Farmacia ime

Farmacia ime Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Farmacia ime, Pharmaceutical Company, Rruga B, Prishtinë, Pristina.

Vitamina C(acidi L-askorbik)është vitaminë e tretshme në ujë që është e pranishme në disa ushqime, dhe e disponueshme si...
27/12/2021

Vitamina C(acidi L-askorbik)është vitaminë e tretshme në ujë që është e pranishme në disa ushqime, dhe e disponueshme si një shtesë dietike. Njerëzit, ndryshe nga shumica e kafshëve, nuk janë në gjendje të sintetizojnë vitaminën C në mënyrë endogjene, kështu që është një përbërës thelbësor dietik.

Vitamina C nevojitet për biosintezën e kolagjenit, L-karnitinës dhe disa neurotransmetuesve, është gjithashtu e përfshirë në metabolizmin e proteinave. Kolagjeni është një përbërës thelbësor i indit lidhor, i cili luan një rol te rëndesishem në shërimin e plagës. Vitamina C është gjithashtu një antioksidant i rëndësishëm fiziologjik dhe është treguar se rigjeneron antioksidantë të tjerë brenda organizmit, përfshirë alfa-tokoferolin (vitamina E). Përveç funksioneve të saj biosintetike dhe antioksiduese. Vitamina C luan një rol të rëndësishëm në rritjen e imunitetit dhe përmirëson perthithjen e hekurit.

Vitamina C është një antioksidant që ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga efektet e radikaleve të lira - molekula te prodhuara gjate proceseve te ndryshme metabolike ose kur është i ekspozuar ndaj tymit të duhanit dhe rrezatimit UV, rrezet X ose burime të tjera. Radikalet e lira mund të luajnë një rol në sëmundjet e zemrës, kancer dhe sëmundjet e tjera kronike.

Marrja e pamjaftueshme e vitaminës C shkakton skorbutin i cili karakterizohet me gjakderdhje të mish*t të dhëmbëve, mavijosje dhe shërim të dobët të plagëve.

Vitamina C duke kufizuar efektet dëmtuese të radikalëve të lirë përmes veprimtarisë së saj antioksiduese, mund të ndihmojë në parandalimin ose vonimin e zhvillimit të kancereve të caktuara, sëmundjeve kardiovaskulare dhe sëmundjeve të tjera në të cilat stresi oksidativ luan një rol shkakësor.

Shumica e njerëzve marrin mjaftueshëm vitaminë C nga një dietë e ekuilibruar. Njerëzit të cilët mund të jenë të ndjeshëm ndaj mungesës së vitaminës C mund të përfitojnë nga përdorimi i suplementeve të vitaminës C.
Sasia e rekomanduar ditore e vitaminës C është 100-200 miligramë për të rritur doze e cila mund te ndryshoj nga gjendja shendetsore e personit.

Përdorimi i suplementeve të vitaminës C mund të shkurtojë kohëzgjatjen e ftohjes së zakonshme dhe ashpërsinë e simptomave.

Vitamina C mund të ketë efekt antiviral kundër viruseve të shumëta të frymëmarrjes përveç viruseve të tjerë të ADN-së dhe ARN-se. Ky efekt ka mund të jetë dytësor permes rritjes se përgjigjes imunologjike kundër infeksioneve virale sesa një efekt të drejtpërdrejtë kundër replikimit viral.Vitamina C përmirëson përgjigjen imune antivirale duke rritur prodhimin e interferonit dhe stimulimin e përhapjes së limfociteve.

Address

Rruga B, Prishtinë
Pristina

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Farmacia ime posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram