08/04/2026
Sëmundjet gastrike dhe hepatologjike janë ndër problemet më të shpeshta shëndetësore që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës. Ato përfshijnë çrregullime të traktit tretës dhe të mëlçisë, të cilat mund të shfaqen me simptoma si: dhimbje barku, urth, fryrje, nauze, të vjella, kapsllëk apo diarre.
Në shumë raste, këto simptoma neglizhohen, por trajtimi në kohë është thelbësor për të parandaluar komplikime më serioze si ulçerat, inflamacionet kronike apo sëmundjet e mëlçisë.
Falë diagnostikimit modern dhe trajtimeve të avancuara, sot është e mundur:
- Diagnostikimi i hershëm i sëmundjeve të stomakut dhe mëlçisë.
- Trajtimi efektiv me terapi bashkëkohore.
- Menaxhimi afatgjatë i sëmundjeve kronike.
- Përmirësimi i cilësisë së jetës për pacientët.
Kujdesi profesional nga specialistë të fushës së gastroenterologjisë dhe hepatologjisë është çelësi për një trajtim të suksesshëm dhe të sigurt.
Mos i injoroni shenjat që ju jep trupi juaj!
Për çdo shqetësim, drejtohuni tek klinika jonë ku Dr. Remzi Berisha – Internist Gastroenterolog do t’ju ofrojë shërbimin profesional që meritoni.
Për termine dhe detaje tjera:
Klinika: 045104001, 045105001
Laboratori: 048108001
www.klinikacardioplus.com
Adresa:
Rr. Enver Maloku, Rruga C, Banesat e Tregtisë, Prishtinë.
Lokacioni:
https://goo.gl/maps/V6wMtDb6nKMCFY1J8
CARDIOplus & Partners
Ne kujdesemi për shëndetin tuaj