Psikologe Klinike - Venera Limani Kryeziu

Psikologe Klinike - Venera Limani Kryeziu Specialiste e Psikologjisë Klinike Venera Limani Kryeziu është Specialiste e Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapisë. Spec. MSc.

E specializuar në Psikologjinë Klinike nga Universiteti i Baselit, Zvicërr, dhe Ministria e Shëndetësisë Kosovë. Studimet bazike dhe Post-diplomike të Psikologjisë Klinike, i përfundoi në Universitetin e Prishtinës. Venera Limani Kryeziu, ofron një praktikë të rehatshme, të sigurt dhe profesionale me fokus në kuptimin e nevojave tuaja individuale, duke ju ndihmuar të arrini mirëqenie, shëndet mendor, dhe realizim në qëllimet e juaja. Ka përvojë të gjatë në praktikën klinike të psikologjisë dhe psikoterapisë, me fëmijë, adoleshentë dhe të rritur. Trajtimi bazohet ne evidenca shkencore. Çdo klient është i veçantë andaj qasja terapeutike, aplikohet në përshtatshmëri me klientin. Fusha e Ekspertizës:

Vlerësim Psikologjik

Diagnostifikimi dhe trajtimi i çrregullimeve psikologjike

Psikoterapi për të rritur

Psikoterapi për fëmijë dhe adoleshentë

Terapi Familjare

Terapi e Çifteve

Traumaterapi

Vështirësi në situata të ndryshme dhe Përshtatja ;

Gjinia dhe Identiteti Seksual

Pikëllim dhe humbje

Çështje të Vet –vlerësimit

Menaxhimi i Stresit

Menaxhimi i Zemërimit

Për studentë dhe psikoterapistë te ardhshëm ;

Terapi personale

Supervizion

10/11/2025

13/12/2023

     # traumaterapi
19/10/2023

# traumaterapi

Fazat e Pikëllimit  në Procesin e HumbjesElizabeth  Kübler-Ross, psikiater,  ishte pioniere e konceptit të ofrimit të kë...
24/06/2023

Fazat e Pikëllimit në Procesin e Humbjes

Elizabeth Kübler-Ross, psikiater, ishte pioniere e konceptit të ofrimit të këshillimit psikologjik mbi vdekjen dhe humbjen. Në librin e saj “On Death and Dying” (Vdekja dhe të Vdesësh) ajo përshkroi pesë faza si reagime primare që personat kishin përjetuar në përballje me vdekjen dhe humbjen. Pikëllimi i humbjes, fillon nga mohimi apo refuzimi i situatës, deri në fazën përfundimtare “Pranimin”. Seicili mund të përballojë ndryshe humbjen, ndonjëri mund të qëndrojë gjatë në fazën e mohimit, apo të rikthehet nga njëra fazë në tjetrën , deri sa të procesohet Pranimi.
Prandaj psikoterapia është instrumenti më i fuqishëm, në përpunimin dhe pranimin e situatave të vështira me të cilat përballen shumë individë apo familje, duke gjetur aftësi përballuese dhe shkathtësi vetanake seicili. Humbje është edhe një raport i shkëputur nga një person i rëndësishëm, që aktivizon pikëllimin në reagime të ndryshme.

Mohimi- Kjo smund të më ndodh mua
Personat që përballen me vdekjen apo humbjen mund të refuzojnë të pranojnë faktin që ka ndodhur apo po ndodh një humbje. Ata mund të minimizojnë ose mohojnë plotësisht situatën.

Zemërimi – Pse po më ndodh mua
Kur një individ e kupton se ka ndodhur apo mund të ndodh një humbje, ai mund të zemërohet me veten ose të tjerët. Ata mund të argumentojnë se situata është e padrejtë dhe të përpiqen të gjejne fajtorë pse ka ndodhur dhe si ka ndodhur .

Marreveshjet me vet-vetën
Nga dhimbja, ndonjëherë është e vështirë të pranojmë se nuk mund të bëjmë asgjë për të ndryshuar gjërat. Situatat kur fillojmë të bëjmë marrëveshje me vetën, janë ato momente kur kthehemi dhe analizojmë cka kemi mundur ndoshta të bëjmë ndryshe. Është e zakonshme të gjejmë veten duke shkuar vazhdimisht në gjëra që kanë ndodhur në të kaluarën, dhe duke bërë shumë pyetje 'po sikur të', mund të ktheheshim dhe t'i ndryshonim gjërat, a do të kishte pasur tjetër rezultat.

Depresioni - çfarë kuptimi ka për të vazhduar pas humbjes
Në fazën e depresionit, individi ka arritur të kuptojë se një humbje ka ndodhur ose do të ndodhë. Individi mund të izolohet dhe të kalojë kohë duke qarë dhe ndjerë pikëllimin. Depresioni është një pararendës i pranimit sepse individi ka arritur të njohë humbjen e tij.

Pranimi – Do të behet mirë – kjo tani ka ndodhur
Në fazën e pranimit, individi do të arrijë të pranojë humbjen e tij, duke e kuptuar situatën në mënyrë logjike dhe duke balancuar emocionet me situatën. Ketu vazhdon aktivizimi dhe ri-orientimi i personit pas humbjes, duke iu kthyer jetës, duke gjetur forcë dhe aftesi përballuese .

Address

Bregu I Diellit/rr. Gazmend Zajmi, Kosovo
Pristina
10000

Telephone

+38349400815

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Psikologe Klinike - Venera Limani Kryeziu posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Psikologe Klinike - Venera Limani Kryeziu:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Venera Limani Kryeziu

Spec.MSc. Venera Limani Kryeziu është Specialiste e Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapisë.

E specializuar në Psikologjinë Klinike nga Universiteti i Baselit, Zvicërr, dhe Ministria e Shëndetësisë Kosovë. Studimet bazike te Psikologjise dhe studimet Master të Psikologjisë Klinike, i përfundoi në Universitetin e Prishtinës.

Spec. MSc. Venera Limani Kryeziu, ofron një praktikë të rehatshme, të sigurt dhe profesionale me fokus në kuptimin e nevojave tuaja individuale, duke ju ndihmuar të arrini mirëqenie, shëndet mendor, dhe realizim në qëllimet e juaja.

Ka përvojë të gjatë në praktikën klinike të psikologjisë dhe psikoterapisë, me fëmijë, adoleshentë dhe të rritur.