30/04/2020
Probiotikët, kura natyrale kundër helikobakter pylorit
Infeksioni nga helikobakter pylori është shkaku i shumë sëmundjeve të gastritit kronik, ulçerës, e deri tek kanceri.
Terapia me antibiotikë, edhe pse është zgjidhja më pak e kushtueshme ka pasoja në rritjen e rezistencës ndaj antibiotikëve si dhe në shkatërrimin e flourës normale të aparatit tretës.
Nga ana tjetër, kemi PROBIOTIKET, të cilët po konsiderohen si alternativa më e shëndetshme, në eleminimin e helikobakter pylorit. Probiotikët janë mikroorganizma të gjallë, të cilët rregullojnë flourën e aparatit tretës, sidomos në rastet kur janë përdorur shumë herë terapi me antibiotikë.
Kjo, pasi antibiotiku përveç bakterieve të këqija vret edhe ato të mirat, të cilat janë thelbësore për mirëfunkionimin e aparatit tretës.
Përdorimi i probiotikëve kundër helikobakter pylorit ulë në mënyrë natyrale , infeksionin e shkaktuar nga helikobakter pylori, pa dëmtuar organizmin.
Si vepron probiotiku?
Niveli acidik i stomakut si dhe mukoza në muret e aparatit shërbejnë si linja e parë mbrojtëse ndaj bakterieve patogjene. Kjo linjë përforcohet edhe më shumë nga probiotikët, të cilët aktivizojnë mikroorganizma të rinj që luftojnë kundër helikobakter pylorit. Probiotikët rrisin prodhimin e mukusit në muret e aparatit tretës duke stabilizuar stomakun.
Përdorimi:
- mbi 2 vjeç 1 kapsulë në ditë ( e tretur në lëngje)
- të rriturit 3 herë nga 1 🇬🇧