Poliklinika Jona

Poliklinika Jona Kirurgji Vaskulare: Prof. Ass. Laura Leci Tahiri, MD.Msc.PhD. Qellimi jone eshte qe te na vizitoni dhe te dilni nga klinika me buzqeshje.

KIRURGJI VASKULARE,STOMATOLOGJI,KIRURGJI E PERGJITHSHME
Njësia e kirurgjisë ofron shërbime profesionale nga kirurgjia vaskulare, kirurgjia abdominale si dhe konsultime plotësuese.
- Diagnostifikimi dhe trajtimi i sëmundjeve të venave
- Konsultat për sëmundjet e venave tek shtatëzanat
- Mjekimi i sëmundjeve të venave pa operim
- Diagnostifikimi dhe mjekimi i sëmundjeve të arterieve
- Echo Dopleri i

enëve të gjakut
- Ultrazëri i abdomenit
- Trajtimi i plagës te shputa diabetike
- Diagnostifikimi dhe trajtimi sëmundjeve abdominale
- Diagnostifikimi dhe trajtimi i gurëve në idhëz dhe sëmundjeve të mëlqisë
- Trajtimi i hernive (bruhit)
- Diagnostifikimi dhe trajtimi i hemorroideve (majasilit)
- Trajtimi i qarjeve anale (fisurave) dhe fistulave
- Mjekimi i sëmundjeve të lukthit dhe zorrës së trashë
- Intervenime kirurgjike me anestezion lokal (ateroma, lipoma, lytha)
- Mjekimi i plagëve (pastrim, fashim, heqje të penjëve)
- Syneti


Poliklinika Jona, njësia e stomatologjise ofron shërbime të cilësisë së lart me staf të specializuar dhe materiale kualitative. Materialet te cilat perdoren per trajtimin e dhembeve jane nga prodhuesit me te njohur boteror , siq jane: 3M ESPE , DENTSPLY, VOCO, etj. Nga aparaturat vlen te permenden fotografimi digjital i dhembeve dhe apexlocatorin te cilat jane paimet me moderne dhe te domosdoshme per trajtim te dhembit. Sektori i stomatologjise ofrone keto sherbime: kurora te porcelanit ,kurora zirkoni me teknologjine CAD- CAM , proteza totale, proteza te skeletuara, zbardhimin e dhembeve mezbardhues nga 3M ESPE, etj. Qe nga hapja e deri me sot jemi specializuar si klinike per te gjithe anetaret e familjes dhe jemi orientuar ne ruajtjen e shendetit te gojes dhe dhembeve per te gjitha grup moshat e pacienteve. Reklama jone ma e mira eshte referenca e pacienteve tone.

28-30 prill 2025, morëm pjesë ne Konferencën Vaskulare, në Frankfurt, Gjermani.Në këtë ngjarje të rëndësishme, ekipi ynë...
30/04/2025

28-30 prill 2025, morëm pjesë ne Konferencën Vaskulare, në Frankfurt, Gjermani.
Në këtë ngjarje të rëndësishme, ekipi ynë mori pjesë në prezantimet më të fundit dhe arritjet në trajtimin e sëmundjeve vaskulare. Aktualisht, jemi të përkushtuar për të sjellë në praktikën tonë mjetet më të avancuara për kujdesin tuaj.

25/04/2025

Trajtimi i shputës diabetike
Shëndeti i këmbëve tuaja është prioriteti ynë.
Në ordinancën tonë ne ofrojmë shërbim të specializuar për shputën diabetike. Ekipi ynë, nën udhëheqjen e Prof.Ass.Laura Leci Tahiri, është i përkushtuar për t'ju ofruar kujdesin më të mirë, duke bërë diagnozë të saktë dhe duke zhvilluar plane trajtimi individuale.
Shërbimet tona përfshijnë:
- vlerësim të plotë të këmbëve
- ultrazërin e ènëve të gjakut të këmbëve
- trajtim të plagëve dhe infeksioneve
- këshilla për kujdesin e përditshëm të këmbëve

Address

Xheladin Hana
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 15:00 - 19:00
Tuesday 15:00 - 19:00
Wednesday 15:00 - 19:00
Thursday 15:00 - 19:00
Friday 15:00 - 19:00
Saturday 10:00 - 14:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Poliklinika Jona posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Poliklinika Jona:

Share