28/11/2025
Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit
Në emër të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK), ua urojmë 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit, gjithë popullit shqiptar, kudo që ndodhet.
Kjo ditë e shenjtë e kombit tonë simbolizon sakrificën, qëndresën dhe përpjekjet shekullore për liri e dinjitet. Është dita kur ne kujtojmë heronjtë tanë, historinë tonë dhe forcojmë vendosmërinë për të ardhmen që duam.
Një urim të veçantë e drejtojmë për punëtorët shëndetësorë, që çdo ditë qëndrojnë në shërbim të qytetarëve me vetëmohim, profesionalizëm dhe humanizëm. Ju jeni shembull i përkushtimit dhe përgjegjësisë publike, duke qenë gurë themeli i sistemit shëndetësor dhe mbështetje e pazëvendësueshme e shoqërisë.
Le të jetë 28 Nëntori ditë krenarie, uniteti dhe reflektimi për të gjithë ne.
Gëzuar Dita e Flamurit!