31/12/2025
Pas një viti të mbushur me punë, përkushtim dhe besim të ndërsjellë, ndalemi për një moment për të reflektuar mbi rrugën tonë.
Viti 2025 ishte një vit i rëndësishëm për Spitalin ALOKA, i shënuar nga rritja dhe zgjerimi i shërbimeve tona edhe në Prizren. Ky hap i ri e bëri vitin edhe më domethënës për ne dhe për komunitetin që shërbejmë.
Dëshirojmë të themi një faleminderit nga zemra për të gjithë ata që na kanë zgjedhur dhe na besojnë çdo ditë 🤍
Besimi juaj është arsyeja pse përpiqemi gjithmonë të bëjmë më të mirën.
Një falënderim i veçantë për stafin tonë të mrekullueshëm — puna dhe përkushtimi juaj janë baza mbi të cilën është ndërtuar gjithçka që jemi sot.
Ju urojmë një vit 2026 plot shëndet, energji të mirë dhe momente të bukura për të gjithë!
Me mirënjohje,
Spitali ALOKA