Elab Kosova

Elab Kosova Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Elab Kosova, Medical and health, Pristina.

MIKROBIOTA, TRURI NË ZORRËEdhe pse ekzistojnë cilësime të ndryshme për mikrobiotën, tek fëmijët mikrobiota ka një rëndës...
26/06/2024

MIKROBIOTA, TRURI NË ZORRË
Edhe pse ekzistojnë cilësime të ndryshme për mikrobiotën, tek fëmijët mikrobiota ka një rëndësi të madhe. Një nga cilësimet e bëra për mikrobiotën është “truri i dytë”. Njëri prej funksioneve të saj më themelorë është aktivizimi i sistemit imunitar. Ndër veprimet që mund t’i kryej mikrobiota bënë pjesë sintetizimi i komponentëve dhe i vitaminave B dhe K.

Në trupin tonë ka shumë lloje bakteresh. Disa nga këto janë të dobishme dhe disa janë të dëmshme. Mikrobiota e zorrëve janë baktere të rëndësishme në zorrë. Ato ndihmojnë realizimin e shumë reaksioneve në zorrë. Ato luajnë një rol kyç në dallimin midis së mirës dhe së keqes në zorrë.

Si në gojë, edhe në zorrë të njeriut ekziston një florë e baktereve. Mikrobiota luan një rol mbrojtës në florën e zorrëve.

Si bëhet identifikimi i mikrobiotës?
Në laboratorin tonë përdoren pajisjet më të reja teknologjike që përdoren për identifikimin e baktereve mikrobiotike. Laboratori ynë, i cili është shumë i suksesshme në analizat molekulare, zakonisht prej mostrës së fecesit e bënë testin e mikrobiotës.

Si të shtohet mikrobiota?
Ushqimet me përmbajtje të lartë probiotike, si kefiri, rrisin numrin e mikrobiotës në zorrë. Ushqimet e shëndetshme, si: pemët, perimet dhe ushqimet probiotike që përmbajnë fibra, rrisin nivelin e mikrobiotës. Tursh*të dhe kefiri janë burime të disponueshme të probiotikëve.

Bëni testin, mësoni rezultatet tuaja shpejt.🧪🔬
Laboratori elab - Siguri e plotë dhe rezultate të sakta. ✅
Për më shumë informacion: +383 44 777 330
📍Prishtina, Pejton
📍Prishtina, Ulpianë
📍Prizren, Stacioni i Autobusave

Kush mbart rrezikun e sulmit në zemër?Hipertensioni, kolesteroli i lartë, diabeti dhe duhani janë faktorët kryesorë të n...
22/05/2024

Kush mbart rrezikun e sulmit në zemër?
Hipertensioni, kolesteroli i lartë, diabeti dhe duhani janë faktorët kryesorë të njohur të rrezikut. Megjithatë, 50-70% e pacientëve që kanë pësuar atak në zemër nuk janë të vetëdijshëm për rreziqet e tyre përpara se të kenë atak në zemër. Prandaj, është shumë e rëndësishme të vlerësohet rreziku i sulmit në zemër me metoda të besueshme.

Bëni testin, mësoni rezultatet tuaja shpejt.🧪🔬
Laboratori elab - Siguri e plotë dhe rezultate të sakta. ✅
Për më shumë informacion: +383 44 777 330
📍Prishtina, Pejton
📍Prishtina, Ulpianë
📍Prizren, Stacioni i Autobusave

A doni të keni një ushqyerje të shëndetshme? Atëherë kushtoni vëmendje këtyre rregullave që kemi përpiluar për ju.– Sigu...
13/05/2024

A doni të keni një ushqyerje të shëndetshme? Atëherë kushtoni vëmendje këtyre rregullave që kemi përpiluar për ju.
– Siguroni diversitetin e ushqimit. Në vend që të konsumoni ushqimet e njëjta mundohuni të konsumoni ushqimet të ndryshme.
– Gatuani ushqimin tuaj me metoda tradicionale.
– Ushqehuni me dietë tw pasur me fibra dhe probiotik.
– Lexojeni etiketën e informacionit në dyqane, qëndroni larg ushqimeve që përmbajnë sheqer dhe aditivë.
– Kini kujdes për ushqimin tuaj të përditshëm. Merrni proteina, karbohidrate dhe vitaminat të cilat janë nevojat themelore të trupit.

Bëni testin, mësoni rezultatet tuaja shpejt.🧪🔬
Laboratori elab - Siguri e plotë dhe rezultate të sakta. ✅
Për më shumë informacion: +383 44 777 330
📍Prishtina, Pejton
📍Prishtina, Ulpianë
📍Prizren, Stacioni i Autobusave

Gabimet e shpeshta në dieta!Ju mund ta rrezikoni metabolizmin tuaj gjatë heqjes së peshës.Në këto muaj kur afrohet vera,...
06/05/2024

Gabimet e shpeshta në dieta!

Ju mund ta rrezikoni metabolizmin tuaj gjatë heqjes së peshës.

Në këto muaj kur afrohet vera, çdokush dalëngadalë e ka filluar ndonjë dietë. Disa prej nesh preferojnë që të humbasin peshë nën mbikëqyrjen e ndonjë eksperti, ndërsa pjesa tjetër me dietat e sugjeruara nga miqtë apo edhe me informata të dorës së tretë. Dietat e pavetëdijshme në të vërtetë i shkaktojnë dëm trupit tonë.

Duam t’ju përkujtojmë 6 gabimet dietale që e shqetësojnë metabolizmin tonë dhe shkaktojnë probleme shëndetësore:
- Shmangia e karbohidrateve
- Përpjekja për shpejtimin e heqjes së peshës me çajra bimorë
- Përdorimi i ilaçeve të dobësimit
- Vendosja e disa ushqimeve në listën e ndalesave
- Të bërit sport tej mase
- Të ngrënit fruta tej mase

Deshëm t’ju përkujtojmë se çrregullimi i metabolizmit mund t’ju shkaktojë një mori problemesh shëndetësore si: pamjaftueshmëri të veshkave, sulm zemre, mbyllje të enëve të gjakut, humbje të pandalshme të peshës, ankth të tepruar, depresion etj.

Bëni testin, mësoni rezultatet tuaja shpejt.🧪🔬
Laboratori elab - Siguri e plotë dhe rezultate të sakta. ✅
Për më shumë informacion: +383 44 777 330
📍Prishtina, Pejton
📍Prishtina, Ulpianë
📍Prizren, Stacioni i Autobusave

A ju shkakton dhimbje qafe jastëku juaj, kur ngriheni në mëngjes?Informatat se si mund ta zbutni dhimbjen e qafës dhe si...
05/05/2024

A ju shkakton dhimbje qafe jastëku juaj, kur ngriheni në mëngjes?

Informatat se si mund ta zbutni dhimbjen e qafës dhe si duhet ta zgjedhni jastëkun, do të ju hynë në punë.

A jua dëmton qafën dhe e ju le pa gjumë jastëku juaj?
Shikimi i gjatë në ekran të telefonit të mençur apo në ekran të kompjuterit, mund t’ju shkaktoj dhimbje qafe. Kjo mund të emërtohet edhe si “qafë teknologjike”. Ngritja e qafës kur jeni të shtrirë, këtë problem mund ta përkeqësoj edhe më shumë.

Jastëku ne vend se t’ua lakoj qafën lart apo poshtë, duhet që t’ua mbajë qafën në drejtim paralel.

Ja disa detaje për zgjedhjen e jastëkut që është mik i qafës:
1) Jastëkët që i përshtaten pozitës tuaj janë më të mirët;
2) Materiali më i mirë, zakonisht është shkuma e lateksit;
3) Jastëkët nga hikrra janë alternativë ideale;
4) Dobitë e mbushjes me materiale të përziera, nuk janë të ditura.
5) Jastëkët më të trashë janë më të mirë.

Bëni testin, mësoni rezultatet tuaja shpejt.🧪🔬
Laboratori elab - Siguri e plotë dhe rezultate të sakta. ✅
Për më shumë informacion: +383 44 777 330
📍Prishtina, Pejton
📍Prishtina, Ulpianë
📍Prizren, Stacioni i Autobusave

Një sistem i fortë imun ka efekte pozitive duke filluar nga mbrojtja nga sëmundjet e deri te parandalimi i pleqërisë.Ja ...
04/05/2024

Një sistem i fortë imun ka efekte pozitive duke filluar nga mbrojtja nga sëmundjet e deri te parandalimi i pleqërisë.

Ja disa mënyra për përforcimin e sistemit imun:

Sistemi imun i njohur si sistemi mbrojtës së trupit, jo vetëm që e mbron trupin nga rreziqet që i kanosen nga jashtë, ai gjithashtu lufton kundër pleqërisë dhe na mundëson të ndihemi më të freskët. Ndërsa kur sistemi imun dobësohet, ai na jep sinjale si: plogështi trupore, infeksione të përsëritura, varra brenda zgavrës së gojës, reaksione alergjike në lëkurë etj.

Ja 6 këshilla të arta për përforcimin e sistemit imun:

1. Ushqehuni në mënyrë të rregullt dhe të balancuar. Keni kujdes që të konsumoni ushqimet që përmbajnë vitaminat A, B, C, E, D dhe që përmbajnë minerale të ndryshme.
2. Flini një gjumë cilësor dhe të rregullt. Keni kujdes që të flini të paktën 6-8 orë dhe të bini në gjumë në orë të rregullta.
3. Minimizojeni stresin dhe ankthin.
4. Marrja e probiotikëve dhe funksionimi i rregullt i sistemit të tretjes janë tejet të rëndësishme për sistemin imun. Prodhimet shtëpiake si: kosi, kefiri, uthulla, tursh*të, boza dhe lëngu i rrepës, janë materie ushqyese të pasura me probiotikë.
5. Pini ujë në sasi të mjaftueshme. Për funksionimin më të mirë të qelizave trupore, që më shumë se gjysma e strukturës së tyre përbëhet nga uji, dhe për përforcimin e sistemit imun, duhet të pini 2-2,5 litra ujë në ditë.
6. Ushtrimet e rregullta në ambient të hapur mund t’ju bëjnë që të ndiheni më mirë si në aspektin fizik ashtu edhe në atë mendor; gjithashtu ua përforcon sistemin imun.
Prandaj, mos i neglizhoni ushtrimet.

Bëni testin, mësoni rezultatet tuaja shpejt.🧪🔬
Laboratori elab - Siguri e plotë dhe rezultate të sakta. ✅
Për më shumë informacion: +383 44 777 330
📍Prishtina, Pejton
📍Prishtina, Ulpianë
📍Prizren, Stacioni i Autobusave

Si e ke bërë m***en e vlerës së magnezit?- Kam ngërçe të vazhdueshme në këmbë, zgjohem i lodhur dhe muskujt i kam gjithn...
02/05/2024

Si e ke bërë m***en e vlerës së magnezit?

- Kam ngërçe të vazhdueshme në këmbë, zgjohem i lodhur dhe muskujt i kam gjithnjë pa fuqi.

- A e ke bërë m***en e nivelit të magnezit?

- Po, e kam në nivel norma.

- Matjen e ke bërë vetëm në serum?

- A nuk mjafton matja e nivelit në serum?

- Bëje edhe analizën e nivelit brenda qelizës!

Për vlerësimin e saktë të mineraleve që luajnë rol në qelizë, siç është magnezi, nuk mjafton vetëm vlerësimi i zakonshëm që bëhet përmes nivelit në serum; por nevojitet edhe niveli i ‘mineralit në qelizë’. Testi i “analizës së mineralit brenda qelizës”, na mundëson vlerësimin e mineralit edhe brenda qelizës, por edhe në serum. Për të marrë informata më të hollësishme për “Analizën e mineraleve brenda qelize” mund ta kontaktoni laboratorin tonë.

Bëni testin, mësoni rezultatet tuaja shpejt.🧪🔬
Laboratori elab - Siguri e plotë dhe rezultate të sakta. ✅
Për më shumë informacion: +383 44 777 330
📍Prishtina, Pejton
📍Prishtina, Ulpianë
📍Prizren, Stacioni i Autobusave

A e dini se cilat janë hormonet që ndikojnë në emocionet dhe peshën tuaj dhe se si duhet t’i balanconi ato?- Insulina: N...
01/05/2024

A e dini se cilat janë hormonet që ndikojnë në emocionet dhe peshën tuaj dhe se si duhet t’i balanconi ato?
- Insulina: Ndryshueshmëria e insulinës që ka të bëjë me diabetin, mund të shkaktoj shtim të peshës, letargji, pagjumësi, nervozë, huti dhe mjegulli mendore.
- Kortizoli: Ky hormon i stresit mund të shkaktoj pagjumësi, ankth, sulm urie dhe mungesë epshi; ndërsa sasitë e larta të këtij hormoni shkaktojnë edhe shtim të peshës.
- Grelina: Niveli i këtij hormoni të urisë rritet me ndikimin e pagjumësisë dhe shkakton deponimin e yndyrës në trup duke rritur dëshirën për të ngrënë edhe pas ngrënjes së mjaftueshme.
- Leptina: Ky hormon që njihet edhe si “hormon i ngopjes”, rregullon energjinë. Por pagjumësia shkakton probleme në tajitjen e leptinës.
- Adiponektina: Ky hormon luan rol të rëndësishëm në djegien e yndyrës. Sasia e adiponektinës që posedoni, tregon sasinë e yndyrës që e keni djegur.

Magnezi që gjendet në perimet e gjelbra, avokado dhe mish peshku, mund t’ua ngrit nivelin e adiponektinës.

Ju mund t’i mbani nën kontroll hormonet tuaja me ushqime të dobishme, menaxhim të stresit, joga dhe frymëmarrje të thellë.

Bëni testin, mësoni rezultatet tuaja shpejt.🧪🔬
Laboratori elab - Siguri e plotë dhe rezultate të sakta. ✅
Për më shumë informacion: +383 44 777 330
📍Prishtina, Pejton
📍Prishtina, Ulpianë
📍Prizren, Stacioni i Autobusave

Ne luftojmë me shumë sëmundje në jetën tonë. Njëra prej këtyre sëmundjeve është obeziteti. Obeziteti i fëmijëve shpesh h...
23/04/2024

Ne luftojmë me shumë sëmundje në jetën tonë. Njëra prej këtyre sëmundjeve është obeziteti. Obeziteti i fëmijëve shpesh herë lidhet me shprehitë e gatimit në familje. Familjet në njërën anë u japin fëmijëve të tyre perime, fruta dhe ushqime me vlera të ulëta ushqyese, kurse në anën tjetër u japin ushqime të shpejta (fast food), që kanë vlera të larta ushqyese. Si pasojë, sa më shumë kalori të hajë fëmija, aq më shumë do të shtojë peshë.

Obeziteti në fëmijëri, krahas rezistencën ndaj insulinës, hipertensionit, nivelit të lartë të kolesterolit dhe të triglicerideve, shton edhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe të diabetit të tipit 2.
Për kundër faktit se aktualisht obeziteti përkufizohet si sëmundje, ai paraqitet edhe në kohët më të hershme të historisë njerëzore. Me një test të obezitetit, mund të siguroni detaje rreth simptomave dhe trajtimit të tij.

Çfarë është obeziteti?
Para së gjithash, le të fillojmë me atë se çfarë është obeziteti. Obeziteti përkufizohet si shtim i peshës përmes deponimit të dhjamit zakonisht në zonën e stomakut, si pasojë e sekretimit të tepërt të hormonit të shtimit të peshës. Kryesori nga simptomat e obezitetit llogaritet të jetë rritja e kërkesës për të ngrënë. Në këtë rast, dhjami në trup dyfishohet në një shkallë jonormale. Obeziteti, si pasojë shkakton çrregullimin e metabolizmit. Çfarë duhet bërë kundër obezitetit tek fëmijët?

Ushtrimet fizike janë të rëndësishme për fëmijët. Ata për çdo ditë duhet të ecën në këmbë, të bëjnë sport ose të luajnë lojëra në park.
Si mund ta di nëse fëmija im është i obez?
Në laboratorin tonë kryhen teste të obezitetit, që janë të detajuar. Por nëse doni të llogaritni në shtëpi; indeksi i masës trupore (IMT) është metoda e saktë për këtë qëllim. Ky mund të përcaktohet me m***e për të llogaritur sasinë e yndyrës së tepërt në trup. Indeksi i masës trupore llogaritet sipas raportit gjatësi-peshë trupore.

Bëni testin, mësoni rezultatet tuaja shpejt.🧪🔬
Laboratori elab - Siguri e plotë dhe rezultate të sakta. ✅
Për më shumë informacion: +383 44 777 330
📍Prishtina, Pejton
📍Prishtina, Ulpianë
📍Prizren, Stacioni i Autobusave

Për të qenë më e shëndetshme në moshën e vjetër mund të merren disa masa të thjeshta në rini!Masat që mund të merrni për...
20/04/2024

Për të qenë më e shëndetshme në moshën e vjetër mund të merren disa masa të thjeshta në rini!

Masat që mund të merrni për një pleqëri të shëndetshme janë:
– Bëni ushtrime të rregullta
– Bëni gjumë cilësor
– Largohuni nga mielli i bardhë
– Të rralloni konsumimin e kripës
– Qëndroni larg nga duhani dhe nga tymi i duhanit
– Pini ujë të mjaftueshëm
– Merrni vakcinat për grip dhe pneumoni
– Mendoni në mënyrë pozitive

Bëni testin, mësoni rezultatet tuaja shpejt.🧪🔬
Laboratori elab - Siguri e plotë dhe rezultate të sakta. ✅
Për më shumë informacion: +383 44 777 330
📍Prishtina, Pejton
📍Prishtina, Ulpianë
📍Prizren, Stacioni i Autobusave

A e keni ditur se tensioni i lartë mund të mbahet nën kontroll duke ndërmarrur disa masa?Disa nga ato janë:- Reduktoni k...
18/04/2024

A e keni ditur se tensioni i lartë mund të mbahet nën kontroll duke ndërmarrur disa masa?
Disa nga ato janë:
- Reduktoni kripën.
- Hiqni peshën e tepërt.
- Reduktoni sheqerin.
- Reduktoni konsumimin e alkoolit.
- Qëndroni larg stresit.

Bëni testin, mësoni rezultatet tuaja shpejt.🧪🔬
Laboratori elab - Siguri e plotë dhe rezultate të sakta. ✅
Për më shumë informacion: +383 44 777 330
📍Prishtina, Pejton
📍Prishtina, Ulpianë
📍Prizren, Stacioni i Autobusave

Gjendja te fëmijët e nënës dhe të babës bartës;25% talasemia minor(bartës)25% talasemia major(i sëmurë)25% talasemia min...
17/04/2024

Gjendja te fëmijët e nënës dhe të babës bartës;

25% talasemia minor(bartës)
25% talasemia major(i sëmurë)
25% talasemia minor(bartës)
25% i shëndetshëm resim

Talasemia është një sëmundje e trashëgueshme e gjakut. Është shumë me rëndësi që personi të dijë se është bartës i talasemisë. Shumica e bartësve mund mos ta dinë që janë bartës të sëmundjes; ata këtë e mësojnë, vetëm kur të kenë ndonjë fëmijë të sëmurë nga talasemia apo kur të bëjnë teste të veçanta të gjakut.

Bëni testin, mësoni rezultatet tuaja shpejt.🧪🔬
Laboratori elab - Siguri e plotë dhe rezultate të sakta. ✅
Për më shumë informacion: +383 44 777 330
📍Prishtina, Pejton
📍Prishtina, Ulpianë
📍Prizren, Stacioni i Autobusave

Address

Pristina

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Elab Kosova posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Elab Kosova:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram