Kenanzia Sahatçiu nga Peja, i cili momentalisht jeton dhe punon në Zvicër. Përmes kësaj metode tradicionale, ai ka shëruar shumë sëmundje që për mjekësinë tonë bashkëkohore kanë qenë "de facto" të pashërueshme. Kenanzi Sahatçiu, titullin e mjeshtrit dhe të mësuesit të Reikit e merr në Zvicër, më 04.12.1996. Ai, tash, përmes kësaj metode jo vetëm se shëron suksesshëm, porkultivon edhe traditën e bartjes së mësimit tek shumë të rinj shqiptarë, që janë të interesuar të merren me bionenergji. "Me këtë metodë shëruese mund të merret çdo individ, pa marrë paraysh besimin, fenë dhe punën që ai kryen momentalisht. Kushti i vetëm është të testohet se a mundet paraprakisht t'u përmbahet rregullave të rrepta të vëna nga dr. Usui" - thotë Mr. Parakushtet e Dr. Usuit për t'u marrë me REIKIN, mbështeten në pesë rregulla paraprake:
- prej sot vendos të jem i ndërgjegjshëm;
- prej sot vendos të mos brengosem për asgjë;
- prej sot vendos të punoj me ndërgjegje;
-prej sot do ta shuaj urrejtjen;
-prej sot do t'i respektoj të gjithë dhe çdo gjë. Reiki posedon tri grada (shkallë). Fuqia shëruese e Reikit mund të përdohet te nxënësi vetëm përmes mësuesit-mjeshtër të Reikit, i cili duke përdorur sekretet e trashëguara, sipas dr. Usuit, bën incizimin apo hapjen e kanaleve energjetike tek aplikuesit e saj të ardhshëm. Pas kësaj procedure, këto kanale lidhen automatikish me kozmos dhe mbeten të hapura gjatë tërë jetës. Po në atë moment lind aftësia shëruese tek personi i incizuar. Me këtë veprim, personi i caktuar bëhet kanal dhe energjia jetësore, e cila kalon ndërmjet kokës, lirohet përmes shuplakave të dorës, duke u bartur tek i sëmuri i caktuar që pretendon të shërohet. GRADA I
Çka mësohet në këtë gradë? Gjatë kursit të parë, mjeshtri mësues bën katër incizime (hapje të kanaleve) tek nxënësi. Nga ky moment ritual dhe mistik, vjen deri te rritja e aftësisë fizike dhe psikike te nxënësi dhe ai fiton diçka shumë të vlefshme - "duart shëruese". Por, mos harroni se ju jeni vetëm kanal. Aftësitë tuaja në këtë gradë janë deri në 30 për qind. Këtu ka dallime nga nxënësi prej nxënësit. Dikush mund të arrijë edhe më tepër, por dikush edhe m ëpak. Kur të kalohet kjo fazë, lejohet të punohet në ditë me 2-5 persona. Në këtë kurs, përveç incizimit dhe hapjes së kanaleve të caktuara energjetike, mësoni: autoterapinë, aplikimin e Reikit tek personat tjerë, terapia e shpejtë, se si t'i ndihmohet vetes, farefisit dhe shokëve... etj. GRADA II
Për t'u avancuar kah kursi për gradën e dytë duhet të kalojnë 6-12 muaj dhe kjo varet shumë na kualiteti i punës së nxënësit. Gjatë kësaj kohe nxënësi duhet të ushtrojë dhe të punojë me sukses që të mund t'i përsosë dhe t'i grisë aftësitë e tij. Kur i plotëson të gjitha kushtet që kërkon mësuesi, atëherë mund t'i nënshtrohet kursit të gradës së II-të.
Çfarë ndryshimi ka grada e II-të nga ajo e para? Në gradën e dytë, përpos incizimit, mësohen simbolet dhe domethënia e tyre. Rritet niveli i vibracioneve të energjisë në trupin fizik dhe në atë psikik. Zgjohet intuita dhe disa qendra të trupit punojnë si antena për marrjen dhe dhënien e ngacmimeve. Aktivizohet syri i tretë dhe ngacmimet përcillen në mënyrë telepatike. Zëri i intuitës zgjon qetësinë dhe harmoninë shpirtërore. Mençuaria juaj thellohet dhe zgjerohet. Aftësia shëruese rritet derinë 60 për qind dhe kohëzgjatja e punës me një pacient është 10-15 minuta. Ndërsa nxënësit me gradën e parë i nevojiten 45-60 minuta, por ndikimi dhe aftësia shëruese është e njëjtë. Nxënësi me gradë të II-të mund të punojë me 15-50 persona në ditë, gjë që varet edhe nga aftësia personale e tij. Si në kursin e gradës së parë, ashtu edhe në atë të dytin, nxënësi mëson të gjitha pozitat e vendosjes së duarve në trupin e të sëmurit. Për dallim nga ajo e apra, nxënësi i gradës së II-të, mëson pozitat e vendosjes së duarve, por duke e kombinuar këtë me aplikimin e sekretit të simboleve. Pas mësimit të simboleve, lind aftësia e shërimit në largësi dhe mendja e juaj s'ka kufi. Duhet të jeni të vetëdijshëm se këtu s'kemi të bëjmë me magji ose me ndonjë fuqi mbinatyrore, por kemi të bëjmë me sekretet e simboleve që i zbuloi dr. Usui. Këtu simbolet kanë funksionin e krijimit të urës lidhëse, përmes së cilës përcillet energjia. Incizimet e bëra nga mësuesi mjeshtër e zgjojnë unin tuaj, duke ju mundësuar që tani e tutje t'i shikoni gjërat nga këndvështrimi tjetër, të cilën gjë nuk e keni vërejtur deri më tani dhe kështu filloni një jetë krejtësisht të re. GRADA E MJESHTRIT DHE E MËSUESIT
Për të arritur gradën e Mjeshtrit Reiki, nxënësi me gradën e dytë duhet të tregojë aftësi të mrekullueshme, të cilat fitohen me kohë duke medituar dhe aplikuar Reikin. Në këtë gradë aftësitë shëruese rriten deri në 100 për qind. Pas incizimit, nxënësi njoftohet me simbolet sekrete që duhet t'i posedojë vetëm mjeshtri. Kur nga mësuesi mjeshtër, nxënësi gradohet edhe vetë në mësues, ai, më vonë, mëson se si këto aftësi me sukses t'i bart edhe tek nxënësit e rinj.