
17/09/2025
🤝 Jemi thellësisht mirënjohës që Santefarm do ta mbështesë për 1 vit të plotë shërbimin e fizioterapisë në HANDIKOS, një shërbim jetik për mirëqenien e personave me aftësi të kufizuara.
Mbështetja e tillë është një shembull i fuqishëm i solidaritetit dhe përgjegjësisë sociale dhe nënkupton më shumë trajtime, më shumë përkujdesje dhe më shumë mundësi për fëmijët që kanë aq shumë nevojë për fizioterapinë.
Faleminderit që qëndroni pranë nesh dhe i jepni forcë përpjekjeve tona për përfshirje, barazi dhe dinjitet për të gjithë.