Ordinanca Logopedike Elokuencë

Ordinanca Logopedike Elokuencë Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Ordinanca Logopedike Elokuencë, Speech Therapist, Rr. Lidhja e Prizrenit, Pristina.

“Elokuencë”, është ordinancë logopedike që ofron shërbimin e këshillimit, vlerësimit, diagnostifikimit dhe trajtimit të të gjithë personave që kanë nëvojë për logoped.

Loja me objektet e përditshme – Çelësi për zhvillimin e gjuhës tek fëmijët!Një nga mënyrat më të mira që një fëmijë të f...
23/07/2025

Loja me objektet e përditshme – Çelësi për zhvillimin e gjuhës tek fëmijët!

Një nga mënyrat më të mira që një fëmijë të fillojë të emërtojë objektet që e rrethojnë në rutinën e tij, apo edhe të përdorë fjalë dhe fjali në mënyrë spontane dhe pa u detyruar çdo herë nga të tjerët, është të fillojë përmes objekteve që ai sheh më shpesh: shishe, ujë, gotë, pjatë, ushqimet e tij të preferuara si frutat dhe perimet: molla, dardha, karrota, domatet etj., apo edhe ushqimet e tjera si ëmbëlsirat e ndryshme.

Në një ambient stimulues, si hapësirat logopedike, një formë ideale për të nxitur emërtimin e objekteve apo figurave është përmes lojës, nga vendosja e ushqimeve në shportë në market, e deri te përgatitja e diçkaje që duam për të pirë apo ngrënë në shtëpi.

Mbi të gjitha, ndjesia e ndarjes së një lodre me logopedin e plotëson më tej objektivin, duke e bërë fëmijën më shoqëror dhe të kujdesshëm ndaj të tjerëve në rutinën e tij në përditshmëri!

🗣️👧🧒 Krahasimi i koncepteve përmes lojës vizuale!Në këtë aktivitet logopedik, fëmijët mësojnë të dallojnë dhe emërtojnë ...
26/06/2025

🗣️👧🧒 Krahasimi i koncepteve përmes lojës vizuale!

Në këtë aktivitet logopedik, fëmijët mësojnë të dallojnë dhe emërtojnë kundërshtitë dhe krahasimet si:
✨ shumë – pak
💧 e mbushur – e thatë
🚪 e hapur – e mbyllur

Përmes këtyre kartelave vizuale, fëmijët zhvillojnë:
🔹 të kuptuarit gjuhësor
🔹 të folurit përshkrues
🔹 fjalorin e përditshëm
🔹 të menduarit krahasues dhe logjik

👆 Duke treguar me gisht, emërtojmë, krahasojmë dhe mësojmë përmes lojës!
Logopedia është më e bukur kur ndodh në bashkëbisedim dhe me ngjyra!

📢 Vlerësime logopedike FALAS! 🗣️Me rastin e Ditës Evropiane të Logopedisë, po ofrojmë vlerësime logopedike falas për të ...
05/03/2025

📢 Vlerësime logopedike FALAS! 🗣️

Me rastin e Ditës Evropiane të Logopedisë, po ofrojmë vlerësime logopedike falas për të gjithë ata që duan të kuptojnë më mirë zhvillimin e të folurit dhe komunikimit të tyre ose të fëmijëve të tyre.

🔹 A ka fëmija juaj vështirësi në shqiptim?
🔹 Ka vonesë në të folur?
🔹 Dëshironi të dini më shumë rreth aftësive të tij komunikuese?

💡 Kjo është mundësia perfekte për të marrë një vlerësim profesional dhe për të bërë hapin e parë drejt përmirësimit!

📅 Data: 06.03.2025 & 07.03.2025
📍 Lokacioni: Rr. Lidhja e Prizrenit/ Tophane!
📩 Rezervo tani! Na kontaktoni në 045697366 dhe 045652520 për më shmë detaje.

Pse tek logopedi “vetëm luajmë”! Lojërat jo çdo herë janë “humbje kohe”!Lojërat e strukturura si aktiviteti i ndarjes së...
04/11/2024

Pse tek logopedi “vetëm luajmë”!

Lojërat jo çdo herë janë “humbje kohe”!
Lojërat e strukturura si aktiviteti i ndarjes së objekteve të lojës në dy persona është jashtëzakonisht i rëndësishëm për krijimin e bashkëveprimit dhe stimulimin logopedik.
Kjo praktikë ndihmon në zhvillimin e aftësive komunikuese, si dhe në forcimin e lidhjeve emocionale mes fëmijës dhe logopedit.
Duke ndarë objekte në mënyrë të barabartë me të tjerët, fëmijën mund të e nxisë që të komunikojë me të tjerët, të ndajë mendime, të shpjegoj dhe kështu të përmirësojmë aftësitë sociale të tij. Për më tepër, aktivitetet e tilla stimulojnë kreativitetin dhe imagjinatën, duke e inkurajuar fëmijën të eksploroj mundësi të reja dhe të zhvillojë strategji të ndryshme gjatë lojës.
Bashkëpunimi nëpërmjet lojës është një mënyrë e shkëlqyer për të nxitur zhvillimin e fëmijëve në një ambient të sigurt dhe mbështetës.

Shërbimet kualitative që “Elokuencë” ofron!
03/09/2024

Shërbimet kualitative që “Elokuencë” ofron!

A është fëmija im i gatshëm të hyj në klasën e parë⁉️Këtë dilemë, teksa jemi në prag të afatit të regjistrimit të fëmijë...
11/05/2024

A është fëmija im i gatshëm të hyj në klasën e parë⁉️

Këtë dilemë, teksa jemi në prag të afatit të regjistrimit të fëmijëve në klasën e parë, e kanë shumë prindër, fëmijët e të cilëve kanë vështirësi në të kuptuar dhe të shprehur të fjalëve dhe fjalive, artikulimit, rrjedhshmërisë së të folurit, apo komunikimit në përgjithësi. 🤔

Përgjigjen dhe lehtësimin për barrën që kanë prindërit aktualisht, mund ta marrin përmes testimeve logopedike ndërkombëtare (PLS-3: Preschool Language Scale-3) 📝 që posedon “Elokuencë”, e cila përdoret për të vlerësuar gjuhën, duke përfshirë aftësitë që variojnë nga paraverbale, të bazuara në ndërveprim, tek gjuha e shfaqur, e deri tek shkrim-leximi i hershëm. 🗣

Fillimi i klasës së parë është po aq sfidues, sa edhe i këndshëm për fëmijët dhe prindërit!

Andaj, parapërgatitja është çelësi për vendimmarrjen e duhur!🖍️📚🧮

Për të rezervuar terminin tuaj për vlerësim na kontaktoni në rrjetet sociale, apo në numrat:
📞+38345697366
📞+38345652520

29/04/2024

Tekonologjia ka transformuar mënyrën se si logopedët trajtojnë dhe ndërveprojnë me fëmijët që kanë çrregullime logopedike. Lidhur me këtë në një prononcim për GazetaBlic ka folur logopedi Granit Haliti rreth formave më të zakonshme se si fëmijët me çrregullimet logopedike përdo...

21/04/2024

Si të përmirësojmë komunikimin!?🤔

Fëmijët shpeshherë hasin në vështirësi të përceptojnë se cilët tinguj nuk arrijnë të i artikulojnë qartë, të mos i artikulojnë fare, apo të i ndryshojnë me tinguj të tjerë. 🙇‍♀️

Një nga mënyrat e thjeshta dhe shumë efikase, por duke pasur kujdes që fëmija të mos ndjehet i gjykuar apo “i paaftë”, është qe permes paisjeve të ndryshme të arrij ta dëgjojë veten se si ka artikuluar fjalën apo fjaline qe i është kërkuar!🧏‍♂️

Kjo me qëllim që të ketë më të qartë pas udhëzimeve logopedike se ku duhet të parmirësoj aftësinë e tij/saj shprehes/e. 🗣

Jo më kot, logopedia dhe logopedi kanë vetëm një qëllim, të udhëzojnë fëmijët dhe të rriturit drejtë përdorimit të komunikimit në formën më të mirë të mundshme, që të jenë më lehtë të qasshëm dhe të pranueshëm në cdo shoqëri ku ata bëjnë pjesë! 😊

“Elokuencë”, është ordinancë logopedike që ofron shërbimin e këshillimit, vlerësimit, diagnostifikimit dhe trajtimit të të gjithë personave që kanë nëvojë për logoped.

“Elokuencë” ka kënaqësinë të ju njoftoj, se per nder të ditës evropiane të logopedise, do të ofroj konsulta dhe vlerësim...
03/03/2024

“Elokuencë” ka kënaqësinë të ju njoftoj, se per nder të ditës evropiane të logopedise, do të ofroj konsulta dhe vlerësime PA PAGESË në datat 6, 7 dhe 8 mars!
Përmes përvojës mbi 7 vjeçare në vlerësime dhe trajtime për fëmijët dhe të rriturit me çrregullime specifike logopedike, vonesë zhvillimore, sindromë Down dhe ata në spektër të autizmit, do të përpiqemi të ju japim këshilla dhe udhëzime konkrete, që klientët dhe familjarët e tyre të kenë një jetë më kualitative dhe komunikim elokuent mes vete!
Termini është i obligueshëm!
Na kontaktoni përmes rrjeteve sociale, apo në numrat e telefonit:
+38345697366
+38345652520

“Elokuencë” ka nderin të njoftoj se ka pranuar donacion nga Dr. Elizabeth Whitney Fagan (mbikqyrëse në ordinancën “Eloku...
17/02/2024

“Elokuencë” ka nderin të njoftoj se ka pranuar donacion nga Dr. Elizabeth Whitney Fagan (mbikqyrëse në ordinancën “Elokuencë”) dhe anëtarët e “Rotary Club of Portland, Maine USA”, nga i cili donacion 15 logoped nga Republika e Kosovës do të ndjekin pa pagesë për periudhë 1 vjeçare trajnime të certifikuara ndërkombëtare!
Kjo mundësi e artë do të ndihmoj në aftësim të njohurive dhe metodave të reja trajtuese logoped të angazhuar në “QKUK- Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”, në shoqatën “Down Syndrome Kosova”, në shoqatën “Autizmi Flet” dhe logoped të tjerë të rinj, nga të ciët do të përfitojnë qindra fëmijë, adoleshent dhe të rritur, që kanë nevojë për trajtim logopedik!
“Elokuencë” mbetet e përkushtuar të angazhohet çdo herë në inovacion dhe ndihmë ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës!
Gjithmonë mirënjohës miqëve tanë, shembuj të humanizmit dhe bashkëpunimit në mes profesionistësh!

Granit Haliti
Rudinë Fetahaj
Zahide Uka
Logoped- Miran Xhelili
Vullnet Haxhijaj
Beltina Shahini
Rina Ymeri
Çlirimtare Rrahmani
Reita Rafuna
Flaka Isufi
Elvira Maliqi
Mimoza Tmava
Ibadete Memeti
Erëza Ismaili
Besart Sokoli
_________________________________________
"Elokuencë" has the honor to announce that it has received a donation from Dr. Elizabeth Whitney Fagan (supervisor at the clinic "Elokuencë") and the members of the " East Portland Rotary Club” Rotary Club of Portland, Maine USA", from this donation 15 speech therapists from the Republic of Kosovo will attend certified international trainings free of charge for a period of 1 year!
This golden opportunity will help in training the knowledge and new treatment methods of speech therapists engaged in "QKUK- University Clinical Center of Kosovo", the NGO "Down Syndrome Kosova", the NGO "AutizmiFlet Kosovë" and other new speech therapists , which will benefit hundreds of children, teenagers and adults who need speech therapy treatment!
"Elokuencë" remains committed to engaging every time in innovation and assistance to all citizens of the Republic of Kosovo! Always grateful to our friends, role models of humanity and cooperation among professionals!

Çfarë nuk është pjesë e një kategorie!? 🐶🐰🎸Që një fëmijë të arrij të bashkëbisedoj me të tjerët, në shumë raste i duhet ...
16/02/2024

Çfarë nuk është pjesë e një kategorie!? 🐶🐰🎸

Që një fëmijë të arrij të bashkëbisedoj me të tjerët, në shumë raste i duhet të jetë i aftë edhe të tregojë se çfarë brenda një grupi apo një kategorie të caktuar nuk përkon, kjo me qëllimin që të nxit diskutim dhe të arsyetoj qëndrimin e tij se pse një nga disa objekte/figura nuk përkojnë në atë grup të caktuar!

Në “Elokuencë”, detaje të tilla të komunikimit, shihen si esenciale që fëmijët jo vetëm të aftësohen në nivelin bazik të shprehurit apo artikulimit të tingujve, fjalëve apo fjalive, por edhe të nxitet mendim kritik dhe kjo të i’u shërbejë në çdo sferë dhe hapësirë që gjenden në rutinat ditore të tyre!

Le të emërtojmë veprime! 🗣️ Një nga aftësitë njohëse që mund të jetë parakusht për fëmijët që të krijojnë fjali më kompl...
02/02/2024

Le të emërtojmë veprime! 🗣️

Një nga aftësitë njohëse që mund të jetë parakusht për fëmijët që të krijojnë fjali më komplekse, është edhe të kuptuarit se si shumë produkte duhet vënë në funksion për të bërë të mundur një veprim të caktuar!

Të vendosim pastë dhëmbësh në brushë për të pastruar dhëmbët! 🪥🦷

Të vizatojmë apo ngjyrosim ne fletë🖍️, apo edhe të dijmë kush çfarë ushqimi të preferuar ka! 🍲

Këto njohuri bëjnë të mundur që fëmijët të shpjegojnë se si realizohet një veprim i caktuar, për të cilat duhet përcjellur disa hapa të vegjel, por të rëndësishëm për funksionim të duhur!

Shpjegimi i tyre, bënë që fëmijët të zhvillojnë aftësinë e tyre të të folurit dhe gjuhës duke përdorur fjali më të gjata dhe të ndërlikuara!🗣️

Address

Rr. Lidhja E Prizrenit
Pristina

Telephone

+38345652520

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ordinanca Logopedike Elokuencë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Ordinanca Logopedike Elokuencë:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram