19/04/2026
Holter EKG është një pajisje mobile që regjistron aktivitetin elektrik të zemrës suaj për 24 ose 48 orë pa ndërprerje.
Për dallim nga një EKG e thjeshtë, ky monitorim lejon mjekun të shohë se si sillet zemra juaj gjatë aktiviteteve të zakonshme ditore, gjatë stresit apo edhe gjatë gjumit.
Kur rekomandohet Holter EKG?
- Nëse keni ndjesi të rrahjeve të shpejta apo të parregullta (palpitacione).
- Nëse keni marramendje ose humbje të pashpjegueshme të vetëdijes.
- Për të vlerësuar efikasitetin e terapive për aritmi.
- Për të monitoruar punën e zemrës pas një ndërhyrjeje apo infarkti.
Ne në Nordik ofrojmë këtë shërbim për një periudhë deri në 168 orë ose një javë të plotë, duke mundësuar një vëzhgim të detajuar dhe të gjatë të ritmit të zemrës së pacientëve.
Rezervoni një termin për kontroll në Nordik Clinic
📞049 981 500
📩nordikclinic@gmail.com
📍Rr. Behar Begolli, Prishinë