Ars Medica Prishtinë

Ars Medica Prishtinë Institucion modern i kujdesit shëndetësor.

Njihuni me Dr. Besim HajdariKirurg maksilofacial i specializuar, i përkushtuar në trajtimin dhe përmirësimin e funksioni...
23/04/2026

Njihuni me Dr. Besim Hajdari

Kirurg maksilofacial i specializuar, i përkushtuar në trajtimin dhe përmirësimin e funksionit dhe estetikës së fytyrës, nofullave dhe dhëmbëve.

Me përvojë në kirurgji maksilofaciale, implantologji dentare dhe transplant të flokëve, Dr. Hajdari kombinon ekspertizën mjekësore me teknikat më moderne për rezultate të sigurta dhe natyrale.

Ndër të tjera, është i vetmi në Kosovë i specializuar në trajtimin e rasteve me atrofi ekstreme të kockës, përmes implanteve zygomatike, pterigoide dhe transnazale — zgjidhje të avancuara për pacientët që kanë mungesë të theksuar të kockës dhe kërkojnë alternativa moderne ndaj metodave tradicionale.

Si asistent kërkimor në Universitetin e Prishtinës, kandidat për doktoraturë në Shkencat Mjekësore, dhe anëtar i FUE Europe, vazhdon të zhvillohet profesionalisht për të sjellë standarde të larta në çdo trajtim.

📩 Rezervo konsultën tënde sot.

Profili i fytyrës ndikohet drejtpërdrejt nga pozicioni i nofullës dhe harmonizimi i strukturës së fytyrës. Kur nofulla n...
17/04/2026

Profili i fytyrës ndikohet drejtpërdrejt nga pozicioni i nofullës dhe harmonizimi i strukturës së fytyrës. Kur nofulla nuk është në pozicionin e duhur, mund të ndikojë jo vetëm në pamje, por edhe në kafshim dhe funksion të përditshëm.

Kirurgjia ortognatike ndihmon në korrigjimin e këtyre çrregullimeve, duke sjellë profil më estetik, kafshim më të rregullt dhe balancë më natyrale të fytyrës.

Në Ars Medica, trajtimi planifikohet me kujdes maksimal për rezultate funksionale dhe estetike afatgjata.

Sepse bukuria nuk është rastësi.Është ndërtim i kujdesshëm, pjesë pas pjese!
10/04/2026

Sepse bukuria nuk është rastësi.
Është ndërtim i kujdesshëm, pjesë pas pjese!

Ky lloj trajtimi realizohet me teknika moderne që minimizojnë gjurmët dhe përshpejtojnë rikuperimin.Për një lëkurë më të...
06/04/2026

Ky lloj trajtimi realizohet me teknika moderne që minimizojnë gjurmët dhe përshpejtojnë rikuperimin.
Për një lëkurë më të pastër, pa ndërhyrje të dukshme.

📞 Rezervo konsultën tënde sot dhe merr zgjidhjen e duhur!

Dhimbjet e nofullës, dëmtimet e fytyrës apo frakturat nuk janë vetëm shqetësime estetike. Ato ndikojnë drejtpërdrejt në ...
02/04/2026

Dhimbjet e nofullës, dëmtimet e fytyrës apo frakturat nuk janë vetëm shqetësime estetike. Ato ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin dhe funksionin tuaj të përditshëm.

Në Ars Medica, ofrojmë diagnostikim të saktë dhe trajtim të avancuar për çdo problem të nofullës dhe fytyrës, duke përdorur teknologji moderne dhe qasje profesionale.

✔️ Trajtim i frakturave
✔️ Menaxhim i infeksioneve
✔️ Ndërhyrje të specializuara maksilofaciale

Mos e injoro dhimbjen, trajtoje në kohë.

📞 Rezervo konsultën tënde sot dhe merr zgjidhjen e duhur për shëndetin tënd.

Njihuni me Dr. Mrika Hyseni EjupiStomatologe e specializuar, pjesë e stafit të Ars Medica, e përkushtuar në trajtimin dh...
28/03/2026

Njihuni me Dr. Mrika Hyseni Ejupi

Stomatologe e specializuar, pjesë e stafit të Ars Medica, e përkushtuar në trajtimin dhe mirëmbajtjen e shëndetit të gojës dhe dhëmbëve.

Dr. Mrika ofron trajtime profesionale në parodontologji (kujdesi dhe trajtimi i mishrave të dhëmbëve), stomatologji estetike (mbushje estetike dhe përmirësim i buzëqeshjes), mjekësi orale dhe trajtimin e infeksioneve orale.

Me një qasje të kujdesshme dhe të personalizuar, ajo kombinon ekspertizën me teknologjinë moderne për të siguruar rezultate të sigurta, efikase dhe afatgjata për çdo pacient.

📩 Rezervo konsultën tënde sot!

Kur mungon kocka ne nofullën e sipërme, trajtimi tradicional shpesh nuk është i mjaftueshëm.Hybrid Zygoma është një zgji...
23/03/2026

Kur mungon kocka ne nofullën e sipërme, trajtimi tradicional shpesh nuk është i mjaftueshëm.

Hybrid Zygoma është një zgjidhje moderne që përdor implante zigomatike për të rikthyer funksionin dhe estetikën e buzëqeshjes, edhe në rastet më komplekse të humbjes së kockës.

✔ Stabilitet i lartë
✔ Zgjidhje afatgjatë
✔ Rikthim i menjëhershëm i funksionit të përtypjes

Në Ars Medica, trajtimi realizohet nga specialistë të kirurgjisë maksilofaciale me teknologji të avancuar dhe qasje të personalizuar për çdo pacient.

Njihuni me Dr. Skender Damoni, stomatolog i njohur, i përkushtuar dhe me përvojë, i cili ofron trajtime moderne dhe të s...
15/03/2026

Njihuni me Dr. Skender Damoni, stomatolog i njohur, i përkushtuar dhe me përvojë, i cili ofron trajtime moderne dhe të sigurta për shëndetin oral.

Dr. Damoni ofron një gamë të gjerë shërbimesh stomatologjike, duke përfshirë:​
✔️ Protetikë dentare
✔️ Trajtim i parodontitit
✔️ Estetikë dentare
✔️ Konsultë profesionale për çdo problem dentar

Me kujdes të personalizuar dhe standarde të larta profesionale, Dr. Damoni ju ndihmon të riktheni funksionin dhe bukurinë e buzëqeshjes suaj.

📍 Ars Medica – Prishtinë
📞 Rezervoni termin tuaj sot.

Shumë njerëz kujdesen për dhëmbët çdo ditë, por harrojnë një pjesë shumë të rëndësishme të higjienës orale: gjuhën.Gjuha...
12/03/2026

Shumë njerëz kujdesen për dhëmbët çdo ditë, por harrojnë një pjesë shumë të rëndësishme të higjienës orale: gjuhën.

Gjuha mund të mbledhë baktere, mbetje ushqimi dhe toksina që ndikojnë drejtpërdrejt në:
• erën e keqe të gojës
• shëndetin e mishrave të dhëmbëve
• shijen dhe shëndetin oral në përgjithësi

Larja e gjuhës rregullisht ndihmon në largimin e baktereve dhe përmirëson ndjeshëm higjienën e gojës.

Një hap i vogël në rutinën tënde të përditshme, që bën një ndryshim të madh për shëndetin oral!

Sot festojmë gratë që çdo ditë kujdesen për shëndetin dhe jetën e të tjerëve.Përkushtimi, profesionalizmi dhe zemra e ty...
08/03/2026

Sot festojmë gratë që çdo ditë kujdesen për shëndetin dhe jetën e të tjerëve.
Përkushtimi, profesionalizmi dhe zemra e tyre janë themeli i kujdesit që ofrojmë çdo ditë.

Urime 8 Marsi për të gjitha gratë e jashtëzakonshme të ekipit tonë. 💚

Me aligners transparent, trajtimi është pothuajse i padukshëm dhe shumë më komod se telat tradicionalë.Rezultatet arrihe...
04/03/2026

Me aligners transparent, trajtimi është pothuajse i padukshëm dhe shumë më komod se telat tradicionalë.
Rezultatet arrihen gradualisht, ndërsa ju vazhdoni rutinën tuaj të përditshme pa shqetësime.

📞 Rezervoni konsultën tuaj.

Address

Rruga Rumiu
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 18:00
Tuesday 09:00 - 18:00
Wednesday 09:00 - 18:00
Thursday 09:00 - 18:00
Friday 09:00 - 18:00

Telephone

+38344122114

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ars Medica Prishtinë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Ars Medica Prishtinë:

Share

Category