03/05/2026
Mosha 3-vjecare eshte nje periudhe shume e rendesishme ne zhvillimin emocional te femijes.
Ne kete moshe, femija fillon te kuptoje dhe te shprehe me qarte ndjenjat e tij, duke krijuar lidhje me te sigurta dhe me te qendrueshme me te rriturit qe e rrethojne.
Siguria emocionale eshte baza e zhvillimit te shendetshem. Ajo ndertohet permes pranise se vazhdueshme te prindit ose kujdestarit, pergjigjeve me mirekuptim ndaj nevojave te femijes dhe rutinave qe i japin ndjesi qetesie dhe stabiliteti.
Po aq e rendesishme eshte menyra si i pergjigjemi emocioneve te tyre. Ne moshen 3-vjecare, femijet perjetojne emocione te forta, por ende jane duke mesuar si t’i menaxhojne.
Ata kane nevoje qe ndjenjat e tyre te pranohen, te emerohen me qetesi dhe te mos minimizohen. Kane nevoje te ndihen te degjuar, te kuptuar dhe te kene pranine e nje te rrituri qe i udheheq me durim ne momentet e veshtira.