Spitali Kestrina

Spitali Kestrina Ekspertë në gjinekologji, obstetrikë, pediatri, kirurgji të përgjithshme, kirurgji vaskulare, kirurgji plastike dhe kirurgji të fëmijëve.
(1)

Kujdes i avancuar dhe profesional për ju. Spitali “Kestrina” është një qendër e specializuar që ofron shërbime të shkëlqyera në fushën e gjinekologjisë, obstetrikës dhe kirurgjisë së përgjithshme. Spitali ynë ofron një strukturë moderne dhe të avancuar për të përmbushur nevojat e pacientëve tanë në një mënyrë më të plotë dhe të sofistikuar. Spitali Kestrina ofron një gamë të gjerë shërbimesh për shëndetin e gruas, fëmijës dhe gjithashtu për trajtimin e problemeve kirurgjikale, duke përfshirë:
Shërbime Gjinekologjike dhe Obstetrike: Disa nga shërbimet gjinekologjike dhe obstetrike që spitali ynë ofron janë: ekografi, trajtimi i infeksioneve gjinekologjike, përcjellja e shtatzënive normale dhe të rrezikuara, marrja e pap-testit, prerja cezariane, trajtimi i tumoreve të organeve gjenitale dhe korrigjimi i anomalive të mitrës. Shërbime Kirurgjikale: Disa nga shumë shërbime kirurgjikale që spitali ynë ofron janë: operacione abdominale, kirurgji të organeve të brendshme, trajtimi i tumoreve, procedura të emergjencës dhe kirurgji minimalisht invazive. Në spitalin tonë, kemi investuar në pajisje dhe teknologji të fundit për të siguruar diagnostikimin dhe trajtimin më të avancuar për pacientët tanë. Strukturat tona përfshijnë sallën e lindjes, sallën e operacionit të pajisur me teknologjinë më të fundit, kujdesin intensiv për pacientët e operuar dhe të porsalindurit, si dhe një laborator të pajisur për analiza të avancuara. Stafi ynë përbëhet nga profesionistë të kualifikuar dhe të përkushtuar, të cilët ofrojnë shërbime mjekësore të specializuara dhe të nivelit më të lartë. Ata janë në hap me arritjet më të fundit në mjekësi dhe përpiqen të ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme dhe të personalizuara për çdo pacient. Përveç shërbimeve gjinekologjike, obstetrike dhe kirurgjikale, ne ofrojmë gjithashtu shërbime specialistike në neonatologji dhe pediatri, duke përfshirë reanimimin e të porsalindurit, ekzaminime pediatrike dhe analizat laboratorike të nevojshme.

Spitali ofron kujdes të personalizuar dhe të specializuar për çdo fazë të zhvillimit të fëmijës. 👼🏻Ekipi i pediatërve dh...
13/04/2026

Spitali ofron kujdes të personalizuar dhe të specializuar për çdo fazë të zhvillimit të fëmijës. 👼🏻

Ekipi i pediatërve dhe specialistëve të kujdesit zhvillimor monitoron shëndetin, rritjen dhe zhvillimin emocional e fizik, duke ofruar këshilla, trajtim dhe mbështetje në çdo hap të rritjes.

Swipe për të kuptuar disa këshilla të vlefshme për shëndetin e enëve të gjakut! 😀
12/04/2026

Swipe për të kuptuar disa këshilla të vlefshme për shëndetin e enëve të gjakut! 😀

11/04/2026

Placenta vjen nga Babi…

10/04/2026

Përkujdesja juaj është prioriteti ynë.
Spitali Kestrina, në shërbimin tuaj 24/7 🩷

Kirurg Vaskular | Kandidat për PhDPjesë e ekipit profesional në Spitalin KestrinaDr. Bekim Ademi është një nga kirurgët ...
30/03/2026

Kirurg Vaskular | Kandidat për PhD

Pjesë e ekipit profesional në Spitalin Kestrina
Dr. Bekim Ademi është një nga kirurgët vaskularë më të aftë dhe të përkushtuar në trajtimin e sëmundjeve të sistemit të enëve të gjakut. Me eksperiencë klinike të avancuar dhe angazhim akademik si kandidat për PhD, ai kombinon praktikën moderne me bazë shkencore dhe qasje të personalizuar për çdo pacient.

Në Spitalin Kestrina, Dr. Ademi ofron shërbime të plota në fushën e kirurgjisë vaskulare, përfshirë:
🔹 Trajtimin e sëmundjeve arteriale dhe venoze
Diagnostikim dhe menaxhim i patologjive që prekin qarkullimin e gjakut në këmbë dhe organe të tjera.
🔹 Ablation për variçe dhe insuficiencë venoze
Metodë minimale invazive që mbyll venat e dëmtuara me energji lazer, duke përmirësuar qarkullimin dhe duke reduktuar dhimbjen, ënjtjen dhe ndjesinë e rëndesës në këmbë.
🔹 Bypass arterial
Procedurë kirurgjikale që krijon një “rrugë të re” për qarkullimin e gjakut kur një arterie është e bllokuar, duke parandaluar komplikime serioze si ishemia apo rreziku për amputim.
🔹 Largimin e trombeve arteriale (trombektomi)
Ndërhyrje urgjente për heqjen e mpiksjeve të gjakut nga arteriet, me qëllim rikthimin e menjëhershëm të qarkullimit dhe shpëtimin e gjymtyrës.
🔹 Kirurgji vaskulare periferike
Menaxhim i patologjive kronike dhe akute të enëve të gjakut me standarde të larta profesionale.
Qasja e tij karakterizohet nga precizion kirurgjikal, vendimmarrje e bazuar në evidencë dhe komunikim i qartë me pacientin, duke siguruar trajtim të sigurt dhe rezultate afatgjata.

Nëse keni simptoma si dhimbje gjatë ecjes, ftohje të këmbëve, ndryshim ngjyre të lëkurës, ënjtje apo vena të zgjeruara, konsultimi në kohë është vendimtar.
📍 Dr. Bekim Ademi ju pret në Spitalin Kestrina për kujdes vaskular të standardeve bashkëkohore.

Keni dhimbje nga gurët në idhëz? Nuk ka nevojë të prisni më. 🏩Në Spitalin Kestrina, me teknologji moderne dhe qasje kiru...
26/03/2026

Keni dhimbje nga gurët në idhëz? Nuk ka nevojë të prisni më. 🏩

Në Spitalin Kestrina, me teknologji moderne dhe qasje kirurgjikale të avancuar, ju mund të largoni gurët në mënyrë të sigurt dhe të rikuperoheni shpejt. Ndërhyrja realizohet nga mjekë dhe staf i specializuar me përvojë shumëvjeçare.👩‍⚕️👨‍⚕️

Çmimi fillon nga vetëm 1000€.

Shëndeti juaj është prioriteti ynë. Kontaktoni për konsultë dhe rezervim sot në: +38348 742 888 apo +38345 463 177

25/03/2026

Secila javë e shtatzënisë është e rëndësishme! Gjatë kësaj kohe, çdo javë sjell ndryshime të reja në trupin e nënës dhe në rritjen e fëmijës.👩‍🍼

Në këtë video, do të gjeni këshilla dhe rekomandime për çdo javë të shtatëzanisë, duke përfshirë ushqimin e duhur, aktivitetet fizike, vizitat mjekësore dhe si të menaxhoni ndryshimet e trupit tuaj gjatë kësaj periudhe. 🩷

Le të sjellë kjo festë dashni e lumturi të pafundme! Urime 🩷
20/03/2026

Le të sjellë kjo festë dashni e lumturi të pafundme!
Urime 🩷

17/03/2026

Kontrolli i lindjes nuk ka pse të jetë stresues.😊
Qëllimi ynë është që çdo nënë të ndihet e informuar, e qetë dhe e mbrojtur gjatë gjithë procesit të shtatzënisë.🩷

16/03/2026

… rrahjet e para të një zemre të vogël që sapo ka nisur rrugëtimin e saj. 🩷

Një zemër e vogël. Një mrekulli e madhe.

Spitali jonë ofron shërbime pediatrike me mjekë të specializuar, të përkushtuar për shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve,...
14/03/2026

Spitali jonë ofron shërbime pediatrike me mjekë të specializuar, të përkushtuar për shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve, duke u dhënë mbështetje prindërve dhe familjeve gjatë gjithë procesit të kujdesit shëndetësor.

Mjekësia që kuptohet pa fjalë ofron qetësi, besim dhe mbështetje për çdo moment.

Çdo lindje është një moment i veçantë. Çdo nënë meriton qetësi dhe siguri, dhe çdo foshnjë meriton të ndjehet e mirëprit...
13/03/2026

Çdo lindje është një moment i veçantë. Çdo nënë meriton qetësi dhe siguri, dhe çdo foshnjë meriton të ndjehet e mirëpritur që në frymën e parë.

Address

Rruga Llabjani Nr. 5, Hajvali, Magjistralja Prishtinë-Gjilan, Km. 6
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Spitali Kestrina posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Spitali Kestrina:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram