16/04/2026
Ky rast paraqet një paciente me Cherubism (Kerubizëm), një gjendje e rrallë që prek nofullat dhe zhvillimin e dhëmbëve. Pas një përcjelljeje afatgjatë prej 23 vitesh, sëmundja u stabilizua, por pacientja kishte humbje të dhëmbëve në nofullën e poshtme. 🦷
Pas vlerësimit klinik dhe radiologjik, u planifikua rehabilitimi oral në mënyrë të kujdesshme:
🔹Vendosja e 4 implanteve me surgical guide
Implantet u vendosën me ndihmën e guidës kirurgjike, duke siguruar saktësi të lartë në pozicionim dhe një procedurë më të parashikueshme.
🔸 Konstrukcioni me dhëmbë të përkohshëm
Pas vendosjes së implanteve, u realizua faza provizore me dhëmbë të përkohshëm, për të rikthyer funksionin dhe estetikën gjatë periudhës së shërimit.
🔹 Punimi i përhershëm
Në fazën finale, u realizua punimi i përhershëm me kurora nga zirkoni, duke ofruar qëndrueshmëri, funksion optimal dhe një përmirësim të dukshëm estetik.
Trajtimi rezultoi me integrim të mirë të implanteve dhe rikthim të funksionit dhe estetikës.
Ky rast tregon se, në fazë të qëndrueshme të sëmundjes, implantet dentare mund të jenë një zgjidhje e sigurt dhe efektive për rehabilitim oral.✨