24/04/2026
24 Prill-Dita Botërore e Hormoneve✅
Gjëndra endokrine e HIPOFIZËS!
Shpesh e quajtur “gjëndra kryesore”, hipofiza punon ngushtë me hipotalamusin për të kontrolluar kur lirohen hormonet në të gjithë trupin.
Hipofiza luan rol kyç në rritje, riprodhim, stres dhe balancën e energjisë. Ajo ndikon në elemente si etja, humori, puberteti, rritja, dëshira seksuale, laktacioni dhe madje edhe në aspekte të sjelljes sociale.
Nëse sinjalizimi hormonal çrregullohet, simptomat mund të përfshijnë ndryshime të humorit, pubertet të hershëm ose të vonshëm, lodhje, cikël menstrual të parregullt, ulje të dëshirës seksuale dhe ndryshime në peshë dhe oreks, ndër të tjera.
Jini të vëmendshëm ndaj shenjave dhe simptomave të hershme të sëmundjeve endokrine! Flisni me mjekun tuaj nëse po përjetoni ndonjë nga këto simptoma.
Për të mësuar më shumë për shëndetin tuaj hormonal ndiqni faqen më poshtë⬇️
https://www.ese-hormones.org/what-we-do/outreach/world-hormone-day/world-hormone-day-patients-and-public/
Information about how to use the World Hormone ay Public Outreach Toolkit and link to the materials.