Spitali FATI IM

Spitali FATI IM Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Spitali FATI IM, Obstetrician-gynaecologist, Cagllavica 1, Pristina.

Per nje jete te lumtur me femije

Qendra jonë duke u bazuar në aftësitë profesionale të stafit tonë si dhe të bashkëpunëtorëve profesional nga perëndimi e po ashtu duke pasur parasysh infrastrukturën moderne që disponon, ofron mundësitë për trajtim të infertilitetit bashkëshortor përmes Teknikave të Reproduksionit të Asistuar si IUI-Intra Uterine Insemination, TFAM - Teknikat e Frytnimit te Asistuar Mjekesor. Spitali "Fati Im" gjithashtu ofron edhe këto shërbime:

Gjinekologji dhe trajtim i Infertilitetit (Teknikat e Repreduksionit të Asistuar si IUI, CITOPLASMIC S***M INJECTION)
Pediatri
Neonatologji
Kirurgji
Urologji
Internistikë
Gastroenterologji
Endokrinologji

Kontakti:

Spitali FATI-IM Prishtinë
“Rruga per Cagllavice “
Mob: +383(0) 45 322250
Tel. +383(0) 48 322250
+383(0) 38 600505

FATI-IM Prishtinë (1)
"Ulpiana" D9-H7/3
Tel./ Fax: +383 (0) 38 559 917
Mob: +377 (0) 45

FATI-IM Prishtinë (2)
"Ulpiana" D6-H4/3-4
Tel./Fax: +383 (0) 38 559 918
Mob: +383 (0) 45 322 260

Spitali FATI-IM Gjakovë
Rr. "Dëshmorët e Lirisë" 114
Tel./Fax: +383(0)390 325 353
Mob: +383(0)45 322 240

FATI-IM Prizren - Përballë Spitalit
Tel./Fax: +383 (0)
Mob: +383 (0) 45 322 241

SI NDIKON STRESI NË SHËNDETIN MENSTRUAL? *Stresi është një nga faktorët më të zakonshëm që ndikon drejtpërdrejt në shënd...
15/04/2026

SI NDIKON STRESI NË SHËNDETIN MENSTRUAL?

*Stresi është një nga faktorët më të zakonshëm që ndikon drejtpërdrejt në shëndetin hormonal të gruas.

*Kur trupi përjeton stres, rritet niveli i hormonit kortizol, i cili mund të ndërhyjë në balancën e hormoneve riprodhuese si estrogjeni dhe progesteroni.

*Kjo ndërhyrje ndikon në funksionimin normal të ciklit menstrual.

*Si pasojë, shumë gra mund të përjetojnë çrregullime si vonesë të menstruacioneve, mungesë të tyre për një periudhë ose cikle të parregullta.

*Në disa raste, stresi mund të shkaktojë edhe menstruacione më të dhimbshme apo më të rënda se zakonisht.

*Përveç ndikimit fizik, stresi ndikon edhe në mirëqenien emocionale, duke krijuar një rreth vicioz ku shqetësimet psikologjike përkeqësojnë më tej simptomat trupore.

*Menaxhimi i stresit përmes aktiviteteve si ushtrimet fizike, meditimi, gjumi i mjaftueshëm dhe mbështetja emocionale është thelbësor për ruajtjen e një cikli menstrual të shëndetshëm.

*Në raste të vazhdueshme të çrregullimeve, rekomandohet konsultimi me mjekun gjinekolog për vlerësim dhe trajtim të duhur.

🏥SPITALI “FATI IM”, ATY KU MREKULLIA FILLON!

INFERTILITETI NË ÇIFT DHE ZGJIDHJET MODERNE!*Infertiliteti është një problem që prek shumë çifte dhe përkufizohet si pam...
10/04/2026

INFERTILITETI NË ÇIFT DHE ZGJIDHJET MODERNE!

*Infertiliteti është një problem që prek shumë çifte dhe përkufizohet si pamundësia për të arritur një shtatzëni pas një periudhe të caktuar përpjekjesh të rregullta.

*Shkaqet mund të jenë të ndryshme, duke përfshirë faktorë femërorë, mashkullorë apo të përbashkët, si çrregullimet hormonale, problemet me ovulimin, cilësia e spermës, etj.

*Diagnostikimi i hershëm dhe konsultat me specialistët janë thelbësore për të identifikuar shkakun dhe për të zgjedhur trajtimin e duhur.

*Sot mjekësia moderne ofron një sërë zgjidhjesh efektive të cilat kanë rritur ndjeshëm mundësinë për të pasur fëmijë.

*Mbështetja profesionale dhe trajtimi i personalizuar janë çelësi për sukses, duke i dhënë shpresë çdo çifti që përballet me infertilitetin.

*Spitali “Fati Im” mund të luajë një rol të rëndësishëm në këtë proces përmes kujdesit të specializuar dhe teknologjisë moderne.

🏥SPITALI “FATI IM”, ATY KU MREKULLIA FILLON!

SHËNDETI I GJIRIT, KUJDESI, DIAGNOSTIKIMI DHE TRAJTIMI!*Shëndeti i gjirit është një pjesë shumë e rëndësishme e mirëqeni...
08/04/2026

SHËNDETI I GJIRIT, KUJDESI, DIAGNOSTIKIMI DHE TRAJTIMI!

*Shëndeti i gjirit është një pjesë shumë e rëndësishme e mirëqenies së përgjithshme të gruas dhe kërkon vëmendje të vazhdueshme në çdo fazë të jetës.

*Kujdesi i rregullt dhe ndërgjegjësimi ndihmojnë në zbulimin e hershëm të çdo ndryshimi apo problemi të mundshëm.

*Një nga hapat më të rëndësishëm është vetëekzaminimi i gjirit, i cili rekomandohet të bëhet çdo muaj.

*Gratë duhet të jenë të vëmendshme ndaj shenjave si ndryshimet në formë, madhësi, prania e gungave apo sekrecione të pazakonta.

*Çdo ndryshim duhet të konsultohet menjëherë me mjekun.

*Përveç kësaj, kontrollet e rregullta mjekësore janë thelbësore.

*Një stil jetese i shëndetshëm gjithashtu luan rol të rëndësishëm në parandalim.

*Ushqimi i balancuar, aktiviteti fizik dhe shmangia e faktorëve të rrezikut ndikojnë pozitivisht në shëndetin e gjirit.

*Spitali “Fati Im” ofron shërbime të specializuara për diagnostikimin dhe kujdesin ndaj shëndetit të gjirit, duke përdorur teknologji moderne dhe staf profesional për të garantuar kujdes cilësor për çdo paciente.

🏥SPITALI “FATI IM”, ATY KU MREKULLIA FILLON!

05/04/2026

Hello Baby 😍

04/04/2026

*Dr.Atdhe Keqa spjegon metodën e intervenimit të suksesshëm te një kancer i rrallë i trupit të mitrës.

*Dr.Keqa jep këshilla praktike për të ulur rrezikun nga kanceri i trupit të mitrës!

🏥SPITALI “FATI IM”, ATY KU MREKULLIA FILLON!

📞 045322250
📞 048322250
📞 038600505

*Ju njoftojmë me mrekullitë tona: Marisa, Buna, Tea, Partini, Dilani, Gjoni, Adora, Aorta dhe Mari të cilët kanë ardhur ...
03/04/2026

*Ju njoftojmë me mrekullitë tona: Marisa, Buna, Tea, Partini, Dilani, Gjoni, Adora, Aorta dhe Mari të cilët kanë ardhur në jetë në spitalin “Fati Im”.

*Një bekim i madh për familjet dhe një fillim i bukur i një jete të re.

*Falënderojmë nga zemra prindërit për besimin dhe ju urojmë shëndet e çdo të mirë tjetër.

🏥SPITALI “FATI IM”, ATY KU MREKULLIA FILLON!

BIOPSI ME METODAT MË TË AVANCUARA NË SPITALIN “FATI IM”!*Wire-guided breast biopsy është një procedurë mjekësore që përd...
03/04/2026

BIOPSI ME METODAT MË TË AVANCUARA NË SPITALIN “FATI IM”!

*Wire-guided breast biopsy është një procedurë mjekësore që përdoret për të lokalizuar dhe hequr një zonë të dyshimtë në gji që zakonisht nuk mund të ndihet me dorë.

*Kjo procedurë bëhet pasi masa të jetë zbuluar përmes imazherisë si mamografia ose ultrazëri.

*Doktor Frederik Çupërjani dhe Dr.Selman Ajvazi kanë realizuar sot nje procedurë të tillë.

*Gjatë kësaj procedure, një tel shumë i hollë vendoset në gji për të shënuar saktësisht vendndodhjen e lezionit, duke ndihmuar kirurgun ta gjejë dhe ta heqë atë me saktësi.

*Kjo metodë përdoret shpesh për diagnostikim, për të përcaktuar nëse ndryshimi në gji është beninj apo malinj.

*Procedura zakonisht bëhet me anestezi lokale dhe është relativisht e shpejtë.

*Pas heqjes së indit, ai dërgohet për analizë histopatologjike te patologu për të dhënë një diagnozë përfundimtare.
Selman Ajvazi

DHIMBJET E CIKLIT MENSTRUAL DHE TRAJTIMI!*Dhimbjet e ciklit menstrual janë një problem shumë i zakonshëm te vajzat dhe g...
31/03/2026

DHIMBJET E CIKLIT MENSTRUAL DHE TRAJTIMI!

*Dhimbjet e ciklit menstrual janë një problem shumë i zakonshëm te vajzat dhe gratë dhe zakonisht shfaqen si ngërçe në pjesën e poshtme të barkut.

*Ato ndodhin për shkak të tkurrjeve të mitrës gjatë periodave dhe mund të shoqërohen me lodhje, të përziera ose dhimbje shpine.

*Për trajtimin e tyre përdoren shpesh metoda të thjeshta si ilaçet kundër dhimbjes, të përshkruara nga mjeku të cilat ndihmojnë në uljen e dhimbjes.

*Gjithashtu, vendosja e kompresave të ngrohta në bark, aktiviteti fizik i lehtë dhe konsumimi i çajrave bimorë mund të kontribuojnë në lehtësimin e simptomave.

*Megjithatë, në rastet kur dhimbjet janë shumë të forta, zgjasin për një kohë të gjatë ose përkeqësohen, është e rëndësishme të kërkohet ndihmë mjekësore.

*Kjo pasi ato mund të lidhen me gjendje më serioze që kërkojnë trajtim të specializuar.

🏥SPITALI “FATI IM”, ATY KU MREKULLIA FILLON!

INFEKSIONET VAGINALE DHE TRAJTIMI I TYRE!*Infeksionet vaginale janë të zakonshme dhe shumë gra i përjetojnë ato.*Simptom...
27/03/2026

INFEKSIONET VAGINALE DHE TRAJTIMI I TYRE!

*Infeksionet vaginale janë të zakonshme dhe shumë gra i përjetojnë ato.

*Simptomat mund të përfshijne kruarje, djegie
sekrecione të pazakonta apo erë e pakëndshme.

*Këto infeksione parandalohen me
higjienë të rregullt intime.

*Përdorni të brendshme pambuku dhe shmangni përdorimin e produkteve higjienike që e prishin balancën e florës vaginale.

*Konsultohu me mjekun për trajtim të duhur dhe mos tentoni të vetëmjekoheni.

🏥SPITALI “FATI IM”, ATY KU MREKULLIA FILLON!

27/03/2026

25 Vjetori i Kirurgjise Minimale Invasive Gjinekologjike ne Kosove

INTOLERANCA NDAJ GLUTENIT!*Intoleranca ndaj glutenit shpesh e quajtur edhe ndjeshmëri ndaj glutenit është një gjendje ku...
26/03/2026

INTOLERANCA NDAJ GLUTENIT!

*Intoleranca ndaj glutenit shpesh e quajtur edhe ndjeshmëri ndaj glutenit është një gjendje ku trupi reagon negativisht ndaj glutenit,një proteinë që gjendet në drithëra si gruri, elbi dhe thekra.

*Pas konsumimit të produkteve me gluten pacientët përjetojnë simptoma si fryrje barku, dhimbje stomaku, lodhje dhe ndonjëherë dhimbje koke.

*Personat me intolerancë zakonisht ndihen më mirë kur shmangin ushqimet me gluten.

*Diagnostikimi bëhet duke përjashtuar sëmundje të tjera dhe duke vëzhguar reagimin ndaj dietës.

*Kontaktoni mjekun e fushës për te trajtuar gjendjen.

🏥SPITALI “FATI IM”, ATY KU MREKULLIA FILLON!

*Arlo, Amea, Asja, Leka, Uiza, Ajla, Kiana, Arbi dhe Eta erdhën në jetë në spitalin “Fati Im”.*Këto mrekulli kanë sjellë...
23/03/2026

*Arlo, Amea, Asja, Leka, Uiza, Ajla, Kiana, Arbi dhe Eta erdhën në jetë në spitalin “Fati Im”.

*Këto mrekulli kanë sjellë gëzim dhe lumturi të pafund për familjet e tyre.

*Spitali “Fati Im” u bë pika e parë e fillimit të historive të tyre të bukura.

*Faleminderit për besimin!

🏥SPITALI “FATI IM”, ATY KU MREKULLIA FILLON!

Address

Cagllavica 1
Pristina

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Spitali FATI IM posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Spitali FATI IM:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram