Global Hospital & IVF Center

Global Hospital & IVF Center “Global Hospital & IVF Center" – rruga më e shpejtë drejt zgjidhjes së problemeve të fertilitetit.

26/07/2025

, , , , , , , , , , , , , ,

Send a message to learn more

14/07/2025

, , , , , , , , , , , , , ,

28/10/2024
Klinika Turke për Gjinekologji
23/10/2024

Klinika Turke për Gjinekologji

TRETMANI I VEZOREVE POLICISTIKE (PCOS)Termi “Vezore Policistike apo “PCOS” nënkupton një sindrom kompleks që zakonisht p...
09/10/2024

TRETMANI I VEZOREVE POLICISTIKE (PCOS)

Termi “Vezore Policistike apo “PCOS” nënkupton një sindrom kompleks që zakonisht përcillet me ovulacion dhe cikël të parregullt menstrual, e që shpesh për pasojë ka infertilitetin apo paaftësinë e gruas për të ngelur shtatzanë.

Shkenca mjekësore ende nuk i ka zbuluar shkaktarët e vërtetë të sindromit të vezoreve policistike, por besohet se faktorët gjenetikë e kanë një rol primar në paraqitjen e kësaj sëmundje, ashtu që shansat për ta pasur këtë sindrom janë më të larta te femnat te të cilat nëna apo motrat e kanë të njejtin problem. E poashtu paraqitja e kësaj sëmundje ndërlidhet edhe me ҫrregullimin e hormoneve si insulina, testosteroni etj.

Pra, sindromi i vezoreve policistike apo PCOS është një ndër shkaktarët kryesorë të infertilitetit te gratë. Kurse simptomi kryesor i cili e bën një grua që të dyshon se e ka këtë sëmundje është cikli i parregullt respektivisht cikli i rrallë menstrual, zakonisht mbi 35 ditë e deri në disa muaj vonesë. Por, paaftësia për të ngelur shtatzanë nuk është simptomi i vetëm i kësaj sëmundje, meqë ky sindrom mund të shoqërohet edhe me mbipeshë, akne (puҫrra) dhe shtim të qimeve në fytyrë dhe trup, sëmundje të sheqerit, sëmundje kardiovaskulare etj. Andaj, diagnostifikimi sa më i hershëm i këtij problemi ka rëndësi vitale për parandalimin e simptomave përcjellëse të kësaj sëmundje.

Prandaj, secila grua që ka problem për të ngelur shtatzanë apo që i ka simptomat e lartëpërmendura, duhet ta kërkon ndihmën e mjekut, edhe ate të subspecialistit për infertilitet. Madje, edhe poҫese femna nuk dëshiron akoma të ngelë shtatzanë, është me rëndësi që sa më heret ta kupton se a e ka këtë diagnozë, ashtu që t’i parandalon komplikimet e mundshme të kësaj sëmundje.

Pasi që sindromi i vezoreve policistike asnjëherë nuk mund të mjekohet në tërësi, atëherë duhet të trajtohet në atë drejtim që të zvogëlohen simptomat e tij.

Dhe, meqë problemi kryesor te vezoret policistike shpesh është mbipesha, e cila pastaj mund të jetë edhe shkaktar i paraqitjes së diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare, atëherë hapi i parë në trajtimin e kësaj patologjie është humbja në peshë përmes ecjes, vrapimit, ushtrimeve dhe ushqimit dietal. Kështu, me anën e këtyre metodave arrihet që të zvogëlohet sheqeri dhe shtypja e lartë në gjak, poҫese janë prezente te kjo sëmundje.

Kurse tretmani i mëtejmë varet nga prioritetet e pacientes, respektivisht nga fakti se a dëshiron gruaja të ngelë në atë moment shtatzanë, apo dëshiron vetëm t’i përmirëson simptomat apo komplikimet e mundshme të kësaj sëmundje.

Pra, nëse gruaja vetëm dëshiron ta rregullon ciklin e rrallë menstrual si dhe t’i largon aknet dhe qimet e tepërta në fytyrë apo në trup, atëherë preferohet të përdorë tableta kontraceptive (Diane 35, Yasmin etj.) ose progesteron, në baza mujore apo ҫdo 3-4 muaj. Këto barna, përveҫ që e rregullojnë ciklin menstrual, mund ta redukojnë edhe rrezikun e zhvillimit të kancerit të mitrës apo të kancerit endometrial, i cili mund të paraqitet si pasojë e menstruacioneve të rralla te gruaja. Por, në disa raste ekzistojnë kundërindikacione për përdorimin e tabletave kontraceptive (kundër shtatzanisë), andaj ato duhet të merren vetëm në konsultim me mjekun. Poashtu mund të përdoren edhe mjete kontraceptive për përdorim brenda mitrës, të njohura si spirale.

E poҫese gruaja me këtë sindrom dëshiron që sa më shpejt të ngelë shtatzanë, atëherë për këtë ekzistojnë një sërë barnash dhe injeksionesh në dispozicion. Qëllimi i kësaj terapie është zhvillimi i folikujve respektivisht i qelizave vezë, problem ky që më së shumti është i përfaqësuar te kjo sëmundje dhe që njëherit është edhe shkaktar i infertilitetit.

Hapi i parë dhe më i thjeshtë në këtë drejtim është administrimi i barnave Clomid, duke filluar nga ditët e para të ciklit menstrual. E poҫese këto barna nuk kanë efekt në zhvillimin e qelizave vezë, atëherë përdoren edhe barna tjera si Letrozole (Femara), Metformin, Gonadotropinet (në formë të injeksioneve) etj.

Për shkak se te gratë me këtë sëmundje qelizat vezë zhvillohen me vështirësi madje edhe me këtë terapi, atëherë shpesh preferohet që, për të arritur sa më shpejt te suksesi, të shkohet me procedura më të drejtpërdrejta si inseminimi intrauterin (IUI) apo edhe fertilizimi in vitro (IVF). Mjeku i cili merret me stimulimin e grave me këtë sindrom preferohet të jetë ekspert me përvojë në infertilitet dhe IVF, meqë, për shkak se këto gra kanë numër të madh të folikulave bazë në vezoret e tyre, atëherë shpesh ndodhë që duke e aplikua terapinë për stimulim apo për zhvillim të qelizave vezë, të fillojnë të rriten shumë folikuj përnjëherë, ashtu që ata vazhdojnë të zhvillohen pastaj në mënyrë të pakontrolluar duke u shëndërruar në cista të shumta të cilat mund ta rrezikojnë edhe jetën e pacientes. Andaj në këto raste duhet të zvogëlohet apo edhe të ndërpritet komplet terapia dhe gjendja e gruas të përcillet, ashtu që të mos vjen deri te i ashtuquajturi fenomeni i hiperstimulimit të vezoreve. Madje, poҫese gruas edhe gjatë stimulimit me Clomid apo me barna tjera i zhvillohen më shumë se katër folikuj, atëherë poashtu duhet t’i ndërpritet tretmani ashtu që të mos vjen deri te shtatzania e shumëfishtë, përveҫ në rastet kur gruaja hyn në IVF, meqë atëherë bëhet transfer i limituar i embrioneve.

Kurse, poҫese terapia mjekësore nuk ka sukses në arritjen e ovulacionit apo zhvillimin e qelizave vezë, atëherë te vezoret policistike mund të intervenohet edhe në mënyrë kirurgjike me laparoskopi, e cila më vonë mund të ketë efekt edhe në zhvillimin e ovulacionit spontan. Pra, me intervenim me laser në vezore policistike respektivisht përmes operacionit të ashtuquajtur laparoskopi, mund të përmirësohet ҫrregullimi hormonal dhe të vendoset funksionimi normal i vezoreve, por shpesh kjo metodë ka vetëm efekt afatshkurtër dhe pas pak viteve mund të rikthehet gjendja e mëhershme në vezore. Andaj pacientes që bëhet operacion i rekomandohet që të provon të ngelë shtatzanë sa më shpejt në vitin e parë pas operimit. Ky intervenim kirurgjik është përdorur përpara shumë më shpesh për trajtimin e kësaj sëmundje, kurse sot, me zhvillimin e terapisë së sofistikuar për stimulimin e vezoreve dhe provokimin e ovulacionit, kjo metodë operative shumë më pak aplikohet, meqë ndonjëherë mund të ҫon edhe deri te dëmtimi i vezoreve gjatë operacionit.

Duhet cekur se tretmani i sindromit të vezoreve policistike shpesh mund të ndryshon nga një grua te tjetra, meqë shpesh ndodhë që secili organizëm të reagon në mënyrë individuale ndaj terapisë së njejtë. Andaj, secila paciente duhet të trajtohet me protokolin më të përshtatshëm për organizmin e saj, gjë që jo rrallë paraqet sfidë të vërtetë edhe për profesionistët mjekësorë. Ndërsa, mjekët përgjegjës për trajtimin e vezoreve policistike apo PCOS, janë kryesisht gjinekologët dhe endokrinologët.

Megjithëse sindromi i vezoreve policistike paraqet një problem kompleks, asnjë grua me këtë sindrom nuk duhet ta humbë shpresën apo të frikësohet se do të ngelë pa fëmijë, edhe pse ndonjëherë shumë më me vështirësi. Sepse, sipas disa studimeve mjekësore, numri i fëmijëve te këto gra nuk ndryshon nga ato të cilat nuk e kanë këtë problem shëndetësor. Pra, pothuajse secila grua me këtë problem në vezore, së paku njëherë në jetë do të ngelë shtatzanë edhe pa ndihmën mjekësore. Porse, për ato që dëshirojnë ta planifikojnë me kohë familjen, atëherë nuk është mirë që të presin gjatë që shtatzania të ndodhë rastësisht, por që më herët ta kërkojnë ndihmën profesionale nga ekspertët për infertilitet.

Vlen të theksohet poashtu, se ky sindrom ndonjëherë përcillet me simptoma të shumta që e atakojnë jetën e përditshme të gruas, porse ndonjëherë mund të kalojë edhe pa asnjë simptom dhe pa i shkaktuar gruas asnjë problem në jetë.

Dr. Gjina Zeqiri MSc, PhD
Gjinekologe – Obstetre
Subspecialiste për infertilitet dhe IVF

+383 44 111 934 – Klinika Turke për Gjinekologji (Prishtinë)
+355 69 321 8011 – Royal Diagnostic Center (Tiranë)

ÇKA NËNKUPTON DONACIONI I QELIZAVE GJINOREHistorikisht donacioni apo dhurimi i qelizave gjinore, konkretisht i spermës, ...
06/10/2024

ÇKA NËNKUPTON DONACIONI I QELIZAVE GJINORE

Historikisht donacioni apo dhurimi i qelizave gjinore, konkretisht i spermës, për herë të parë ka fillua të përdoret para më shumë se dy shekujve në Amerikë, porse një kohë është mbajtur sekret meqë është konsiderua se është turp që gruaja të ngelë shtatzënë me spermën e një mashkulli tjetër i cili nuk është burri i saj. Por, në shekullin e kaluar këto procedura janë bërë publike në shkencën mjekësore, ashtu që sot me mijëra gra ngelin shtatzënë me donacion të spermës.

Qeliza gjinore apo riprodhuese quhen vezët e gruas dhe spermatozoidet e burrit. Në kushte natyrale, deri te fekondimi i qelizave gjinore respektivisht deri te shtatzënia, vjen kur një qelizë mashkullore apo një spermatozoid futet në një qelizë femërore apo në një vezë, me ç'rast krijohet një embrion i cili pastaj implantohet gjegjësisht ngjitet në mitër dhe vazhdon të zhvillohet në një fryt, respektivisht në një foshnje të ardhshme.

Kur gruaja ka mjaft vezë (përafërsisht 10-15) e burri mjaft spermatozoide (mbi 20 milion/ml) dhe kur këto qeliza janë të kualitetit adekuat, atëherë nuk është shumë problem që të vjen deri te shtatzënia natyrale, respektivisht shansat që çdo muaj të vjen deri te fertilizimi tek një çift janë rreth 25% . Mirëpo, problemi në këtë proces fiziologjik paraqitet kur numri i këtyre qelizave është i zvogëluar apo edhe mungon fare te njëri apo te tjetri partner, ose te të dytë.

Andaj në këto raste çifti ka nevojë për donacion, respektivisht ka nevojë që ndonjë grua apo burrë tjetër t'ua dhurojë qelizat e veta gjinore, në mënyrë që ky çift të arrijë ta gëzojë një fëmijë në prehërin e tij.

Ndonjëherë mungesa e qelizave riprodhuese të ndonjërit partner mund të paraqet problem edhe për martesë, gjë që mund të çojë edhe në ndarjen e çiftit. Mirëpo, poçese bashkëshortët duhen sinqerisht në mes vete dhe kanë harmoni në jetë, atëherë mungesa e qelizave të njërit partner nuk do të duhej asnjëherë të paraqiste problem. Sepse, edhe ashtu gruaja apo burri që është në rregull, poçese e prishë martesën, do ta ketë një fëmijë me qelizat e një partneri apo një partnereje tjetër. Andaj, në vend se ta ndërron gruan apo burrin, partneri i shëndoshë mund të kërkon vetëm donacion të qelizave gjinore dhe të ngelë në martesë me partnerin ekzistues, të cilin tashmë e njeh dhe e dashuron.

Shumë prej pacientëve me këtë problem madje nuk e kuptojnë kjartë se çka nënkupton fëmiu i fekonduar me donacion. Dhe pyetja më e shpeshtë që ata ia bëjnë vetes është se a do të kem ndonjë lidhje biologjike me foshnjën time të ardhshme? Pra, shumica e pacientëve që dëshirojnë t’i përdorin vezët e dhuruesve, janë të shqetësuar se a do të kenë ndonjë trashëgimi gjenetike tek fëmiu i tyre i ardhshëm. Sipas shkencës, gjatë rritjes së fëmiut në mitrën respektivisht në organizmin e gruas, këto molekula absorbohen nga embrioni dhe mund të ndikojnë në paraqitjen e materialit gjenetik te foshnja. Por ka edhe mundësi që foshnja të mos i ngjajë aspak nënës së saj, respektivisht gruas që i ka pranua vezët e një femne tjetër. Sidoqoftë, nëse janë përdorur spermatozoidet e burrit të saj foshnja mund të përngjajë në babain e saj, sepse ata e ndajnë të njëjtën gjenetikë. Gjegjësisht, fëmiu i fituar me donacion, ka mundësi t'i përngjajë donatorit si dhe njërit prind i cili ka qeliza të veta gjinore.

Andaj ky problem shpesh mund të jetë mjaft emocionues e stresues për partnerët, e veçanërisht për ate që nuk i posedon qelizat e veta. Prandaj ndonjëherë pacientëve të tillë edhe iu nevojitet kohë që ta marrin vendimin e duhur në këtë drejtim.

Dr. Gjina Zeqiri, MSc, PhD
Gjinekologe - Obstetre
Subpecialiste për infertilitet dhe IVF

Mob: +383 44 111 934 - Klinika Turke për Gjinekologji (Prishtinë)
+355 69 321 8011 - Royal Diagnostic Center (Tiranë)

NJOFTIMKlinika Turke për Gjinekologji në Prishtinë, përveç trajtimit më profesional të infertilitetit, bën përgaditjen ...
01/10/2024

NJOFTIM

Klinika Turke për Gjinekologji në Prishtinë, përveç trajtimit më profesional të infertilitetit, bën përgaditjen komplete të pacientëve për IVF apo fertilizim të asistuar mjekësor dhe i dërgon ata vetëm për fazën finale 3 – 4 ditore në spitalin më të suksesshëm për IVF në Qipro, me përkthyes shqiptar tërë kohën në dispozicion.

Njëherit i njofton pacientët, se me mjekët e njejtë nga Qiproja, hapet edhe spitali më i ri për IVF në Tiranë, i cili i trajton jo vetëm pacientët shqiptarë por edhe ata ndërkombëtarë.

Telefoni për kontakt: +383 44 111 934 (Wiber/Whatsapp)

Mos harroni, ju mund të bëheni prindër në çdo moshë, vetëm poçese jeni të shëndoshë.

21/09/2024

Gjinekologia Gjina Zeqiri në një prononcim dhënë për GazetaBlic në lidhje me çështjen e infertilitetit mashkullor në Kosovë, ka treguar simptomat dhe trajtimin e tij. Sipas saj shkaqet e infertilitetit mashkullor janë nga prodhimi i pamjaftueshëm apo funksioni jo adekuat i spermës dhe g...

NJOFTIM:Klinika Turke për Gjinekologji në Prishtinë bën përgaditjen komplete të pacientëve për IVF apo fertilizim të...
17/09/2024

NJOFTIM:

Klinika Turke për Gjinekologji në Prishtinë bën përgaditjen komplete të pacientëve për IVF apo fertilizim të asistuar mjekësor dhe i dërgon ata vetëm për fazën finale 3 – 4 ditore në spitalin më të suksesshëm për IVF në Qipro, me përkthyes shqiptar tërë kohën në dispozicion.

Për informacione shtesë i drejtoheni ekspertes për infertilitet dhe IVF, Dr. Gjina Zeqirit në: +383 44 111 934 (Viber/Whatsapp)

Mos harroni, ju mund të bëheni prindër në çdo moshë, vetëm poçese jeni të shëndoshë.

Bashkojuni qendrës sonë më të fundit të IVF-it në Tiranë!Përjetoni mundësinë për të qenë pjesë e qendrës sonë të re të I...
14/08/2024

Bashkojuni qendrës sonë më të fundit të IVF-it në Tiranë!

Përjetoni mundësinë për të qenë pjesë e qendrës sonë të re të IVF-it në Tiranën piktoreske, vetëm 30 km nga bregdeti mahnitës shqiptar! Ne po kërkojmë në mënyrë aktive një specialist të dëshmuar për IVF dhe një embriolog të sprovuar për pozita të përhershme dhe të përkohshme për klinikën tonë moderne të infertilitetit në Ballkan. I mirëpresim gjithashtu aplikimet nga ana e ekspertëve të pensionuar nga mbarë bota.

Gjithashtu janë të mirëseardhur të gjithë pacientët e interesuar, pa marrë parasysh moshën apo diagnozat.

Tel: +383 44 111 934 (Viber/Whatsapp)

Join our latest IVF center in Tirana!

Experience the opportunity to be part of our new IVF center in picturesque Tirana, just 30 km from the stunning Albanian coast! We are actively seeking a proven IVF specialist and an experienced embryologist for permanent and temporary positions in our state-of-the-art infertility clinic in the Balkans. We also welcome applications from retired experts from all over the world.

All interested patients are also welcome, regardless of age or diagnosis.

Tel: +383 44 111 934 (Viber/Whatsapp)

NJOFTIM: Përgaditja komplete e pacientëve nga ana e ekspertëve në Kosovë dhe dërgimi i tyre në Qipro ose në Turqi p...
24/07/2024

NJOFTIM:

Përgaditja komplete e pacientëve nga ana e ekspertëve në Kosovë dhe dërgimi i tyre në Qipro ose në Turqi për IVF apo fertilizim të asistuar mjekësor vetëm në fazën finale 3 – 4 ditore.

Telefoni për kontakt: +383 44 111 934 (Viber/Whatsapp)

Mos harroni, ju mund të bëheni prindër në çdo moshë, vetëm poçese jeni të shëndoshë.

OFERTË SPECIALE VERORE:Ekzaminimi gjinekologjik dhe ultrasonografik plus PAP-a testi, vetëm për 40 euro.Parandaloni me k...
09/07/2024

OFERTË SPECIALE VERORE:

Ekzaminimi gjinekologjik dhe ultrasonografik plus PAP-a testi, vetëm për 40 euro.

Parandaloni me kohë të gjitha sëmundjet gjinekologjike!

Address

Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Global Hospital & IVF Center posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share