16/06/2024
Mësuesit dhe prindërit që kërkojnë heshtje totale kur fëmijët punojnë me probleme të vështira, vetëm u vështirësojnë më shumë punën atyre!
Fëmijët e vegjël shpesh flasin me vete kur luajnë.
Kur përdoret të folurit vetjak?
1) Kur fëmijët kanë dëgjuar prindërit e tyre duke thënë “mos” i rikujtojnë edhe vetes kur janë vetëm.
2) Kur janë duke përfunduar një detyrë e cila ngërthen në vete disa hapa, fëmijët i rikujtojnë vetes cili hap vjen më pas.
3) Kur janë konfuz dhe përpiqen t’i japin kuptim problemit para tyre.
4) Kur ndeshen në vështirësi gjatë detyrave të njohura apo kur përballen me detyra të reja.
Përdorimi i të folurit vetjak arrin kulmin në moshën 9 vjeç dhe më pas pakësohet, dhe mund të shihet sërish tek 11-17 vjeçarët kur zgjedhin ndonjë problem.
Send a message to learn more