shĂ«rbime tĂ« specializuara psikologjike! 📣Arben Bislimi - Psikolog Klinik, ai ka pĂ«rfunduar studimet Bache...
04/11/2025

Risi nĂ« ekip - shĂ«rbime tĂ« specializuara psikologjike! 📣

Arben Bislimi - Psikolog Klinik, ai ka pĂ«rfunduar studimet Bachelor nĂ« Universitetin e PrishtinĂ«s “Hasan Prishtina”, nĂ« drejtimin Psikologji. Studimet Master i ka pĂ«rfunduar po nĂ« Universitetin “Hasan Prishtina”, nĂ« Programin Psikologji Klinike dhe tĂ« ShĂ«ndetit.

Gjatë shkollimit specialistik ka punuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ka fituar përvojë të drejtpërdrejtë klinike me fëmijë, të rritur dhe familje.
Ka mbi 6 vite përvojë profesionale në ofrimin e shërbimeve psikologjike, vlerësim, ndërhyrje dhe këshillim terapeutik.

Aktualisht Ă«shtĂ« pjesĂ« e specializimit nĂ« QKUK dhe pjesĂ« e ekipit tĂ« QendrĂ«s “Speech Therapy”.

Shërbimet që ofron:
‱ VlerĂ«sim psikologjik
‱ Testim i inteligjencĂ«s (IQ-Test)
‱ Terapi e sjelljes dhe ndĂ«rhyrje psikologjike
‱ KĂ«shillim psikologjik pĂ«r fĂ«mijĂ«, adoleshentĂ« & tĂ« rritur
‱ Trajtim i ankthit & çrregullimeve tĂ« ankthit
‱ Trajtim i depresionit
‱ Trajtim i çrregullimeve emocionale dhe tĂ« sjelljes
‱ NdihmĂ« psikologjike pĂ«r vĂ«shtirĂ«si tĂ« zhvillimit, stres dhe vĂ«shtirĂ«si tĂ« tjera psikologjike

NĂ« QendrĂ«n “Speech Therapy”, Arbeni do tĂ« kontribojĂ« nĂ« ofrimin e vlerĂ«simit dhe ndĂ«rhyrjes klinike, duke mbĂ«shtetur fĂ«mijĂ«t dhe familjet me profesionalizĂ«m, etikĂ« dhe qasje bashkĂ«punuese.

4 vite me ju đŸ«¶đŸŒNga njĂ« hapĂ«sirĂ« e vogĂ«l me njĂ« Ă«ndĂ«rr tĂ« madhe, sot jemi bĂ«rĂ« vendi ku çdo ditĂ« ndĂ«rtohet shpresa, pĂ«rpa...
01/11/2025

4 vite me ju đŸ«¶đŸŒ

Nga një hapësirë e vogël me një ëndërr të madhe, sot jemi bërë vendi ku çdo ditë ndërtohet shpresa, përparimi dhe buzëqeshja e fëmijëve. Katër vite me përkushtim, punë të palodhur, sfida që na forcuan dhe ëndrra që u bënë realitet, për ne dhe për familjet që na besuan më të shtrenjtën e tyre: fëmijët.

Me qindra vogĂ«lushĂ« tĂ« trajtuar, momente gĂ«zimi dhe shumĂ« hapa tĂ« vegjĂ«l qĂ« sollĂ«n ndryshime tĂ« mĂ«dha. Çdo vit ishte mĂ«sim, çdo sfidĂ« mundĂ«si rritjeje dhe çdo sukses njĂ« fitore e pĂ«rbashkĂ«t.

Falë prindërve dhe ekipit tonë të jashtëzakonshëm, ky vend është bërë një shtëpi e zhvillimit, dashurisë dhe pozitivitetit.

Me zemër plot,
Speech Therapy

29/10/2025

Si ndikojnë ushtrimet motorike në aspektin e të folurit?

24/10/2025

Mosha 5 vjeqe, çfarë duhet të dijnë prindërit?

15/10/2025

13/10/2025
12/10/2025

📚 Panairi i Librit pĂ«r FĂ«mijĂ« đŸ§©
Qendra “Speech Therapy” solli lojĂ«ra dhe aktivitete qĂ« bashkuan mĂ«simin me argĂ«timin, duke krijuar momente plot gĂ«zim e kreativitet. 🌈
Faleminderit tĂ« gjithĂ« fĂ«mijĂ«ve qĂ« e mbushĂ«n ditĂ«n me energji dhe buzĂ«qeshje! 💛ks

08/10/2025

Si mund t’i mbĂ«shtesim mĂ« mirĂ« fĂ«mijĂ«t qĂ« kanĂ« çrregullime nĂ« tĂ« folut?

1 Shtatori - njĂ« fillim i ri drejt fjalĂ«ve dhe Ă«ndrrave tĂ« fĂ«mijĂ«ve tanĂ«.🌈
01/09/2025

1 Shtatori - njĂ« fillim i ri drejt fjalĂ«ve dhe Ă«ndrrave tĂ« fĂ«mijĂ«ve tanĂ«.🌈

Njihuni me Dorentina Perlleshin – Psikologen Klinike qĂ« i bashkohet Speech Therapy.Dorentina sjell nĂ« qendrĂ«n tonĂ« njĂ« e...
11/08/2025

Njihuni me Dorentina Perlleshin – Psikologen Klinike qĂ« i bashkohet Speech Therapy.
Dorentina sjell në qendrën tonë një eksperiencë të pasur profesionale dhe shumë pasion për punën që bën.
Pas studimeve bazë, ajo përfundoi Masterin Shkencor në Psikologji Klinike pranë Universitetit të Tiranës.
Ka punuar si psikologe për fëmijë në kopsht dhe ka zhvilluar praktika profesionale në institucione të ndryshme.
Dorentina ka marrĂ« trajnime tĂ« licencuara pĂ«r: FĂ«mijĂ« me vĂ«shtirĂ«si nĂ« tĂ« nxĂ«nĂ« dhe Art Terapi – njĂ« metodĂ« e veçantĂ« pĂ«r tĂ« kuptuar dhe vlerĂ«suar emocionet, e zhvilluar nga Shoqata e PsikologĂ«ve nĂ« Maqedoni.
Përvoja e saj shtrihet edhe jashtë vendit, duke qenë pjesë e organizatës norvegjeze The Human Aspect si Teknike vullnetare e Shëndetit Mendor, si dhe pjesëmarrëse në trajnime ndërkombëtare, përfshirë programin e njohur të Dr. Gabor Maté. Aktualisht ajo po specializohet në terapinë e traumës pranë Diakonie.

Dorentina është gati të sjellë ngrohtësi, profesionalizëm dhe qasje të personalizuar për çdo fëmijë, duke e kthyer çdo seancë në një hap drejt rritjes së shëndetshme emocionale.

Arjon Podrimaj- Logoped i diplomuar dhe licensuar nga Ministria e Shëndetsisë.Me përvojë të pasur në ordinanca dhe klini...
07/08/2025

Arjon Podrimaj- Logoped i diplomuar dhe licensuar nga Ministria e Shëndetsisë.
Me përvojë të pasur në ordinanca dhe klinika në Prishtinë ai ka qenë aktiv në trajtime me fëmijë dhe bashkëpunim me prindër.
Ka ndjekur trajnime të shumta post-diplomike, konferenca shkencore dhe aktivitete zhvillimore.
Mban licencë për metodën holistike në trajtimin e belbëzimit, si dhe për vlerësimin dhe trajtimin e çrregullimeve të artikulimit.

Prej më shumë se dy vitesh, Arjoni është aktiv në ofrimin e këshillave dhe rekomandimeve për prindërit dhe fëmijët, përmes videove edukative dhe sesioneve informuese.

Tani është pjesë e qendrës sonë logopedike Speech Therapy në Prishtinë, dhe ne jemi të lumtur ta kemi në ekip!

Address

Rruga Zija Shemsiu 140
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 18:00
Tuesday 09:00 - 18:00
Wednesday 09:00 - 18:00
Thursday 09:00 - 18:00
Friday 09:00 - 18:00
Saturday 09:00 - 17:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ordinanca Logopedike Speech Therapy posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Ordinanca Logopedike Speech Therapy:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram