Kujtim Ukeperaj MD Pediatric surgeon

Kujtim Ukeperaj MD Pediatric surgeon Kirurg i Fëmijëve

Spitali Kavaja me Najen
09/04/2025

Spitali Kavaja me Najen

Qka është circumcisioni -synetiaKur duhet te realizohet synetia te femijet ?Dr.Kujtim Ukperaj kirurg i femijeveCircumcis...
12/06/2022

Qka është circumcisioni -synetia

Kur duhet te realizohet synetia te femijet ?

Dr.Kujtim Ukperaj kirurg i femijeve

Circumcisioni është intervenim kirurgjik që ka të bëjë me largimit e lekurës së pjesës së sipërme të pen*sit që quhet prepucium, shumica e fëmijëve të posalindur ne SHBA- i nënshtrohen circumcizionit në javën e parë të lindjes.

Sipas Akamdemisë Amerikane të Pediatrisë këto janë përparësitë e circumcisionit në moshën neonatale.
1.Zvogëlimi i rrezikut të infkesionit urinarë sidomos në vitin e parë të jetës. Infeksionet urinare mund të shkaktojnë dëmtim serioz të veshkëve madje edhe sepsë (infeksioni në gjak)
2.Zvogëlim i rrezikut të sëmundjeve të lëkurës që mund të prekin pen*sin.
3. Zvogëlimi I incidences se kancerit penil dhe kancerit cervical te femrat të martuara me djemë të circumcizuar.
4.Mbajte shumë më e lehtë e higjienës gjenitale pas circumcisionit.
5. Prevenimi problemeve pe**le.
Në rastet me fimozë kur prepuciumi ë shtë shumë i ngushtë mund të vie deri te inflamimi i prepuciumit ose kokës së pen*sit..
Informata për prindërit.

- Procedura zakonisht zgjatë 20 min.
Intervenimi kirurgjik realizohet me anestezion lokal.
Fëmiu nuk ndjenë dhimbje edhe pse mund të jetë i irituar gjatë procedurës
Pas intervenimit pen*si mbeshtillet me gazë sterile pasi paraprakisht është lyer gllansi me antibiotik krem ose vazelinë
Gaza largohet pas 24-48 h pas njomjes me tretje fiziologjike.
Pampers duhet ndërruar shpesh ditët e para pas intervenimit dhe qdo herë duhet lyerë me vazelin koka e pen*sit në mënyrë që të mos ngjitet pampersi.
Fëmiu mund të pastrohet pas 48 h por me kujdesë që sapuni ose shamponi most të prekë pen*sin.
Ditët e para mund të ketë skuqje dhe enjëte, sasi e vogël e gjakut por që është në suaza të normales
48 h e para mund tw jipet paracetamol për dhimbje.
Në vendin e injektimit të anestetikut lëkura mundet të jetë me ngjyrë blu për shkak të gjakdedhjes nënlëurore e cila tërhiqet me kohë dhe nuk paraqet ndonjë problem
Shërimi zakonisht zgjatë 7 deri në 10 ditë.
Komplikimete mundëshme të circumcionit janë:
Gjakderdhja dhe infeksioni që sillet rreth 3%
Dëmtimi i pen*sit nëse nuk bëhët nga profesionisti që sillet rreth 0.2%

Dr.Kujtim Ukperaj kirurg i femijeve

05/06/2022

Chripthorchismi
(Mungesa e testisëve në qesen skrotale)
Fëmijet e lindur me kriptorhizëm kanë kanë shkallë të lartë të rrezikut të problemeve
shëndetësore siq janë, infertiliteti dhe kanceri sidomos nëse intervenimi kirugjik nuk
bëhët në kohën e duhur.
Rreth 3% e fëmijëve meshkuj nuk i kanë të dy testisët në qesen skrotale pas lindjes,
anomali kjo e njohur si kriptorhizëm(testisi nuk gjendet në qesen skrotale por në kanalin
inguinal ose abdomen)
Fëmijët e lindur parakohe kanë inicidencë më të lartë.
Kështu që secili mjekë qoftë mjekë familjarë ose pediatër meqë këta janë më së shpeshti në kontakt
me fëmijët në veqanti Pediatri, duhet të ekzaminojnë qdo fëmijë mashkull për prezencën e testisëve
në qesen skrotale.
Në shumicën e rasteve testisët zbresin spontanisht deri në muajin e parë të jetës,mirëpo nësë kjo
nuk ndodhë deri në muajin e gjashtë, Pediatri ose mjeku familjarë duhet udhëzuar fëmiun për
konsult te kirurgu i fëmijëve.
Intervenimi kirugjik realizohet pas muajit të 9 ose para muajit të 18 të jetës. Sipas studimeve te
fundit të një ekipi hulumtues në Sidnei fëmijët duhet ti nënshtrohen intervenimit kirugjik pas muajit
të 9 respektivisht para muajit të 18 (autori i studimit Francisco Shneuer Sidnei) sipas hulumtimit në
fjalë intervenimi kirurgjik para muajit të 18 e zvogëlon shkallën e infertilitetit dhe redukton rrezikun
për kancer.Për për qdo 6 muaj që shtyhet intervenimi kirurgjik e rritë rrezikun e kancerit testikularë
për 6%, dhe rrezikun për infertilitet për 5 %. Nëse testisi nuk zbret vetëvetiu në skrotum deri në
muajin e 6 atëherë kjo nuk do të ndodhë pa intervenim kirugjik. ( Tomas F.Kolon Urolog i Fëmijëve
Universiteti i Philadelfisë SHBA)
Qdo fëmijë te i cili njëri ose dy testisët nuk kanë zbritur në qesen skrotale duhet të vizitohet nga
Kirurgu i Fëmijëve për të vlerësuar nësë fëmiu ka nevojë për intervenim kirurgjik

23/11/2021

Address

Pristina

Telephone

+38344239538

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kujtim Ukeperaj MD Pediatric surgeon posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Kujtim Ukeperaj MD Pediatric surgeon:

Share