urologjia.com

urologjia.com Faqja zyrtare e Kirurg Urolog Dr. Ajet Xhafa

Vazektomia 👇🏻⚕️ Çfarë është?Vazektomia është një procedurë e thjeshtë kirurgjikale për meshkujt që nuk duan më fëmijë.✅ ...
09/08/2025

Vazektomia 👇🏻

⚕️ Çfarë është?
Vazektomia është një procedurë e thjeshtë kirurgjikale për meshkujt që nuk duan më fëmijë.

✅ Pse bëhet?
Metodë e sigurt dhe e përhershme kontracepsioni për burrat që nuk duan më fëmijë.

✂️ Si kryhet?
Një ndërhyrje e shkurtër nën anestezi lokale që bllokon kanalet e spermës.

A ndryshon performanca seksuale?
Jo — dëshira dhe funksioni seksual mbeten të njëjta.

❄️ Çfarë të presim pas operimit?
Mund të ketë ënjtje të lehtë; kompresat e ftohta ndihmojnë në shërim.

ℹ️ Caktoni një konsultë tek Dr. Ajet Xhafa - Kirurg Urolog në numrat ☎️ 048-60-40-20; 038-221-661 ; 049-513-513

📍 Urologjia.com - Dr. Ajet Xhafa - Spitali Amerikan Prishtinë, rr. Shkupi, nr. 25

Keni nevojë për trajtim urologjik në Kosovë?Dr. Ajet Xhafa ofron trajtime moderne dhe profesionale për probleme të ndrys...
31/07/2025

Keni nevojë për trajtim urologjik në Kosovë?

Dr. Ajet Xhafa ofron trajtime moderne dhe profesionale për probleme të ndryshme urologjike, përfshirë:

🔹 Gurët në veshka
🔹 Anomalitë e prostatës
🔹 Kancerin në rrugët urinare
🔹 Infertilitetin te meshkujt
🔹 Trajtimet urologjike për fëmijë

📍Vendndodhja: Urologjia.com - Dr. Ajet Xhafa - Spitali Amerikan Prishtinë, rr. Shkupi, nr. 25
🗓️ Mund të planifikoni vizitën tuaj edhe gjatë pushimeve në Kosovë!

Na kontaktoni për një konsultë ose për të rezervuar një termin në numrat ☎️ 048-60-40-20; 038-221-661 ; 049-513-513

🧬 6 analizat më të rëndësishme për shëndetin urologjik!Nëse ke simptoma apo dëshiron një kontroll rutinë, këto analiza j...
24/07/2025

🧬 6 analizat më të rëndësishme për shëndetin urologjik!

Nëse ke simptoma apo dëshiron një kontroll rutinë, këto analiza janë hapi i parë drejt diagnostikimit dhe trajtimit të saktë 👇

1️⃣ Urinanaliza – 🔍 Jep informacion të shpejtë për infeksione, gurë apo çrregullime urinare.
2️⃣ Kreatinina & Urea – 💧 Tregues kyç për funksionin e veshkave dhe shëndetin e tyre afatgjatë.
3️⃣ PSA – 🧪 Një marker që ndihmon në zbulimin e hershëm të problemeve me prostatën.
4️⃣ Testosteroni – ⚡ Nivelet e ulëta ndikojnë në energji, dhe dëshirë seksuale.
5️⃣ Uroflometria – 🚽 Mat fuqinë dhe rrjedhën e urinimit; ndihmon për të zbuluar pengesa në rrugët urinare.
6️⃣ Eko e traktit urinar – 🖥️ Imazh që vlerëson veshkat, fshikëzën dhe prostatën.

🩺 Konsultohu me Dr. Ajetin për të përcaktuar analizat që ke nevojë. Parandalimi nis me një kontroll!

ℹ️ Caktoni një konsultë tek Dr. Ajet Xhafa - Kirurg Urolog në numrat ☎️ 048-60-40-20; 038-221-661 ; 049-513-513
📍 Urologjia.com - Dr. Ajet Xhafa - Spitali Amerikan Prishtinë, rr. Shkupi, nr. 25

Impotenca nuk është gjithmonë thjesht çështje e jetës seksuale.⚠️ Shpesh është një sinjal paralajmërues për probleme më ...
09/07/2025

Impotenca nuk është gjithmonë thjesht çështje e jetës seksuale.

⚠️ Shpesh është një sinjal paralajmërues për probleme më serioze si sëmundjet e zemrës ❤️ ose diabeti 🩸.

Në vend që ta injoroni, bëni hapin e duhur: konsultohuni me një urolog.
Diagnoza e hershme mund të përmirësojë jo vetëm jetën intime, por edhe shëndetin tuaj të përgjithshëm.

ℹ️ Caktoni një konsultë tek Dr. Ajet Xhafa - Kirurg Urolog në numrat ☎️ 048-60-40-20; 038-221-661 ; 049-513-513
📍 Urologjia.com - Dr. Ajet Xhafa - Spitali Amerikan Prishtinë, rr. Shkupi, nr. 25

🔍 Çfarë është cistoskopia? Pse rekomandohet dhe si realizohet?Nëse keni pasur infeksione të përsëritura, gjak në urinë 🩸...
03/07/2025

🔍 Çfarë është cistoskopia? Pse rekomandohet dhe si realizohet?

Nëse keni pasur infeksione të përsëritura, gjak në urinë 🩸 apo dhimbje, mos i neglizhoni këto simptome

Ky postim ju shpjegon gjithçka që duhet të dini dhe tregon sa e sigurt është kjo procedurë ✅
📍 Cistoskopia mund të jetë hapi i parë drejt zbulimit të problemit urinar.

👨‍⚕️ Konsultohuni me Dr. Ajetin duke caktuar termin për konsultë në numrat ☎️ 048-60-40-20; 038-221-661 ; 049-513-513

📍 Urologjia.com - Dr. Ajet Xhafa - Spitali Amerikan Prishtinë, rr. Shkupi, nr. 25

🩸 Hematuria – kur ka gjak në urinë, edhe në sasi shumë të vogla!Mund të jetë e dukshme 👀 ose zbulohet vetëm me analiza 🔬...
22/06/2025

🩸 Hematuria – kur ka gjak në urinë, edhe në sasi shumë të vogla!
Mund të jetë e dukshme 👀 ose zbulohet vetëm me analiza 🔬

Shkaqet ndryshojnë – nga infeksionet dhe gurët 🦠🪨 deri te zmadhimi i prostatës apo sëmundjet më serioze si kanceri 🎗️

🔍 Shenjat: urinë me ngjyrë të kuqe, rozë apo kafe – me ose pa dhimbje.
💊 Trajtimi: varet nga shkaku – antibiotikë, trajtim për gurët apo ndonjë ndërhyrje kirurgjikale.

🚨 ALARM: Edhe një pikë e vetme gjaku mund të jetë shenjë e hershme e kancerit të fshikëzës ose veshkave. Mos e neglizhoni.

👨‍⚕️ Konsultohuni me Dr. Ajetin duke caktuar termin për konsultë në numrat ☎️ 048-60-40-20; 038-221-661 ; 049-513-513

📍 Urologjia.com - Dr. Ajet Xhafa - Spitali Amerikan Prishtinë, rr. Shkupi, nr. 25

🔵 Pse pen*si im është i lakuar?Sëmundja Peyronie – një gjendje ku krijohet një shtresë brenda pen*sit, duke shkaktuar lë...
11/06/2025

🔵 Pse pen*si im është i lakuar?
Sëmundja Peyronie – një gjendje ku krijohet një shtresë brenda pen*sit, duke shkaktuar lëkurë të fortë, dhimbje ose lakim gjatë ereksionit.

🧱 Nuk është kancer, por mund të ndikojë shumë në jetën seksuale dhe emocionale të një mashkulli.

📉 Shumë meshkuj ndihen në siklet dhe nuk flasin për këtë problem – por zgjidhje ka!

💬 Nëse ndien dhimbje, vëren lakim të pazakontë apo ke vështirësi gjatë marrëdhënies, kontakto me Dr. Ajetin.

🏥 Dr. Ajeti ofron terapi me valë; e sigurt, moderne dhe me rezultate shumë të mira.

📲 ℹNëse keni probleme me șëmundjen Peyronie, caktoni një konsultë tek Dr. Ajet Xhafa - Kirurg Urolog në numrat ☎️ 048-60-40-20; 038-221-661 ; 049-513-513

📍 Urologjia.com - Dr. Ajet Xhafa - Spitali Amerikan Prishtinë, rr. Shkupi, nr. 25

Të gjithë besimtarëve musliman, ju uroj me fat festën e Kurban Bajramit🌙 🙏
06/06/2025

Të gjithë besimtarëve musliman, ju uroj me fat festën e Kurban Bajramit🌙 🙏

04/06/2025

Gurët në veshka – Çfarë është operacioni perkutan?

👉 Nëse keni gurë në veshka me madhësi 2, 3 apo 4 cm, të cilët mund të bllokojnë funksionin e veshkës, disa vite më parë nevojitej një prerje shumë e madhe në zonën e brinjëve për t'i hequr këta gur. Kjo prerje shkonte deri në 10 cm, vetëm për të larguar një gur të tillë.

💉 Ndërhyrja perkutane që kryen Dr. Ajeti përfshin futjen e një gjilpëre të vogël nga pjesa e pasme e shpinës, duke depërtuar në veshkë dhe duke larguar gurin me një prerje prej vetëm 1.5 cm.

🛌 Pacientët që kryejnë këtë ndërhyrje:
• nuk kanë probleme me plagë të mëdha,
• qëndrojnë në spital vetëm 1-2 ditë.

💼 Këto operacione Dr. Ajeti i kryen me sukses prej kohësh, dhe me çmime shumë më të përballueshme sesa në 🇹🇷 apo 🇩🇪.

ℹ️ Nëse keni probleme me në veshka, caktoni një konsultë tek Dr. Ajet Xhafa - Kirurg Urolog në numrat ☎️ 048-60-40-20; 038-221-661 ; 049-513-513

📍 Urologjia.com - Dr. Ajet Xhafa - Spitali Amerikan Prishtinë, rr. Shkupi, nr. 25

Meqenëse gjatë këtyre ditëve u bë e ditur që Presidenti i 46-të i SHBA, Joe Biden, vuan nga kanceri i prostatës, a e ken...
28/05/2025

Meqenëse gjatë këtyre ditëve u bë e ditur që Presidenti i 46-të i SHBA, Joe Biden, vuan nga kanceri i prostatës, a e keni ditur se ky kancer prek shpesh meshkujt mbi 50 vjeç? ℹ️

Zbulimi i hershëm shpëton jetë.

Shenjat më të zakonshme:
🚽 Urinim i shpeshtë natën
🩸 Gjak në urinë/spermë
💥 Dhimbje në shpinë ose legen
🧎‍♂️ Vështirësi në urinim
⚠️ Lodhje ose humbje peshe

📊 Po Gleason Score çfarë tregon?:
Tregon sa agresiv është kanceri – nga 6 deri në 10.

Trajtimi përfshin:
🔪 Kirurgji
☢️ Rrezatim
🧬 Terapia hormonale
👀 Ose ndjekje të kujdesshme

🛡️ Parandalimi:
🥗 Dietë e shëndetshme
🏃‍♂️ Aktivitet fizik
🧑‍⚕️ Kontrollet e rregullt

ℹ️ Nëse keni probleme me kancer të prostatës, caktoni një konsultë tek Dr. Ajet Xhafa - Kirurg Urolog në numrat ☎️ 048-60-40-20; 038-221-661 ; 049-513-513
📍 Urologjia.com - Dr. Ajet Xhafa - Spitali Amerikan Prishtinë, rr. Shkupi, nr. 25

22/05/2025

Faktorët për ejakulimin e shpejtë 🕒💦 dhe çfarë mund të përdoret për përmirësimin e këtij problemi 🧠💊

🔻 Ejakulimi i shpejtë është një problem që e kanë shumë të rinjë 👨‍🦱 të cilët ju vije turp të vijnë tek mjeku. Të rinjtë mendojnë se një problem të tillë mund ta zgjidhin vetë.

🔻 Ejakulimi i shpejtë mund të thuhet që ndodh tek ata meshkuj që nuk kanë pasur mardhënie më herët ❌💑. Në fillim këta meshkuj kanë probleme sepse psikologjikisht 🧠 janë më të predispozuar që të kenë këtë problem.

🔻 i shpejtë zakonisht trajtohet tek meshkujt që kanë një lidhje të gjatë me partneren e tyre, dhe megjithëse ka kaluar një kohë e gjatë që kanë mardhënie seksuale, këta pacientë prapë e kanë një problem të tillë.

🔻 Për meshkujt që kanë mardhënie seksuale me femra kohë pas kohe, është mëse normale që të keni të shpejtë.

🔻 Nëse keni një problem të tillë, konsultohuni me Dr. Ajetin 👨‍⚕️
🔻 Zakonisht bëhen disa analiza hormonale 🧪 të dhe FSH & LH. Dr. Ajeti mund të ju bëj edhe kontroll me të testiseve 🔍🧬

🔻 Nëse nuk keni asnjë problem gjatë këtyre analizave, atëherë ju përshkruajmë një 🧴 që ju ndihmon në fillim.

🔻 Por, ka raste kur përshkruhet edhe terapi të 💊🧘‍♂️

🔻 Kjo terapi duhet patjetër të përshkruhet nga 👨‍⚕️

ℹ️ Nëse keni probleme me të shpejtë, caktoni një konsultë tek Dr. Ajet Xhafa - Kirurg Urolog në numrat ☎️ 048-60-40-20; 038-221-661 ; 049-513-513

📍 Urologjia.com - Dr. Ajet Xhafa - Spitali Amerikan Prishtinë, rr. Shkupi, nr. 25

Eshte kenaqesi e vecante kur puna qe ben me pasion cdo dite, vleresohet edhe nga miqte tane Amerikane.🇽🇰🇦🇱🤝🇺🇸➡️ Dr. Ajet...
22/05/2025

Eshte kenaqesi e vecante kur puna qe ben me pasion cdo dite, vleresohet edhe nga miqte tane Amerikane.
🇽🇰🇦🇱🤝🇺🇸
➡️ Dr. Ajet Xhafa - Kirurg Urolog
📍 Spitali Amerikan Prishtinë, rr. Shkupi, nr. 25
☎️ 048-60-40-20; 038-221-661 ; 049-513-513


Address

Spitali Amerikan, Rruga Shkupi, Nr. 25
Pristina
10000,KOSOVË

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+38338221661

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when urologjia.com posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to urologjia.com:

Share

Category

Biografia

Dr. Ajet Xhafa ‒ Kirurg urolog, ka lindur në vitin 1980 në Bulqizë. Pasi kreu shkollën fillore dhe tetëvjeçare në vendlindje, në Shtator të vitit 1996 filloi studimet në liceun ushtarak “Maltepe Askeri Lisesi”, në Izmir të Turqisë. Pas përfundimit të shkollës së mesme, ai fitoi të drejtën e studimeve për mjekësi të përgjithshme në “Spitalin Ushtarak Akademik Gulhane” GATA, në Ankara. Në gusht të vitit 2006 përfundoi me sukses Fakultetin e Mjekësisë, ku mori titullin “Doktor i Mjekësisë”. Në të njëjtën kohë mori gradën ushtarake “Tegmen” (Nëntoger). Në Tetor të vitit 2006 filloi specializimin në degën e urologjisë. Pas prezantimit me sukses së tezës në lidhje me rolin e fetuin-A-së në formimin e gurëve të calcium-fosfatit (shih publikimet), dhe të përfundimit të provimit të specializimit më 07 Tetor 2011, morititullin “Specialist i urologjisë”, si dhe gradën “Ustegmen” (Toger). Pas diplomimit filloi ushtrimin e profesionit si kirurg urolog në Tiranë. Në Janar të vitit 2012 u emërua mjek urolog me kohë të plotë në Spitalin Ushtarak Qendror Universitar (SUQU) dhe me kohë të pjesshme në Spitalin Amerikan në Tiranë. Gjatë punës në Spitalin Ushtarak mori gradën ushtarake “Kapiten”. Për t’iu përshtatur kërkesave për ndërhyrje me mjetet eurologjisë moderne, ka punuar në Spitalin Amerikan në Prishtinë deri në Prill të vitit 2017. Ka punuar për një vit në spitalin “Bahceci” në Prishtinë dhe është kthyer përseri ne spitalin Amerikan në Prishtine që nga Maji i viti 2018. Gjatë gjithë punës së tij, Dr. Ajet Xhafa ka spikatur për marrëdhëniet shumë të mira me pacientet dhe për performancë tejet të lartë. Ndërhyrjet e realizuara prej tij, në veçanti ndërhyrjet e reja si operacionet e mbyllura (pa prerje klasike) të gurëve në veshka (Nefrolitotomi Perkutane) kanë pasur një shkallë shumë të lartë suksesi në të gjithë rajonin e Ballkanit. Këto arritje janë prezantuar së fundmi edhe në Kongresin e Endourologjisë Botërore në Kejp-Taun të Afrikës së Jugut. Prezantimet e tij kanë qenë pjesë e serisë së rasteve të para të këtyre ndërhyrjeve të kryera në Tiranë dhe në Prishtinë (shih publikimet). Dr. Ajet Xhafa ka kryer një numër të madh operacionesh te të rriturit, si: për zmadhimin e prostatës, ngushtimin e kanalit të urinës (uretra) dhe operacione të mbyllura e të hapura për gurët në kanalin urinar (ureter) dhe në veshkë. Ka trajtuar rastet e para të vendosjes së nefrostomisë në Kosovë, (shih publikimet) dhe rastet e para të operacioneve nga mjekë shqiptarë me laparoskopi për kistet e veshkës, gurët në ureter dhe heqjen e veshkës. Ka kryer shumë operacione të mbyllura për kancerin e vezikës, të veshkës dhe të prostatës. Pjesë e punës së tij, veçanërisht në Kosovë, kanë qenë edhe ndërhyrjet e realizuara te fëmijët për: probleme të lindura si hipospadias, testise të pa lëshuara, vezikoureteral Reflux (VUR), Ureterocele etj. Dr. Ajet Xhafa është përfaqësues i rajonit në shoqatën e Urologëve të Evropës (EAU) për grupin e Urolitiazës (gurëve në rrugët urinare) dhe është pjesë e grupit të punës për vlerësimin metabolik dhe kërkimeve shkencore për sëmundjen e gurëve në veshka, (shih linkun: http://uroweb.org/section/eulis/working-groups/). Është anëtar i shumë shoqatave kombëtare dhe ndërkombëtare të urologjisë: shoqatës së Urologëve Evropianë (EAU) prej vitit 2007, shoqatës së Endourologjisë Botërore, shoqatës së Urologëve të Turqisë prej vitit 2006, shoqatës së Endourologjisë Turke dhe i shoqatës së Urologjisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Ai gjithashtu ka qenë pjesë e stafit organizues të disa kurseve kombëtare dhe ndërkombëtare për urologjinë. Përgatitja, angazhimi dhe puna e tij e vazhdueshme janë tregues të pasionit të tij për profesionin dhe suksesit të tij në rritje. Dr. Ajet Xhafa është i martuar dhe ka dy fëmijë. Zotëron gjuhët e mëposhtme: Shqip (gjuhë amtare), Turqisht (niveli i avancuar), Anglisht (niveli i avancuar), Italisht (niveli i avancuar) dhe Frëngjisht (niveli mesatar).

Dr. Ajet Xhafa është i martuar dhe ka dy fëmijë.