
17/02/2021
🍏A e dini çka jane vitaminat dhe mineralet?🥦
Vitaminat dhe mineralet janë lëndë ushqyese që trupit tuaj i duhen në sasi të vogla për të funksionuar si duhet dhe për të qëndruar i shëndetshëm.
Këto lëndë ushqyese janë të nevojshme për funksionim normal të trupit të njeriut, rritjen dhe zhvillimin e tij.
Sasia e nevojshme e vitaminave dhe mineraleve për trupin e njeriut është e vogël, mirëpo edhe sasia e madhe dhe sasia e vogël e vitaminave dhe mineraleve në trupin e njeriut shkakton sëmundje.
Shumica e vitaminave dhe mineraleve trupi i njeriut i siguron nga ushqimi dhe suplementet e ndryshme (vitamina dhe minerale në formë të pilulave) sepse trupi i njeriut i prodhon shumë pak.