Dorjan Krasniqi-Psikolog

Dorjan Krasniqi-Psikolog D🧠KI
Psikolog i fëmijëve. Mbështetje emocionale, ankth, sjellje & zhvillim.

24/04/2026

“Një pjesë nga intervista në Kiks Kosova – Klan Kosova
Rëndësia e takimit të fëmijëve të birësuar me prindërit biologjikë – një proces i ndjeshëm që kërkon kujdes, përgatitje dhe mbështetje emocionale.”

Sezoni i verës po afron dhe me të edhe ardhja e bashkatdhetarëve nga diaspora.Terminet për seanca kanë filluar dhe janë ...
20/04/2026

Sezoni i verës po afron dhe me të edhe ardhja e bashkatdhetarëve nga diaspora.
Terminet për seanca kanë filluar dhe janë drejt mbushjes.
Vendet për seanca stimuluese për fëmijë me vështirësi në zhvillim janë të limituara.
Rezervoni me kohë për të siguruar terminin tuaj.

02/04/2026

“Nuk është një botë tjetër… është e njëjta botë, e përjetuar ndryshe.”

Sot, në Ditën Botërore të Autizmit, nuk po kërkojmë mëshirë. Po kërkojmë kuptim. Autizmi nuk është një sëmundje që pret të shërohet; është një mënyrë neurobiologjike e të qenit, një tru që përpunon informacionin ndryshe nga shumica. Për disa, tingujt janë më të fortë, dritat më të ndritshme dhe fjalët ndonjëherë shumë të shpejta për t’u kapur. Kjo nuk është dobësi, por një sistem nervor që ndjen më thellë, analizon në mënyrë të ndryshme dhe vëren detaje që të tjerët shpesh i humbasin.

Shkenca na tregon se truri autik ka modele unike të lidhjeve neuronale: ndonjëherë më pak lidhje të gjera, por më shumë lidhje të fokusuara. Kjo shpjegon pse disa individë autikë mund të kenë kujtesë të jashtëzakonshme, aftësi të larta analitike apo një mënyrë shumë të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë komunikimi. Problemi nuk është autizmi; problemi është një botë që pret që të gjithë të funksionojnë njësoj.

Një fëmijë që nuk të shikon në sy nuk është i ftohtë; ndoshta po përpiqet të mos mbingarkohet nga informacioni përreth. Një fjalë që nuk thuhet nuk është mungesë; është një formë tjetër komunikimi që kërkon durim dhe mirëkuptim. Prandaj, sot nuk duhet t’i kërkojmë një personi autik të përshtatet me botën pa kushte, por të pyesim veten se sa mund të përshtatet bota me të.

Diversiteti neurologjik nuk është një problem për t’u rregulluar, por një realitet për t’u kuptuar dhe përqafuar. Dhe ndoshta, kur të mësojmë të dëgjojmë ndryshe, do të kuptojmë se disa nga mendjet më të bukura nuk bëjnë zhurmë, por ndikojnë dhe ndryshojnë botën në heshtje.

Sot nuk festojmë autizmin; sot mësojmë ta respektojmë atë.

Me shumë mirënjohje dhe respekt dua të falënderoj nga zemra Edon Zhegrovën për përulësinë dhe zemërgjerësinë që tregoi d...
28/03/2026

Me shumë mirënjohje dhe respekt dua të falënderoj nga zemra Edon Zhegrovën për përulësinë dhe zemërgjerësinë që tregoi duke pranuar të takojë fëmijët të cilët unë si psikolog i trajtoj çdo ditë.

Ky gjest i tij ishte shumë më tepër sesa një takim — ishte një motivim i madh, një buzëqeshje e sinqertë dhe një kujtim i paharrueshëm për këta fëmijë që kanë nevojë për përkrahje dhe frymëzim.

Unë, Psikolog Dorjan Krasniqi, nga qendra “Doki”, e vlerësoj jashtëzakonisht këtë akt human dhe shpresoj që shembulli i tij të frymëzojë edhe të tjerë.

Faleminderit Edon për kohën, energjinë dhe dashurinë që ndave me ne! 🙏
Falenderim edhe për Lulzim Zhegrovën(babain e Edon Zhegrovës) për organizimin e këtij takimi!

Gëzuar Bajramin e Fitrit! 🌙✨Uroj që kjo festë e bekuar t’ju sjellë paqe, shëndet, lumturi dhe begati në familjet tuaja.L...
20/03/2026

Gëzuar Bajramin e Fitrit! 🌙✨
Uroj që kjo festë e bekuar t’ju sjellë paqe, shëndet, lumturi dhe begati në familjet tuaja.
Le të mbushen zemrat tona me dashuri, falje dhe mirësi, ndërsa ndajmë gëzimin me më të dashurit tanë.

Urime Bajramin për ju dhe familjen tuaj! 🤍

Çdo hap i vogël është një arritje e madhe. ✨Në këtë foto është një moment shumë i veçantë nga puna jonë terapeutike. Kur...
10/03/2026

Çdo hap i vogël është një arritje e madhe. ✨

Në këtë foto është një moment shumë i veçantë nga puna jonë terapeutike. Kur filluam punën së bashku, ky fëmijë ishte në fazën e parë të komunikimit dhe kishte vështirësi në të folur dhe në të kuptuar. Me përkushtim, durim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm, ai ka bërë përparime të jashtëzakonshme.

Sot ai arrin të flasë me fjali, të kuptojë më mirë komunikimin, të njohë shkronjat dhe tashmë është në gjendje të shkruajë dhe të zhvillojë shkathtësi në shkrim dhe lexim. Ky progres është rezultat i një pune të përbashkët mes terapisë, familjes dhe shkollës, e cila ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e tij.

Ky moment na kujton se me mbështetjen e duhur, çdo fëmijë mund të zhvillojë potencialin e tij. 💙

Urime muaji i shenjtë i Ramazanit të gjithë besimtarëve të fesë Islame!❤️
18/02/2026

Urime muaji i shenjtë i Ramazanit të gjithë besimtarëve të fesë Islame!❤️

17/02/2026
Pse fëmija im bën skena në publik?" 🛒😫 Është pyetja që çdo prind ia bën vetes ndërkohë që ndjen sytë e të tjerëve mbi sh...
27/01/2026

Pse fëmija im bën skena në publik?" 🛒😫 Është pyetja që çdo prind ia bën vetes ndërkohë që ndjen sytë e të tjerëve mbi shpinë.

E vërteta është se tantrumet nuk janë shenjë e një prindi "të dështuar" apo e një fëmije "të paedukuar". Ato janë thjesht një mbingarkesë e sistemit nervor të fëmijës që ende nuk ka mjetet e duhura për të menaxhuar emocionet e mëdha.

Herën tjetër që ndodh: 1️⃣ Merr frymë (rregullo veten tënde së pari). 2️⃣ Ulu në nivelin e tyre. 3️⃣ Tregoju që po i kupton.

Ti nuk po e "përkëdhel" fëmijën duke qëndruar i qetë, po e mëson si të vetërregullohet. ❤️

Falënderim dhe mirënjohje për Litera Academy dhe Litera Grup për bashkëpunimin dhe mbështetjen në realizimin e trajnimit...
26/01/2026

Falënderim dhe mirënjohje për Litera Academy dhe Litera Grup për bashkëpunimin dhe mbështetjen në realizimin e trajnimit
“Nga teoria në praktikë: Identifikimi dhe trajtimi i çrregullimeve të zhvillimit.”🙏

Një falënderim i veçantë për psikologen Ajnure Selmani, për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e çmuar gjatë këtij procesi trajnues, duke e bërë përvojën edhe më të pasur dhe më kuptimplote.🤝

Si trajnues, ishte kënaqësi të ndaja njohuri dhe përvoja profesionale me pjesëmarrës të përkushtuar, në një ambient bashkëpunues që e shndërron teorinë në praktikë reale. Faleminderit për besimin dhe mundësinë! 💙

Falënderim ndaj të gjithë të interesuarve!Në fillim kishim kapacitetin e sallës më të vogël për shkak të kërkesës e shtu...
23/01/2026

Falënderim ndaj të gjithë të interesuarve!
Në fillim kishim kapacitetin e sallës më të vogël për shkak të kërkesës e shtuam për 9 përsona por përsëri u arrit limiti.
Kërkojmë mirëkuptimin tuaj, grupi i radhës me të interesuarit së shpejti do të krijohet pasi kërkesa dhe interesimi është i lartë, falenderim për Litera Academy të cilët hapën dyert e bashkëpumimit, falenderim edhe për psikologen Ajnure Selmani për organizimin e këtij trajnimi.
Me përulësi, Dorjan Krasniqi.

Trupi yt flet, a po e dëgjon? 🧠✨Kur mendja dhe fiziku arrijnë limitin, ato nisin të dërgojnë "alarme". Injorimi i tyre v...
10/01/2026

Trupi yt flet, a po e dëgjon? 🧠✨

Kur mendja dhe fiziku arrijnë limitin, ato nisin të dërgojnë "alarme". Injorimi i tyre vetëm sa e zgjat rrugën drejt rikuperimit. Shfletoni fotot për të parë 4 shenjat paralajmëruese se është koha për të ndaluar.

📍 Ruaje këtë postim si kujtesë për herën tjetër kur do të thuash "edhe pak" duke sakrifikuar veten. 💬 Komento "Stop" nëse ke nevojë për pushim.

Address

Rruga Korabi, Prishtinë
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 19:00
Tuesday 08:00 - 19:00
Wednesday 08:00 - 19:00
Thursday 08:00 - 19:00
Friday 08:00 - 19:00
Saturday 09:00 - 13:00

Telephone

+38349656952

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dorjan Krasniqi-Psikolog posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Dorjan Krasniqi-Psikolog:

Share

Category