Qendra Psikologjike Terapia

Qendra Psikologjike Terapia Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Qendra Psikologjike Terapia, Psychologist, Rruga Agim Ramadani, Pristina.

Aftësitë e Motorikës FineAftësitë e motorikës fine përfshijnë lëvizjen e muskujve të vegjël në duart, gishtat dhe kycet ...
09/02/2021

Aftësitë e Motorikës Fine

Aftësitë e motorikës fine përfshijnë lëvizjen e muskujve të vegjël në duart, gishtat dhe kycet e fëmijës.
Është shumë e rëndësishme që tek fëmijët të jetë e zhvilluar aftësia e motorikës fine ose aftësia për të përdorur muskujt e vegjël në duar sepse i lejon fëmijët të kryejnë detyra të vetë-kujdesit pa ndihmë, sic mund të jenë: pastrimi i dhëmbëve, të ushqyerit, të shkruarit, të veshurit etj.
Gjithashtu aftësitë e mira të motorikës fine përmirësojnë koordinimin sy-dorë që është një aftësi kognitive komplekse që kërkon përdorimin e aftësive vizuale dhe motorike. Koordinimi i mirë sy-dorë ndihmon në zhvillimin dhe rritjen e inteligjencës së fëmijës dhe në të njejtën kohë në rritjen e koncentrimit.

Disa prej detyrave që përmirësojnë aftësitë e motorikës fine janë:

Vendosja e rruzave në shkop.
Prerja me gërshërë.
Vendosja e rrathëve në sfond.
Vendosja e figurave gjeometrike në kuti.
Kapja me pincetë.
Vendosja e tojës në sfond.

Kur fëmijët LUAJNË, ata MËSOJNË...
12/12/2020

Kur fëmijët LUAJNË, ata MËSOJNË...

10/12/2020

Sot më 10 dhjetor shënohet dita ndërkombëtare e konventës për të drejtat e njeriut, e cila garanton liri, të drejta dhe mundësi të barabarta për të gjithë pa dallime.

Organet kompetente shtetërore duhet të punojnë më shumë për respektimin e të drejtave të personave me nevoja të veçanta dhe integrimin e tyre në shoqëri.

Konsultat dhe Trajnimet e prindërvePrindërit kanë një rol shumë të rëndësishëm për t’i bërë sa më të kuptueshme sjelljet...
04/12/2020

Konsultat dhe Trajnimet e prindërve

Prindërit kanë një rol shumë të rëndësishëm për t’i bërë sa më të kuptueshme sjelljet e fëmijës për specialistët dhe personat e përfshirë në trajtimin e fëmijës. Në mënyrë që të sigurohet një pamje e plotë e sjelljes, prindërve mund t’u kërkohet të vëzhgojnë dhe ruajnë informacionin lidhur me sjelljet e fëmijës, ashtu sikurse ato shfaqen në kontekstin e shtëpisë apo të komunitetit.

Prindërit duhet të trajnohen në përdorimin e këtyre strategjive, për të menaxhuar në mënyrë sa më efektive aspekte të ndryshme të sjelljes së fëmijës dhe trajnimi i prindërve tani konsiderohet si një komponent i rëndësishëm i programit të intervenimit për fëmijën.

Trajnimi i prindërve fokusohet në dy aspekte: trajnimi i tyre që të intervenojnë në sjelljet e fëmijës dhe trajnimi i tyre për vëzhgimin dhe sigurimin e informacioneve të nevojshme në lidhje me sjelljet e fëmijës, të cilat mund të ndihmojnë në intervenimin e duhur karshi nevojave të tyre.

Gjatë konsultave, prindërit kanë mundësi që ti shfaqin vështirësitë dhe shqetësimet në lidhje me zhvillimin e fëmijës. Konsultat mund t’i ndihmojnë prindërit në rastet kur kanë vështirësi, të mësojnë mënyra të reja të komunikimit me fëmijën e tyre dhe do të inkurajohen që të zhvillojnë strategji për menaxhimin e vështirësive që i hasin.

Çrregullimi i spektrit të autizmitÇrregullimi i spektrit të autizmit është një çrregullim neuro-zhvillimor që karakteriz...
04/12/2020

Çrregullimi i spektrit të autizmit

Çrregullimi i spektrit të autizmit është një çrregullim neuro-zhvillimor që karakterizohet nga vështirësi në fushën e ndërveprimit social, fushën e komunikimit dhe sjelljeve përsëritëse repetitive.

Simptomat e çrregullimit të spektrit të autizmit fillojnë të shfaqen rreth moshës 2-3 vjeç dhe shkalla e vështirësive në këto tri fusha dallon nga individi në individ. Simptomat mund të ndahen në këto kategori:

Ndërveprimi social:

• Mungesë e interesit ose ndërveprimit me persona
të tjerë.
• Vështirësi në krijimin e kontaktit me sy me
persona të tjerë.
• Të shprehin emocionet e tyre dhe të reagojnë ndaj
emocioneve të të tjerëve.

Vështirësitë në komunikim:

• Vështirësi në interpretimin e gjuhës verbale dhe jo
verbale (siç janë gjestet).
• Përsëritin fjalë apo fraza që të tjerët u thonë atyre
(kjo quhet eholali).
• Vështirësi për të komunikuar nevojat ose dëshirat
e tyre.

Sjelljet përsëritëse repetitive:

• Lëvizje të përsëritura të trupit (përplasja e duarve,
lëkundjet, rrotullimet).
• Interesime të qëndrueshme në objekte të
caktuara, të tilla si:numrat, shkronjat ose detaje të
tjera.
• Fiksohen pas objekteve që lëvizin ose pjesëve të
objekteve (p.sh. rrotat e makinës).

Ndryshimi i rutinave mund të jetë shumë shqetësues për autikët dhe i bën ata shumë të shqetësuar, sepse preferojnë të ndjekin rutina ose rregulla në mënyrë që të dinë se çka do të ndodhë në vazhdim. Mund të dëshirojnë që të udhëtojnë çdo ditë në rrugën e njejtë nga shkolla në shtëpi.

Trajtimi i çrregullimit të spektrit të autizmit

Simptomat e autizmit mund të përmirësohen me diagnostifikimin dhe trajtimin e hershëm. Me anë të trajtimit mund të rrisni aftësinë e fëmiut për të funksionuar dhe për të zvogëluar simptomat e çrregullimit të spektrit autik, duke mbështetur zhvillimin dhe të mësuarit.

Nëse fëmiu juaj diagnostifikohet me çrregullim të spektrit të autizmit është e nevojshme që të krijohet një strategji e trajtimit për të përmbushur nevojat e fëmijës dhe të fillohet mbajtja e seancave stimuluese nga terapistët e sjelljes.

Terapistët e sjelljes aplikojnë Analizën e Sjelljes së Aplikuar (ABA), e cila është një terapi që ka për qëllim rritjen e sjelljeve pozitive, të mësuarit e aftësive të reja, uljen e sjelljeve të padëshiruara si dhe ndihmën për fëmijët që t’i përdorin këto aftësi të reja në shtëpi, shkollë apo në situatat ku ndërveprojnë me të tjerët.

Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara3 dhjetori, Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar, s...
03/12/2020

Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara

3 dhjetori, Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar, synon që të promovojë të drejtat, mirëqenien, rritjen e ndërgjegjësimit të të gjithë shoqërisë për integrimin e personave me aftësi të kufizuar në të gjitha sferat e jetës.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se një bilion njerëz në të gjithë botën janë me aftësi të kufizuar të cilët përballen me probleme shëndetësore, mundësi më të pakta ekonomike, edukim dhe arritje më të ulëta akademike. Kjo ndodh më së shumti për shkak të barrierave me të cilat ata përballen në jetën e tyre të përditshme, sesa si rrjedhojë ekskluzive e aftësisë së kufizuar.

Cdo njeri është i vecantë në mënyrën e tij. Edhe personat me aftësi të kufizuara janë të vecantë në mënyrën e tyre. Por, ne duhet të jemi humanë t’i ndihmojmë e t’i përkrahim. Të gjithë së bashku duhet të bëjmë më shumë në integrimin e tyre në shoqërinë tonë, që ata të mos ndihen të anashkaluar.

Stephen Hawking, fizikant i njohur ka thënë:

“Të gjithë jemi të ndryshëm, por ndajmë të njejtin shpirt njerëzor. Ndoshta është natyra njerëzore që na bën të përshtatemi dhe të mbijetojmë. Herën tjetër që dikush ankohet se keni bërë një gabim, i thoni atij se kjo mund të jetë një gjë e mirë. Sepse pa mangësi, as ti, as unë nuk do të ekzistonim”.

Fëmijët të cilët hasin vështirësi në fushën e komunikimit mund të paraqesin shumë vështirësi të ndryshme. Këto mund të p...
24/11/2020

Fëmijët të cilët hasin vështirësi në fushën e komunikimit mund të paraqesin shumë vështirësi të ndryshme. Këto mund të përfshijnë vështirësi në ndjekjen e udhëzimeve, pjesëmarrjen në një bisedë, drejtshqiptimin e fjalëve, perceptimin e asaj që u tha, shprehjen e tij ose të kuptuarit për shkak të një belbëzimi ose një zëri të ngjirur.

Fëmijët me çrregullime të komunikimit kanë deficite në aftësinë e tyre për të shkëmbyer informacion me të tjerët. Një çrregullim i komunikimit mund të ndodhë në fushën e gjuhës, fjalës dhe / ose dëgjimit. Vështirësitë gjuhësore përfshijnë vështirësitë e gjuhës së folur, leximit dhe / ose shkrimit. Fjala përfshin fusha të tilla si artikulimi dhe fonologjia (aftësia për të folur qartë dhe të jetë e kuptueshme), rrjedhshmëria (belbëzimi) dhe zëri.

Shumë vështirësi në fushën e komunikimit mund të përmirësohen nga mbajtja e seancave stimuluese terapeutike.

Vështirësitë në të nxënëVështirësitë në të nxënë ose vështirësitë në të mësuar janë një gjendje e trurit që ndikon në af...
20/11/2020

Vështirësitë në të nxënë

Vështirësitë në të nxënë ose vështirësitë në të mësuar janë një gjendje e trurit që ndikon në aftësinë e një individi për të fituar njohuri dhe aftësi në të njejtën shkallë me moshatarët e tij/saj, dhe aspekte të caktuara të të mësuarit, siç është zhvillimi i aftësive themelore.

Të kesh një vështirësi në të nxënë nuk e bën dikë më pak inteligjent, kjo thjeshtë do të thotë se ata mësojnë në një mënyrë tjetër që për aktivitetet tradicionale në klasë mund të jetë problematike.

Për këtë arsye fëmijët me vështirësi në të nxënë duhet të marrim trajtim strategjik specifik dhe mësime të personalizuara në mënyrë që ti kapërcejnë këto sfida dhe të kenë përparim në aspektin akademik.

Llojet e vështirësive në të nxënë dhe simptomat e tyre janë:

Disleksia: është vështirësi që ndikon në të lexuar.

• vështirësi në krijimin e lidhjes mes shkronjave dhe tingujve, në drejtëshkrim dhe njohjen e fjalëve.
• vështirësi në të kuptuarit e asaj që të tjerët e thonë.
• vështirësi në organizimin e gjuhës së shkruar dhe në të folur.
• vështirësi për të kuptuar pyetjet dhe udhëzimet.
• vështirësi në mbajtjen në mend të numrave në sekuencë (p.sh. numrat e telefonit).

Disgrafia: është vështirësi që ndikon në të shkruar dhe aftësi të tjera të motorikës fine.

• nuk u pëlqen të shkruajnë/ose të vizatojnë.
• vështirësi ne mbajtjen e lapsit në mënyrë të duhur.
• humbje e energjisë apo interesimit sapo të fillojnë të shkruajnë.
• vështirësi në shkrimin e mendimeve në një sekuencë logjike.
• thënia e fjalëve me zë të lartë gjatë të shkruarit.

Diskalkulia: është vështirësi që ndikon në të kuptuarit dhe të mësuarit e matematikës.

• vështirësi në të dalluarit e numrave.
• vështirësi në të numëruar.
• vështirësi në mbajtjen në mend të fakteve të matematikës.

Çrregullimi i Vëmendjes dhe Hiperaktivitetit (ADHD): është një çrregullim neuro-zhvillimor që ndikon në pjesë të trurit që kontrollojnë vëmendjen, impulset dhe koncentrimin.

• vështirësi në fokusimin ose fillimin e detyrave individuale.
• shpërqendrohen lehtë.
• vështirësi në planifikim dhe organizim.
• vështirësi në menaxhimin e emocioneve.

Kur duhet të kërkohet ndihmë?

Shenjat e para të një vështirësie në të nxënë mund të shfaqen kur fëmiu po mëson për të folur, lexuar, shkruar apo zgjidhur probleme. Kur fëmijët përballen me këto vështirësi, ata kanë nevojë për metoda alternative që i ndihmon për të mësuar.

Prindërit mund të shqetësohen se një vështirësi në të nxënë do t’i parandalojë fëmijët e tyre që të kenë sukses në shkollë, por kjo nuk është domosdoshmërisht e vërtetë.

Mësuesit, profesionistët e shëndetit mendor dhe profesionistë të tjerë të specializuar mund të punojnë me fëmijë që kanë vështirësi në të nxënë apo shqetësime të tjera akademike.
Profesionistët ndihmojnë në identifikimin e fushave që fëmiu ka vështirësi dhe në zhvillimin e planeve dhe strategjive të të mësuarit.

Kur duhet të konsultoheni me profesionistë për vonesat në të folur të fëmijës suaj?Është 1 vjeç dhe nuk formon tinguj si...
20/11/2020

Kur duhet të konsultoheni me profesionistë për vonesat në të folur të fëmijës suaj?

Është 1 vjeç dhe nuk formon tinguj si: ma-ma, ba-ba etj dhe nuk tregon me duar për gjërat që don.

Është 2 vjeç dhe dhe ka një numër të vogël të fjalëve në fjalorin e tij,

Është 3 vjeç dhe nuk përdor fjali të thjeshta për të përshkruar/treguar gjëra.

Në situata të tilla intervenimi i hershëm do të ndihmojë në zhvillim e potencialit të fëmijës suaj tek vështirësitë të cilat i has në fushën e komunikimit.

Nëse fëmija juaj has vështirësi në fushat si: komunikim (në të kuptuar dhe në të shprehur), fushën e zhvillimit socio-em...
20/11/2020

Nëse fëmija juaj has vështirësi në fushat si: komunikim (në të kuptuar dhe në të shprehur), fushën e zhvillimit socio-emocional dhe zhvillimit kogntiv krahas fëmijëve të moshës së tij, rekomandohet konsulta me profesionistë të shëndetit mendor. Intervenimi i hershem do ndihmojë fëmijën tuaj në tejkalimin më të lehtë të vështirësive të cilat mund has në fusha të ndryshme.

Çrregullimi i Vëmendjes dhe Hiperaktivitetit (ADHD)ADHD është një çrregullim neuro-zhvillimor i përcaktuar nga dëmtimi i...
20/11/2020

Çrregullimi i Vëmendjes dhe Hiperaktivitetit (ADHD)

ADHD është një çrregullim neuro-zhvillimor i përcaktuar nga dëmtimi i niveleve të pavëmendjes, vështirësive në organizim dhe / ose hiperaktivitetit-impulsivitetit.

Fëmijët me ADHD shpesh hasin vështirësi t'u kushtojnë vëmendje të detajuar ose bëjnë gabime të pakujdesshme në detyrat e shkollës, në punë ose gjatë aktiviteteve të tjera (p.sh., anashkalon ose humbet detajet).

Llojet e ADHD:

I pavëmendshëm: Fëmija shfaq pakujdesi/pavëmendje të konsiderueshme në fusha të shumta pa shfaqur hiperaktivitet ose impulsivitet.

Hiperaktiv: Fëmija shfaq kontroll adekuat të vëmendjes, mirëpo tregon deficite të konsiderueshme në nivelin e aktivitetit dhe kontrollin e impulsit.

I kombinuar: Forma më e shpeshtë e ADHD në të cilën fëmija has vështirësi me vëmendjen si dhe rregullimin e sjelljes/impulsivitetin.

Pavëmendja:

• Shpesh hasin vështirësi për të mbajtur vëmendjen në detyra ose aktivitete të lojërave (p.sh., ka vështirësi të mbetet i/e përqendruar gjatë ligjëratave, bisedave ose leximit të gjatë).
• Nuk duket se dëgjon kur i flitet drejtpërdrejt (p.sh., mendja duket diku tjetër, edhe në mungesë të ndonjë shpërqendrimi të dukshëm).
• Nuk ndjek udhëzimet dhe nuk arrin të përfundojë detyrat e shkollës, punët e shtëpisë (p.sh., fillon detyrat, por shpejt humbet përqendrimin dhe hiqet lehtësisht nga detyra).
• Has vështirësi në organizimin e detyrave dhe aktiviteteve (p.sh., vështirësi në menaxhimin e detyrave vijuese; vështirësi në mbajtjen e materialeve dhe sendeve në rregull; punë e çrregullt, e paorganizuar; ka menaxhim të dobët të kohës; nuk i përmbush afatet).

• Humbet gjërat e nevojshme për detyra ose aktivitete (p.sh., materialet shkollore, lapsat, librat, mjetet, kuletat, çelësat, punimet etj).

Hipëraktiviteti :

• Shfaq lëvizje të duarve/ këmbëve, përpëlitët në vend.
• Shpesh largohet nga vendi në situata kur pritet të qëndrojë ulur (p.sh., lë vendin e tij / saj në klasë, në situata të tjera që kërkojnë të qëndrojnë në vend).
• Shpesh vrapon ose ngjitet në situata kur është e papërshtatshme.
• Has vështirësi për të luajtur ose për t'u marrë me aktivitete të kohës së lirë në heshtje.
• Shpesh flet më shumë se sa i kërkohet, vazhdon pa pritur tjetrin të përfundojë bisedën.
• Has vështirësi të presë radhën e tij / saj (p.sh., ndërsa pret në radhë) etj.

Si ndikojnë simptomat tek një fëmijë në:

Shtëpi:
 Vështirësi në ndjekjen e rutinave të mëngjesit,
 Vështirësia për të kryer detyrat e shtëpisë dhe punët e përditshme,
 Dhomë e çrregullt e paorganizuar

Shkollë:
 Vështirësi në të qëndruarit ulur në karrikë,
 Vështirësi në përfundimin e detyrave/aktiviteteve në afatin e caktuar,
 Vështirësi në organizimin e materialeve.

Komunitet/sociale:
 Vështirësi në përshtatjen e sjelljeve ne vendin e lojërave
 Vështiresi në interaksion social me fëmijët e tjerë.
 Vështirësi në pritjen e rradhës gjatë lojërave.

Trajtimi:

Terapia Biheviorale: Fokusi është në mësimin e fëmijës. Strategjitë e rregullimit të sjelljes për të përmirësuar frekuencën e sjelljeve pozitive, në detyrë.

Modifikoni mjedisin për t'u përqëndruar në pikat e forta dhe shqetësimet e fëmijës.

Nëse fëmija juaj shfaq vështirësitë e lartëcekura rekomandohet konsulta me profesionistë të shëndetit mendor. Intervenimi i hershem do ndihmojë fëmijën tuaj në tejkalimin më të lehtë të vështirësive të cilat has në fusha të ndryshme.

Pse është i rëndësishëm intervenimi i hershëm?Nëse ju vëreni ndryshime apo vështirësi tek fëmija juaj krahas fëmijëve të...
20/11/2020

Pse është i rëndësishëm intervenimi i hershëm?

Nëse ju vëreni ndryshime apo vështirësi tek fëmija juaj krahas fëmijëve të moshës së tij, është e rëndsësishme konsulta me Psikologë dhe fillimi i punës stimuluese.

• Rëndësia e intervenimit të hershëm është mënyra më e mirë për të mbështetur zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijëve , do të intervenohet në vështirësitë në zhvillim ose ato ekzistuese.

Intervenimi i hershëm shpesh përqendrohet në katër fusha kryesore të zhvillimit të fëmijëve:
zhvillimi fizik - domethënë trupi dhe truri i fëmijëve
zhvillimi njohës/kognitiv - , të menduarit dhe të mësuarit e fëmijëve
zhvillimi i sjelljes - sjellja e fëmijëve dhe si ndikohet nga zhvillimi fizik dhe njohës
zhvillimi shoqëror dhe emocional - aftësia e fëmijëve për të krijuar marrëdhënie dhe për të përballuar emocionet.

• Fëmijët shpesh përfitojnë nga një kombinim i terapive - kjo quhet një qasje multidisiplinare. Dhe fëmijët shpesh kanë nevojë për terapi ose kombinime të ndryshme terapie në faza të ndryshme të zhvillimit të tyre.

Address

Rruga Agim Ramadani
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 13:00 - 20:00
Tuesday 13:00 - 20:00
Wednesday 13:00 - 20:00
Thursday 13:00 - 20:00
Friday 13:00 - 20:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Psikologjike Terapia posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Qendra Psikologjike Terapia:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category