08/04/2026
Qendra Shëndetësore Multidisiplinare Heimerer në Tetovë – një hapësirë e re profesionale e dedikuar për mbështetjen e fëmijëve dhe familjeve.
Kjo qendër sjell një qasje të integruar dhe moderne në trajtim, duke bashkuar ekspertë të fushave të ndryshme për të ofruar vlerësim profesional, terapi të specializuara dhe mbështetje të vazhdueshme për zhvillimin e fëmijëve.
Në një ambient bashkëkohor dhe mikpritës, Qendra Multidisiplinare Heimerer synon të jetë një vend ku familjet gjejnë jo vetëm shërbime profesionale, por edhe besim, përkrahje dhe shpresë për zhvillim më të mirë të fëmijëve të tyre.