Dr. Gojart Xh. Pllana - Kardiolog

Dr. Gojart Xh. Pllana - Kardiolog
(1)

EHRA 2026, ParisPunojme me mire kur jemi te perditesuar!
16/04/2026

EHRA 2026, Paris
Punojme me mire kur jemi te perditesuar!

Barkun zbrazët e shpirtin plot, urime muajin e shenjtë të Ramazanit🌙Agjerim te lehte dhe te pranueshem!Gojart Pllana
19/02/2026

Barkun zbrazët e shpirtin plot, urime muajin e shenjtë të Ramazanit🌙

Agjerim te lehte dhe te pranueshem!

Gojart Pllana

SI FORCOHET MEMORIA?Në kohët e vjetra, disa studentë e pyetën një mësues të ditur:“Çfarë na rekomandon për ta pasur kujt...
11/01/2026

SI FORCOHET MEMORIA?

Në kohët e vjetra, disa studentë e pyetën një mësues të ditur:
“Çfarë na rekomandon për ta pasur kujtesën më të fortë?”

Ai u tha shkurt:
“Përdoreni vajin.”

Vaji u zhduk nga tregu brenda pak ditësh. Njerëzit filluan ta pinin, të lyheshin me te dhe ta përdornin si zgjidhje për kujtesën.

Kur mësuesi e dëgjoi këtë, buzëqeshi dhe tha:
“Unë mendoja se do ta përdornin për llamba, që të studionin natën kur të tjerët pushojnë.”

Edhe sot kjo mendësi vazhdon. Shumë kërkojnë ilaqe, barna apo truke të shpejta për kujtesën, por harrojnë bazën.

Memoria nuk forcohet me produkte magjike. Ajo ndërtohet me studim, përsëritje, gjumë cilësor dhe disiplinë.

Pa angazhim dhe mund, nuk ka sukses.

EACVI 2025, Vienna.Dije e re, përvojë europiane, fokus në cilësi.
14/12/2025

EACVI 2025, Vienna.
Dije e re, përvojë europiane, fokus në cilësi.

28/11/2025
Të dish të vlerësosh kur një pacient vërtet ka nevojë për stentim është më e rëndësishme sesa të dish ta stentosh, dhe k...
18/10/2025

Të dish të vlerësosh kur një pacient vërtet ka nevojë për stentim është më e rëndësishme sesa të dish ta stentosh, dhe kjo aftësi nuk mësohet lehtë.

Dr. Eugene Braunwald - Kardiolog 🫀

Kënaqësi dhe nder të marr pjesë në ESC Congress 2025 Madrid, ngjarja më e madhe botërore në kardiologji.Një përvojë e ja...
01/09/2025

Kënaqësi dhe nder të marr pjesë në ESC Congress 2025 Madrid, ngjarja më e madhe botërore në kardiologji.
Një përvojë e jashtëzakonshme për të mësuar nga ligjëratat dhe diskutimet me ekspertë nga e gjithë bota. 🫀

💔 Pamjaftueshmëria e Zemrës – Mos i neglizhoni shenjat!Kur zemra nuk pompon mjaftueshëm gjak, mund të shfaqen:⚠ Vështirë...
12/08/2025

💔 Pamjaftueshmëria e Zemrës – Mos i neglizhoni shenjat!

Kur zemra nuk pompon mjaftueshëm gjak, mund të shfaqen:

⚠ Vështirësi në frymëmarrje
⚠ Ajtje e këmbëve
⚠ Lodhje e shpejtë

🩺 Shkaktarët: sëmundjet e arterieve koronare, hipertensioni, dëmtimi pas infarktit, çrregullimet e ritmit, sëmundjet e valvulave, miokarditi.

🔍 Ekokardiografia është standardi i artë për diagnostikimin e pamjaftueshmërisë së zemrës

📍 Mos e neglizhoni – kujdesuni për zemrën tuaj!

𝙆𝙪𝙧 𝙯𝙚𝙢𝙧𝙖 𝙟𝙚𝙥 𝙨𝙞𝙣𝙟𝙖𝙡𝙚, 𝙙𝙚̈𝙜𝙟𝙤𝙟𝙚𝙣𝙞! ❤️Shpesh, ndjejmë lodhje apo ndonjë rrahje të shpejtë dhe ia hedhim fajin stresit ose...
29/07/2025

𝙆𝙪𝙧 𝙯𝙚𝙢𝙧𝙖 𝙟𝙚𝙥 𝙨𝙞𝙣𝙟𝙖𝙡𝙚, 𝙙𝙚̈𝙜𝙟𝙤𝙟𝙚𝙣𝙞! ❤️

Shpesh, ndjejmë lodhje apo ndonjë rrahje të shpejtë dhe ia hedhim fajin stresit ose ditës së ngarkuar. Por ka disa sinjale që ja vlen t’i vlerësojmë:

• 𝗥𝗿𝗮𝗵𝗷𝗲 𝘁𝗲̈ 𝘀𝗵𝗽𝗲𝘀𝗵𝘁𝘂𝗮𝗿𝗮 𝗼𝘀𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗰̧𝗿𝗿𝗲𝗴𝘂𝗹𝗹𝘁𝗮

• 𝗡𝗱𝗷𝗲𝘀𝗶 𝗽𝗿𝗲𝘀𝗶𝗼𝗻𝗶 𝗼𝘀𝗲 𝘀𝗵𝘁𝗿𝗲̈𝗻𝗴𝗶𝗺𝗶 𝗻𝗲̈ 𝗴𝗷𝗼𝗸𝘀

• 𝗠𝗮𝗿𝗿𝗮𝗺𝗲𝗻𝗱𝗷𝗲, 𝗹𝗼𝗱𝗵𝗷𝗲 𝗲 𝗽𝗮𝘀𝗵𝗽𝗷𝗲𝗴𝘂𝗲𝘀𝗵𝗺𝗲

• 𝗙𝗿𝘆𝗺𝗲̈𝗺𝗮𝗿𝗿𝗷𝗲 𝗲 𝘃𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗶𝗿𝗲̈𝘀𝘂𝗮𝗿 𝗴𝗷𝗮𝘁𝗲̈ 𝗻𝗴𝗷𝗶𝘁𝗷𝗲𝘀 𝘀𝗲̈ 𝘀𝗵𝗸𝗮𝗹𝗹𝗲̈𝘃𝗲

Këto shenja nuk janë gjithmonë sëmundje e zemrës, por janë arsye të mjaftueshme për një kontrollë kardiologjike

Një vizitë e rregullt mund të bëjë diferencën mes parandalimit dhe trajtimit në kohë.

💡 𝙆𝙪𝙟𝙙𝙚𝙨𝙞 𝙣𝙙𝙖𝙟 𝙯𝙚𝙢𝙧𝙚̈𝙨 𝙣𝙪𝙠 𝙛𝙞𝙡𝙡𝙤𝙣 𝙠𝙪𝙧 𝙨𝙝𝙛𝙖𝙦𝙚𝙣 𝙠𝙤𝙢𝙥𝙡𝙞𝙠𝙞𝙢𝙚𝙩 – 𝙛𝙞𝙡𝙡𝙤𝙣 𝙢𝙚 𝙣𝙟𝙚̈ 𝙠𝙤𝙣𝙩𝙧𝙤𝙡𝙡 𝙩𝙚̈ 𝙧𝙧𝙚𝙜𝙪𝙡𝙡𝙩.

Zemra punon për ne 24/7 – le t’i kushtojmë pak vëmendje që të mbetet e shëndetshme! 🫀

Ndihmoni mjeken e Emergjences dr.Nerxhivane e cila pa dyshim ka shpetuar shume jete!Secili nga pak mund te bejme shume
17/07/2025

Ndihmoni mjeken e Emergjences dr.Nerxhivane e cila pa dyshim ka shpetuar shume jete!

Secili nga pak mund te bejme shume

Apel per ndihme! Dr.Nerxhivane, ka kaluar mbi 40 vite si … Fellanza Halimi needs your support for Apel per ndihme! Life-Saving Aorta Surgery for Nerxhivane!

🔴 Zemra nuk pushon, as gjatë pushimeveGjatë verës, trupi përballet me sfida të ndryshme: temperatura të larta, udhëtime ...
12/07/2025

🔴 Zemra nuk pushon, as gjatë pushimeve

Gjatë verës, trupi përballet me sfida të ndryshme: temperatura të larta, udhëtime të gjata dhe ndryshim i rutinës së përditshme. Të gjitha këto kërkojnë një kujdes të shtuar për mirëqenien kardiovaskulare.

📌 Rekomandohet që gjatë muajve të verës të keni parasysh:
• Hidrimin e mjaftueshëm dhe shmangien e ekspozimit të gjatë në diell
• Kujdes me aktivitetin fizik në ditët me temperaturë të lartë
• Kujdes me ushqimet e kripura apo të rënda në darkë, pasi kripa dhe ushqimet me yndyrë ndikojnë negativisht në tensionin arterial dhe balancën e lëngjeve
• Matni rregullisht tensionin arterial, veçanërisht në temperatura të larta
• Konsultim me profesionistë shëndetësorë për çdo ndryshim në rutinë

🔍 Vlerësim i gjendjes kardiake dhe rishikim i terapisë nga kardiologu rekomandohet para pushimeve, për parandalim të rrezikut dhe përshtatje të barnave në kushtet e verës

✅ Kujdesi për zemrën nuk ka stinë – ai është pjesë e përditshmërisë sonë, edhe kur jemi me pushime.

Address

Pristina
10000

Opening Hours

Monday 16:00 - 19:00
Tuesday 16:00 - 19:00
Wednesday 16:00 - 19:00
Thursday 16:00 - 19:00
Friday 16:00 - 19:00
Saturday 16:00 - 19:00

Telephone

+38345108018

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dr. Gojart Xh. Pllana - Kardiolog posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Dr. Gojart Xh. Pllana - Kardiolog:

Share

Category

Dr. Gojart Pllana - Kardiolog

Dr. Gojart Pllana është Specialist i Kardiologjisë dhe merret me diagnostifikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të zemrës.

Shkollën fillore, atë të Mesme dhe Fakultetin e Mjekësisë i kreu në Prishtinë. Ka specializuar per Kardiologji ne QKUK-Klinina e Kardiologjise - Prishtinë.

Pjesëmarrës në shumë trajnime, konferenca, seminare dhe kongrese shkencore ndërkombetare në lëmin e kardiologjisë .

Punon në Qendrën Emergjente - Qendra Klinike Universitare e Kosovës - Prishtinë dhe në Ordinancen Internistike Kardiologjike “ Vati-Medical” në lagjën Dardania, në Prishtinë.