Klinika "Empatia"

Klinika "Empatia" Klinika “Empatia” ofron shërbime të testimit, vlerësimit, psikoterapisë, këshillimit, psiko

Ergoterapia ndihmon fëmijët dhe të rriturit të zhvillojnë aftësitë e nevojshme për jetën e përditshme; nga përqendrimi d...
07/04/2026

Ergoterapia ndihmon fëmijët dhe të rriturit të zhvillojnë aftësitë e nevojshme për jetën e përditshme; nga përqendrimi dhe vetëkujdesi, deri te pjesëmarrja në shkollë apo punë.

Muaji prill i dedikohet rritjes së ndërgjegjësimit për rëndësinë e kësaj terapie dhe ndikimin e saj në përmirësimin e cilësisë së jetës.

Për këtë arsye, gjatë këtij muaji ne po ofrojmë konsulta falas për të gjithë të interesuarit.

📩 Na kontaktoni për më shumë informata ose për të rezervuar termin tuaj.
📞 049-132-415

Kaltrina po i bashkohet Klinikes Empatia! 💌Kaltrina Tahiri është psikologe klinike e licensuar dhe terapiste me mbi 5 vi...
06/04/2026

Kaltrina po i bashkohet Klinikes Empatia! 💌

Kaltrina Tahiri është psikologe klinike e licensuar dhe terapiste me mbi 5 vite përvojë në punën me fëmijë, të rinj dhe të rritur me çrregullime të spektrit të autizmit. Ajo ka përfunduar studimet Bachelor në Psikologji në Universitetin e UP dhe Master në Psikologji Klinike në Universitetin e Shkencave Sociale në Tiranë.

Për 3 vite ka mbajtur rolin e koordinatores në Qendrën “Autizmi”, dega në Podujevë. Në vitin 2026, përfundoi programin një vjeçar trajnim profesional në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me fokus në programe rezidenciale dhe shkollore për autizëm.

Është e certifikuar në SCIP (Strategjitë për Parandalimin dhe Menaxhimin e Krizave – Revised) nga Zyra e Shtetit të New York-ut për Personat me Aftësi të Kufizuara Zhvillimore dhe Anderson Center for Autism, duke u trajnuar në parandalimin dhe menaxhimin e situatave të krizës përmes teknikave të sigurta dhe të bazuara në evidencë. Gjithashtu, ka përfunduar certifikimin RBT (Registered Behavior Technician) në ABA, për ndërhyrje të strukturuara në zhvillimin e aftësive dhe reduktimin e sjelljeve sfiduese.

Fokusi i saj është ndërhyrja e hershme dhe zhvillimi i aftësive funksionale dhe sociale, me synim përmirësimin e cilësisë së jetës së individëve dhe familjeve të tyre.

💌Çdo fëmijë në spektrin e autizmit është një botë më vete, me ndjeshmëri të veçantë, mënyra unike komunikimi dhe një mën...
02/04/2026

💌Çdo fëmijë në spektrin e autizmit është një botë më vete, me ndjeshmëri të veçantë, mënyra unike komunikimi dhe një mënyrë të bukur për ta përjetuar botën!
Për ju prindër: rrugëtimi juaj është plot sfida, por edhe plot kuptim. Ju mësoni çdo ditë të shihni përtej asaj që duket dhe të vlerësoni përparime që të tjerët mund të mos i vënë re. Dhe kjo është një forcë e jashtëzakonshme.
Karakteristikat e tyre nuk janë kufizime, janë mënyra të ndryshme të të qenit, që kërkojnë mirëkuptim, durim dhe qasje të përshtatur.
Me mbështetjen e duhur, pranimin dhe hapësirën për të qenë vetvetja, çdo fëmijë mund të zhvillojë potencialin e tij në mënyrën e vet💙

💡Cka është bashkë- trajtimi?
01/04/2026

💡Cka është bashkë- trajtimi?

Çfarë ndodh vërtet brenda një dhome psikoterapie?Është një pyetje që shumë prej nesh e kemi bërë të paktën një herë.Si ë...
24/03/2026

Çfarë ndodh vërtet brenda një dhome psikoterapie?
Është një pyetje që shumë prej nesh e kemi bërë të paktën një herë.
Si është të dëgjosh përditë historitë e të tjerëve? Çfarë mbetet me ty në fund të ditës? Si duket në të vërtetë puna në praktikë private?
Këto janë disa nga pyetjet që hapin ciklin “Psychology Talks” nga Instituti Nexus, një seri bashkëbisedimesh që sjellin përvoja dhe perspektiva të ndryshme nga fusha e psikologjisë.
Takimi i parë vjen me Dr. Fitim Ukën, në një bisedë të hapur dhe autentike.
Ai do të ndajë përvojën e tij ndër vite, reflektime nga puna në praktikë private, si dhe momentet që kanë ndikuar në formësimin e tij si profesionist.

📅 E mërkurë, 25.03.2026
🕠 Ora 17:30
📍 Format hibrid (në Institutin Nexus + online)

🔗 Pjesëmarrja bëhet përmes regjistrimit:
https://forms.gle/nVAVHhnpx9FKcxbF8

06/03/2026

Çdo fëmijë ka një zë dhe ai zë meriton të dëgjohet.💌

Albiona Mustafaj, logopede në Klinikën Empatia në intervistë për “Mirëmëmëngjesi Kosovë” ndan me ju detajet për seancat logopedike, vështirësitë, rëndësinë e bashkëpunimit dhe të tjera.

Në Ditën Ndërkombëtare të Logopedisë kujtojmë rëndësinë e zhvillimit të komunikimit tek fëmijët dhe rolin që ka ndërhyrja e hershme në jetën e tyre.

Logopedia nuk është vetëm për të korrigjuar tingujt,
është për të ndërtuar komunikim, besim dhe mundësi.

Sot shënojmë Ditën Evropiane të Logopedisë🗣️Me këtë rast, gjatë gjithë javës logopedët e Klinikës Empatia zhvilluan akti...
06/03/2026

Sot shënojmë Ditën Evropiane të Logopedisë🗣️

Me këtë rast, gjatë gjithë javës logopedët e Klinikës Empatia zhvilluan aktivitete stimuluese dhe argëtuese me fëmijët e kopshtit Pathway. Përmes lojërave interaktive, ushtrimeve të komunikimit dhe aktiviteteve kreative, fëmijët patën mundësinë të zbulojnë rëndësinë e të folurit, dëgjimit dhe shprehjes së ideve të tyre.

Këto aktivitete synojnë të nxisin zhvillimin e gjuhës dhe komunikimit në mënyrë të këndshme dhe motivuese, duke mbështetur fëmijët në hapat e parë të komunikimit të sigurt dhe të qartë.

Falënderojmë stafin e kopshtit Pathway dhe fëmijët e mrekullueshëm për pjesëmarrjen dhe energjinë e tyre!

Klinika Empatia mbetet e përkushtuar në mbështetjen e zhvillimit të shëndetshëm të komunikimit tek çdo fëmijë.

Psikoterapia e Kohezionit të Brendshëm vazhdon të zgjerojë kufijtë e njohjes dhe ndikimit të saj si në nivel kombëtar, a...
03/03/2026

Psikoterapia e Kohezionit të Brendshëm vazhdon të zgjerojë kufijtë e njohjes dhe ndikimit të saj si në nivel kombëtar, ashtu edhe ndërkombëtar. Me përkushtim ndaj cilësisë dhe standardeve profesionale, kjo qasje ka certifikuar tashmë 80 psikoterapistë, duke ndërtuar një komunitet profesionistësh të përgatitur sipas parimeve të Teorisë së Kohezionit të Brendshëm.
Një gjeneratë tjetër e suksesshme i shtohet këtij rrjeti specialistësh, ndërkohë që hapen dyert për një grup të ri kandidatësh që dëshirojnë të ndjekin një formim të strukturuar, bashkëkohor dhe të bazuar në prova shkencore.
Tashmë, si anëtare e World Federation of Psychotherapy, Teoria e Kohezionit të Brendshëm konsolidon pozicionin e saj në arenën ndërkombëtare, duke reflektuar standarde të larta etike, akademike dhe profesionale.
Programi i formimit ofron:
•Trajnim teorik të thelluar dhe të strukturuar
•Praktikë klinike të mbikëqyrur
•Supervizim profesional
•Zhvillim personal dhe profesional të vazhdueshëm
•Certifikim
Ftojmë të gjithë të apasionuarit pas psikologjisë dhe shëndetit mendor, si dhe profesionistët që dëshirojnë të thellojnë kompetencat e tyre klinike, të bëhen pjesë e kësaj qasjeje terapeutike inovative.

Një investim në formim është një investim në cilësinë e shërbimit ndaj individit, familjes dhe shoqërisë.
Gjenerata e re ju pret.

💌Të interesuarit dërgoni CV dhe letrën motivuese në emailin zyrtar: klinikaempatia@gmail.com

Tema e këtij viti, që shënon 6 Marsin – Ditën Evropiane të Logopedisë, është:“Formësimi i së ardhmes së logopedisë me In...
01/03/2026

Tema e këtij viti, që shënon 6 Marsin – Ditën Evropiane të Logopedisë, është:
“Formësimi i së ardhmes së logopedisë me Inteligjencën Artificiale.” 🤖🗣️

Gjatë javës 1–6 Mars kemi planifikuar aktivitete të shumta për të rritur ndërgjegjësimin për rolin e logopedisë, duke përfshirë prindërit dhe fëmijët.

Logopedët e klinikës Empatia do të jenë pjesë e intervistave televizive për të diskutuar temën e këtij viti dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve që ndihmojnë prindërit rreth zhvillimit gjuhësor të fëmijëve të tyre.

Do të organizohen takime me prindër në kopshte për të diskutuar përdorimin e teknologjisë dhe ndikimin e saj në zhvillimin gjuhësor të fëmijëve.

Gjatë kësaj jave do të publikohen postime informuese në rrjetet sociale të lidhura me temën e vitit.

Gjithashtu, do të ofrohen konsulta falas për prindërit në disa kopshte.

Gjatë gjithë javës, logopedët do të zhvillojnë aktivitete stimuluese për fëmijët në kopshtin Pathway.

Zhvillimi i komunikimit fillon herët — me mbështetjen e duhur, bëhet ndryshimi!

Terapia e sjelljes shpesh keqkuptohet. Por ajo nuk ka të bëjë: me ndëshkim, me kontroll.Nuk ka të bëjë me “rregullimin” ...
23/02/2026

Terapia e sjelljes shpesh keqkuptohet.
Por ajo nuk ka të bëjë: me ndëshkim, me kontroll.
Nuk ka të bëjë me “rregullimin” e fëmijës.

Ka të bëjë me kuptimin e sjelljes, ndërtimin e aftësive dhe mbështetjen e zhvillimit emocional.

Kur kuptojmë pse ndodh një sjellje, mund të mësojmë fëmijën çfarë të bëjë në vend të saj.

💬“Bazat e Psikoterapisë së Kohezionit të Brendshëm” është një trajnim njëditor që prezanton një qasje integrative të zhv...
05/12/2025

💬“Bazat e Psikoterapisë së Kohezionit të Brendshëm” është një trajnim njëditor që prezanton një qasje integrative të zhvilluar nga Dr. Fitim Uka dhe të mbështetur në evidencë shkencore. Teoria e Kohezionit të Brendshëm (TKB) e sheh individin në tërësinë e tij, duke përfshirë dimensionin intrapersonal, ndërpersonal, profesional dhe spiritual. Ajo fokusohet në mënyrën se si përvojat e së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes ndikojnë tek njeriu dhe në zhvillimin e tij personal. Si qasje, TKB kombinon parime të bazuara në evidencë dhe ofron një mënyrë të strukturuar, por fleksibile, për të ndërtuar plane trajtimi dhe për të forcuar marrëdhënien terapeutike duke mbështetur progresin e klientit dhe rritjen afatgjatë.

📢Trajnimi do të mbahet më 13 dhjetor dhe do të ofrohet edhe online.
Për regjistrim: klinikaempatia@gmail.com

Vendet janë të kufizuara.

Address

Teodor Muzaka, Mati 1, Blloku C, Hyrja B, Nr. 04
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 11:00 - 20:00
Tuesday 11:00 - 20:00
Wednesday 11:00 - 20:00
Thursday 11:00 - 20:00
Friday 11:00 - 20:00

Telephone

+38349132415

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Klinika "Empatia" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Klinika "Empatia":

Share

Category