05/07/2022
Përfitimet e drenazhes limfatike
Sistemi juaj limfatik është çelësi për shërimin, rigjenerimin e indeve dhe largimin e toksinave nga trupi. Kur trupi ka përjetuar stres, si për shembull luftimi i sëmundjes, shërimi nga një infeksion ose përjetimi i stresit emocional, sistemi limfatik mund të ngadalësohet. Masazha manuale limfatike ndihmon në "rifillimin" e sistemit të lëvizjes së limfës nëpër trup dhe mund të ofrojë një sërë përfitimesh, duke përfshirë:
•Shërim më efikas nga sëmundja, lëndimi ose operacioni
•Relaxon dhe largon stresin
•Redukton shenjat dhe ndihmon ne regjenerimin e lëkures,
•Largon ujin e tepërt dhe mbetjet metabolike nga indet në trup,
•Redukton ënjtjen dhe mbajtjen e lëngjeve,
•Përmirëson cilësinë e lëkurës dhe siguron një pamje më të gjallë.